Për shkak të reshjeve intensive të rëna gjatë natës, janë pezulluar lundrimet e tragetit Durrës-Bari. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, nuk janë nisur dhe presin në port që prej tetë orësh.
Për shkak të erës së fortë dhe detit që shkon deri në 7 ballë, mësohet se është pezulluar edhe sektori i peshkimit.
Po ashtu aktiviteti tregtar është pezulluar përkohësisht për shkak të erës së fortë, që pritet të ketë tendencë rritje deri në orët e pasdites.