Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shitja e librave kthehet sërish në skandal, blerja me detyrim për dy vjet

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Në nisje të vitit të ri shkollor, emisioni investigativ “STOP” ka zbuluar se për të blerë tekstet shkollore për klasën e 10-të, duhet të marrësh me detyrim edhe ato të klasës së 11-të, të paktën për 3 libra.

Një situatë e tillë është filmuar në qytetin e Vlorës. Emisioni investigativ Stop në Tv Klan po transmeton videon e fshehtë të qytetarit, i cili shkon në dy librari dhe aty i shesin librin e Fizikës për të dyja vitet njëherësh.

Nga ana tjetër, në Drejtorinë Arsimore të Vlorës thonë se për këtë gjë kanë urdhër nga Ministria e Arsimit.

Qytetari- Kërkoj një libër për shkollën Ali Demi…

Shitësja – Po cfarë viti?

Qytetari- Viti i parë.

Shitësja – 1550 .

Qytetari- 15 e …?

Shitësja –500.

Qytetari- Cfarë libra po blej tani?

Shitësja – Ke gjuhë, letërsi dhe fizikë.

Qytetari- Po fizika c’ne me dy libra?

Shitësja- Ke pjesë e parë, pjesë e dytë.

Qytetari- Është vit i parë dhe vit i dytë?

Shitsja – Po! E blen në vit të parë, e përdor edhe për vit të dytë. Kështu e ka nxjerrë Ministria.

Qytetari- S’e dua unë për vitin e dytë.

Libraria 2.

Qytetari- Ideja është, pse këto libra janë për dy vite?

Shitësi- Ashtu i bën vetë shtëpia botuese.

Qytetari- Si i ka bërë vetë shtëpia botuese? Po unë dua vetëm një libër?

Shitësi – S’kam cfarë të bëj.

Qytetari- Më jep dot vetëm atë të vitit të parë?

Shitësi- S’ti jap dot, sepse i bie të ngelet atje. Kështu janë shitur të gjitha, kështu i kanë marrë 300 veta.

DAR Vlorë

Qytetari- Përshëndetje! Vajta mora këto libra dhe më dha fizikën dhe për vitin e parë dhe për vitin e dytë .

Dar Vlorë – E ke vajzën në vit të parë, klasë të 10 – të?

Qytetari- Hidhet në vit të parë. Tani unë nuk e dua për vitin e dytë, e dua vetëm për vitin e parë.

Dar Vlorë – Ai është program mësimor, janë libra, që i ka miratuar Ministria e Arsimit, të digitalizuar shiten të tillë.

Qytetari – Problemi është, se unë nuk kam të paguaj, që tani për vitin që vjen ose vitin që vjen nuk do jem këtu.

Dar Vlorë- Po nuk kemi çfarë të bëjmë. Ja, unë i bleva vjet, ti i bleve sivjet. Jemi njësoj, në të njëjtat kushte. Nuk është, se e bëjmë ne, se do shpëtonim fëmijët tanë.

Qytetari- Kjo nuk është nga juve?

Dar Vlorë- Absolutisht! Nuk ka asnjë lloj varësie. Madje DAR, ata nuk e pyesin as për faturën. DAR po bën namin, që nxënësi të pajiset me faturë për ribursim dhe ata nuk i pajisin. Pse? Sepse janë të pavarur.

Tags: blerjadetyrimdy vjetkthehetlibravesërishShitjaSKANDAL

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Marrëveshja e 18 majit, Rama: Basha i kompleksuar. Mua më shqetëson...   

Basha: Rama ka shantazhaur median shqiptare

Pallati i shembur në Vlorë/ Rama zbardh detajet, ja çfarë ka ndodhur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com