Në nisje të vitit të ri shkollor, emisioni investigativ “STOP” ka zbuluar se për të blerë tekstet shkollore për klasën e 10-të, duhet të marrësh me detyrim edhe ato të klasës së 11-të, të paktën për 3 libra.
Një situatë e tillë është filmuar në qytetin e Vlorës. Emisioni investigativ Stop në Tv Klan po transmeton videon e fshehtë të qytetarit, i cili shkon në dy librari dhe aty i shesin librin e Fizikës për të dyja vitet njëherësh.
Nga ana tjetër, në Drejtorinë Arsimore të Vlorës thonë se për këtë gjë kanë urdhër nga Ministria e Arsimit.
Qytetari- Kërkoj një libër për shkollën Ali Demi…
Shitësja – Po cfarë viti?
Qytetari- Viti i parë.
Shitësja – 1550 .
Qytetari- 15 e …?
Shitësja –500.
Qytetari- Cfarë libra po blej tani?
Shitësja – Ke gjuhë, letërsi dhe fizikë.
Qytetari- Po fizika c’ne me dy libra?
Shitësja- Ke pjesë e parë, pjesë e dytë.
Qytetari- Është vit i parë dhe vit i dytë?
Shitsja – Po! E blen në vit të parë, e përdor edhe për vit të dytë. Kështu e ka nxjerrë Ministria.
Qytetari- S’e dua unë për vitin e dytë.
Libraria 2.
Qytetari- Ideja është, pse këto libra janë për dy vite?
Shitësi- Ashtu i bën vetë shtëpia botuese.
Qytetari- Si i ka bërë vetë shtëpia botuese? Po unë dua vetëm një libër?
Shitësi – S’kam cfarë të bëj.
Qytetari- Më jep dot vetëm atë të vitit të parë?
Shitësi- S’ti jap dot, sepse i bie të ngelet atje. Kështu janë shitur të gjitha, kështu i kanë marrë 300 veta.
DAR Vlorë
Qytetari- Përshëndetje! Vajta mora këto libra dhe më dha fizikën dhe për vitin e parë dhe për vitin e dytë .
Dar Vlorë – E ke vajzën në vit të parë, klasë të 10 – të?
Qytetari- Hidhet në vit të parë. Tani unë nuk e dua për vitin e dytë, e dua vetëm për vitin e parë.
Dar Vlorë – Ai është program mësimor, janë libra, që i ka miratuar Ministria e Arsimit, të digitalizuar shiten të tillë.
Qytetari – Problemi është, se unë nuk kam të paguaj, që tani për vitin që vjen ose vitin që vjen nuk do jem këtu.
Dar Vlorë- Po nuk kemi çfarë të bëjmë. Ja, unë i bleva vjet, ti i bleve sivjet. Jemi njësoj, në të njëjtat kushte. Nuk është, se e bëjmë ne, se do shpëtonim fëmijët tanë.
Qytetari- Kjo nuk është nga juve?
Dar Vlorë- Absolutisht! Nuk ka asnjë lloj varësie. Madje DAR, ata nuk e pyesin as për faturën. DAR po bën namin, që nxënësi të pajiset me faturë për ribursim dhe ata nuk i pajisin. Pse? Sepse janë të pavarur.