E premte, 30 Tetor, 2020
10 C
Tirana

10 ambasadorët e huaj në Tiranë që kanë në dorë politikanët shqiptarë

Më të lexuarat

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Solli shqiptarët nga Siria, kush është Gledis Nano i trajnuar nga FBI-ja

Gledis Nano, është shefi i Anti-Terrorit shqiptar që ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i...

Sherr mes Lleshajt dhe Murrizit: Mos ma trash zërin mua, s’e di nga jam unë

Edhe gjatë seancës së sotme, nuk kanë munguar përplasjet e forta në Kuvend. Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit Myslim Murrizi, dhe...

Nga: Roland Qafoku

Cilat janë “valixhet diplomatike” që ndikojnë më shumë në qeveri dhe opozitë. Nga ambsadorja e SHBA Yuri Kim, Luigi Soreca i BE-së, Bernd Borchardt i OSBE-së, e deri tek ambasadorët e Gjermanisë Piter Zingraf, Dunkan Norman i Britanisë, Fabrizio Bucci i Italisë, Sophia Philipidou e Greqisë, Elsa Hastad e Suedisë, Christina Vasak e Francës dhe Murat Yoruk i Turqisë. 10 diplomatët që kanë më shumë ndikim në vendimmarrje. Kush janë, çfarë përfaqësojnë dhe lidhjet e tyre me politikanët shqiptarë. Deklaratat dhe lëvizjet më të bujshme. 10 profile dhe një “udhëtim” nëpër selitë atyre që vendosin për fatin e politikanëve shqiptarë, por edhe të Shqipërisë.

Më 16 maj të vitit 2019 në “Zërin e Amerikës” u publikua një lajm, sipas të cilit ambasada amerikane në Tiranë u kishte refuzuar vizat 170 politikanëve shqiptarë që kishin kërkuar të shkonin në SHBA. Asnjë dënim gjykate nuk do të kishte më shumë vlerë për këta politikanë sesa mohimi i një vize matanë Atlantikut.

Askush tjetër, përveç një diplomati të huaj në Tiranë, nuk mund të krijojë frikë dhe t’u thotë stop politikanëve shqiptarë që janë të mpleksur në afera korruptive dhe abuzime me paratë e shtetit. Askush tjetër, përveç diplomatëve të huaj, nuk e ka në dorë fatin, të ardhmen dhe karrierën politike të një politikani shqiptar.

Edhe pse pas 3 dekadash nga rrëzimi i komunizmit, politika shqiptare e ka kapërcyer disi kompleksin se ambasadorët janë gjysmëguvernatorë, përsëri për çdo vendim, në rastin më indiferent, si qeveria dhe opozita në Shqipëri e ka një pyetje në mendje: vallë çfarë mendojnë ambasadorët? Mjafton një deklaratë e tyre në favor apo kundër një politikani dhe ashtu do të jetë edhe rrjedha e ngjarjeve politike. A do të kishim ne një reformë në drejtësi, pa mbështetjen e ambsadorëve amerikanë?

A do kishim ne një marrëveshje mes palëve më 5 qershor, pa ndërhyrjen e trojkës? Mund të vazhdonim me pyetje të këtij lloji pothuajse për çdo ngjarje të paparashikueshme dhe të parashikuar në Shqipëri dhe ambasadorët do ishin aty për çdo gjë, duke ndikuar dhe diktuar. Por, cilët janë ata diplomatë në Tiranë që kanë në dorë fatin e politikanëve shqiptarë?

Cilët janë ata që me opinionet e tyre ndikojnë dhe diktojnë te kryeministri, te ministrat, te lideri i opozitës dhe tek i gjithë lidershipi i kësaj opozite. Si janë marrëdhëniet konkrete të tyre me kryeministrin Edi Rama, me liderin e opozitës, Lulzim Basha, dhe me të gjithë establishment-in politik të Shqipërisë? Nuk është e vështirë ta bësh këtë listë me 10 ambasadorë. E vështirë është për politikanët shqiptarë që t’u duken sa më mirë këtyre 10 ambasadorëve.

  1. YURI KIM, AMBASADORE E SHBA-së

Ambasadorja Yuri Kim u duk sikur fjalimin e prezantimit të letrave kredenciale, më 27 janar në Tiranë e vijoi atje ku e kishte lënë Hillary Clinton, e cila më 26 nëntor 2012 në Parlamentin shqiptar kishte thënë: Kemi 100 vjet me ju, do të jemi edhe 100 vjet të tjera. Kim e copëzoi shekullin në vite duke thënë: Dhe ashtu siç qëndruam me ju në vitet 1920, 1991, 1999 dhe 2009, ne qëndrojmë përsëri me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokratik i begatë, brenda familjes evropiane. Ne jemi ende me ju, krah për krah.

Yuri Kim e kishte treguar zellin e saj me punën në Tiranë që në fjalën e saj në Senat, të martën e 29 tetorit 2019, kur u shpreh me superlativa për vendin për të cilin do të votohej për të qenë ambasadore.

Jo më kot, përveç familjes, gruaja e lindur në Kore, që ishte rritur në ishullin Guam, kishte zgjedhur të kishte në krah dy figura simbolike për Shqipërinë: ish-ambasadorin Chris Hill dhe drejtorin e “VOA”, Elez Biberaj, të cilët duhet t’i kenë thonë Kim se shqiptarët e duan shumë SHBA-në, por politikanët janë shumë konfliktualë me njëri-tjetrin. Dhe jo më kot ajo foli vetëm për pjesën e parë të këshillave.

“Pak miq e kanë përqafuarAmerikën më ngrohtësisht sesa shqiptarët. Sondazhe të shumta tregojnë se mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkuara mbetet ndër më të lartat në botë. SHBA-ja ka një mik të fortë dhe besnik te Shqipëria dhe se është e domosdoshme që t’i mbajnë pranë miq të tillë. Pak partnerë janë më të gatshëm se Shqipëria që të bëjnë më shumë me Shtetet e Bashkuara”.

Më 22 janar 2020 mbërriti në Tiranë, 13 ditë pas betimit në Departamentin e Shtetit. 24 orë më vonë në faqen e ambasadës amerikane ajo bëri deklaratën e parë: “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”. Dhe ditët e mjaltit mbaruan me fjalën e mbajtur më 8 mars 2020, kur në festën e nënave dhe grave ajo tregoi një detaj personal: “Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”!

Që nga ky moment, “përveshja e punëve” solli që raportet e Kim me politikën shqiptare të jenë një kokëçarje e madhe. Çdo politikan sforcohet kur takon Kim, në mënyrë që t’i duket mirë, të duket që ai ka të drejtë dhe kundërshtari politik është problemi. Deri më sot ajo i ka takuar pothuajse të gjithë, edhe ata që e di se janë vërtet problemi për Shqipërinë.

Por, sigurisht, që në bllokun e saj të punës duhet të ketë shkruar saktësisht atë që është e vërtetë, atë që ajo kupton dhe atë që nuhat se cili është problem real i Shqipërisë politike. Sa me përfaqësueit e qeverisëdhe sa në opozitë, deri më sot dy bastet e saj, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e 25 prillit, kanë qenë angazhimi i saj më i madh.

Nuk ka qoftë dhe një zhvillim të vogël për reformën në drejtësi që Kim të mos e shoqërojë me deklaratë. Por më e forta është ajo e 21 majit të këtij viti, kur shkroi në twitter: “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.

Më 23 shtator kishte thënë:

“Mbetet shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë zbatimi i Reformës në Drejtësi hap pas hapi. Është i nevojshëm largimi i pengesave, gjetja e zgjidhjeve praktike dhe të mos dorëzoheni ndaj atyre që urojnë që Drejtësia të mos vijë.

Dhe më 3 mars po për reformën në drejtësi foli për një dosje që tregoi se kur flet ajo, ndikimi është magjik.

“Puna e Prokurorisë së Posaçme në çështjen 339 nis të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!”

Menjëherë pas këtyre fjalëve, prokuroria arrestoi dhjetëra persona që ndonëse ishin këmbët, i tronditën më shumë kokat e atyre që organizuan këtë dosje të famshme. Dhe këtë ambasadorja Kim e vërtetoi teksa iu drejtua prokurorëve në konferecën me temë “Sfidat e prokurorisë së Përgjithshme”:

“Përdorni mjetet e drejta të Reformës në Drejtësi. Përdorni fuqinë e tyre të plotë për të bërë të mirën të cilën jeni caktuar të bëni. Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë. Mos lejoni që të pafajshmit të vuajnë. Shërbejini profesionit me nder dhe SHBA-ja do të qëndrojë krah jush patundmërisht”.

Këto frazë nuk kishin nëvojë të përktheshin vetëm nga anglishjta në shqipe, por edhe nga shqipja në shqipe. Sigurisht që ambasadorja e kishte mbështetjen që prokurorët të vinin nën akuzë politikanët jo disa të vobektë. Një deklaratë që e tronditi jo pak politikën dhe bëri që politikanët të shtonin metodat servile ndaj saj dhe akuzat ndaj kundërshtarëve se ishin ata që nxisnin goditjen e tyre nëpërmjet prokurorëve.

Duhet të themi se pas një letargjie, e lidhur edhe mungesën e ambasadorit, shefi i diplmacisë amerikane në Tiranë, tashmë është rikthyer atje ku i takon: Violina e parë e diplomacisë së huaj nëTiranë.

Por basti i dytë i Yuri Kim është reforma zgjedhore. Është meritë ekskluzive e saj që më 5 qershor mazhoranca dhe opozita arritën në një marrëveshje. Një marrëveshje që çuditërisht vetëm pak javë më pas u zhbë nga manovrat e politikanëve.

Ecejaket e saj sa në zyrën e kryeministrit Rama, sa në zyrën e Lulzim Bashës, ishin aq të shpeshta, saqë në një nga deklaratat e saj, dy ditë pas marrëveshjes, kreun e opozitës e quajti Luli Basha. Por gazetat dhe rrjetet sociale morën flakë si asnjëherë tjetër, saqë u desh që ambasdorja të bënte një sqarim në twitter. “Kjo është e pakuptimtë. Ai më thërret “Yuri” dhe unë e thërras “Luli”. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”.

Ndryshe ndodh me kryeministrin. Kur e takon Rama nuk i jep një dorë, por dy. Takohen aq shpesh, saqë disa herë nuk përbën as lajm. Kushedi sa herë ambasadorja është ndier si sandwich mes Ramës dhe Bashës. Se të dy akuzojnë njëri-tjetrin dhe të dy thonë se tjetri është problemi.

Dhe gruaja që e nisi me aq zell punën që kur mbajti fjalimin në Senat, duhet t’i ketë kujtuar edhe pjesën e dytë të këshillave të Chris Hill dhe Elez Biberajt, se shqiptarët vërtetë e duan shumë Amerikën, por ama politikanët shqiptarë janë konfliktualë, saqë “ia nxijnë jetën” ambasadorit amerikan në Tiranë. E, megjithatë, ajo nuk duket asnjëherë e lodhur. E angazhuar po. Zgjedhjet po vinë dhe ajo e di mirë se cili politikan është problemi. Lista e politikanëve që do t’u refuzohet viza, pritet të jetë shumë e gjatë.

  1. LUIGI SORECA, KREU I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN

Në vitin 2010 koordinator i liberalizimit të vizave në Bashkimin Evropian me Shqipërinë, Luigi Soreca prej një viti shërben në krye të delagacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Pasoi Romana Vlahutin-in, por nuk ka as staturën e as përfoljen e saj. Gjatë kësaj kohe që punon këtu, Luigi Soreca është një diplomat brenda diplomacisë. Qëndron i baraslarguar nga qeveria dhe opozita dhe kurrë nuk është bërë protagonist.

Cilësia e parë diplomatike e tij është se qëndron në një “sweet harmony” me ambasadën amerikane në Tiranë. Kushedi sa herë duhet të ketë ndier mungesën e një ambsadori amerikan Soreca gjatë muajve të parë të punës për të menaxhuar situata të ndryshme. Sot kjo kuptohet kur vërehet se nuk ka asnjë çështje e asnjë deklartë që të mos e hartojë dhe bëjë pa pasur në krah ambasadoren Yuri Kim. Një nga deklaratat më të bujshme të tij ishte ajo kur u shpreh i prerë me protesat e opozitës. Më 8 mars 2019 ai tha:

“Është e qartë se opozita po mban një qëndrim të sajin, pa mundësinë për t’u kthyer pas. Ne na vjen keq për këtë dhe ua kemi thënë disa herë krerëve të opozitës, por ajo që kemi kuptuar është që ata nuk kanë për synim të kthehen në Kuvend. Kjo ndikon procesin e Shqipërisë drejt BE-së”.

Dhe për reformën në drejtësi, e cila vlerësohet si ekskluzivitet i SHBA-së, përsëri Soreca nuk ka qëndruar pasiv. Më shumë se një herë ai ka përsëritur pak a shumë si në këtë deklaratë:

“Ne do të mbështesim luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë drejt Evropës”.

Si një nga tre diplomatat më të rëndësishëm të asaj që quhet trojka e ambasadorëve, Luigi Soreca pritet të jetë pjesë e zgjidhjes edhe për reformën zgjedhore që, aktualisht, është në ngërç. Një zgjidhje që më shumë ka natyrën e rregullit golden goal, sepse nëse kalon data 1 tetor dhe nuk miratohet në Kuvend, Shqiëpria mund të kalojë në krizë kushtetuese.

Politikanët shqiptarë sillen aq mirë me Soreca-n, saqë ai është vënë shumë herë në vështirësi. Të gjithë i flasin me superlativa për BE-në, se ata bëjnë çdo përpjekje për anëtarësimin e Shqipërisë, por ai tjetri është fajtori. Dhe Soreca, si ambasadorja Kim, ngelet ngushtë se ç’duhet të bëjë. Edhe atëherë kur ka mbajtur qëndrime të forta, ia kanë gjetur anën me anë të rrjeteve sociale dhe medias pranë atyre që e cilësojnë si mbështetës të qeverisë.

Në “pazar” u hodh një lajm, sipas të cilit ekziston një video në të cilën tregohet se ambasadori I BE-së ka një lidhje me zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko. Nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri një gjë e tillë. Madje, nuk ka guxuar kush të shkruajë dhe botojë një shkrim të tillë, edhe kur ka pasur aludime me të tjerë diplomatë. Por këtë ai e sqaroi me disa fjalkë që nënkutponin edhe mbështetjen ndaj autorëve:

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës, nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon”.

Edhe vetë Kuko dha sqarimin e saj në një konferencë për gratë:

 “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të ambasadorit Soreca, janë një paturpësi pa limit që të lë pa fjalë!”

E vështirë ajo që po ndodh brenda BE-së, të vështirë po e bën BE-ja anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por edhe më e vështirë është që një diplomat si Soreca të angazhohet në politikën shqiptare. Për politikanët tanë, ai duket si ambasador i fortë kur bashkohet me ambasadën amerikane. Atëherë po. Kështu e kanë frikë.

3.BERND BORCHARDT, KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-së

Nga një gjerman Shqipëria pret aq shumë, sa përherë një diplomat prej atij vendi e rendit menjëherë pas SHBA-së. Dhe kështu ka ndodhur me të gjithë ata ambasadorë dhe përfaqësues nga vendi që cilësohet Amerika e Evropës. Kështu ka ndodhur me Bernd Borchardt kur ishte ambasador i Gjermanisë në Tiranë, nga viti 2007 deri më 2010.

Por duket se shumë ndryshe është prej vitit 2016, kur i njëjti gjerman erdhi në Tiranë si kryetar i Prezencës së OSBE-së. Kur shërbeu në Shqipëri për llogari të shtetit gjerman, kishim një Borchardt ndryshe. I kudondodhur, i prerë, i angazhuar dhe i vlerësuar edhe nga shqiptarët e thjeshtë. Por shteti gjerman nuk është OSBE-ja. Rasti i tregimit të gishtit të mesit është historia më absurde që ka ndodhur në Shqipëri me dilpomtatët në të gjithë historinë e saj.

Në një nga protestat e banorëve të Unazës së Re, më 13 tetor 2019, duke ecur në një nga rrugët e Tiranës, Borchardt-i u nxori gishtin e mesit atyre, duke shënuar vërtet një skandal diplomatik. Çështja shkoi deri atje sa u kërkua edhe largimi i tij. Flamur Noka, një eksponent i rëndësishëm në PD deklaroi: “Këtë gjest nuk mund ta bëjë një rrugaç rrugës dhe jo më një ambasador. Ai nuk tregoi as më shumë e as më pak atë që kemi thënë prej kohësh, që rrogën e merr nga OSBE-ja, por politikisht dhe shpirtërisht është militant i rilindjes dhe është turp i diplomacisë evropiane. Konkretisht u nxori gishtin e mesit banorëve protestues. Ai s’mund të jetë për asnjë moment më ambasador i OSBE-së në Shqipëri, në rast se në këtë vend do të kishte shtet të së drejtës dhe do të ishte demokraci funksionale dhe jo diktaturë e krimit siç është”.

Media dhe rrjetet sociale morën flakë me reagime që në disa raste ia kalonin edhe natyrës së shqiptarit, por Borchardt-i vetë reagoi duke kërkuar falje, por duke përdorur vetëm 25 fjalë në twitter, u duk sikur thjesht lau gojën.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”.

Tani Borchardt e ka mbaruar mandatin, por ende është në Tiranë. Takohet me politikanë dhe gazetarë krysisht të majtë dhe në rrugët e Tiranës mund ta dallosh lehtësisht, për shkak të gjatësisë trupore. Porse ai kurrë nuk krijoi një profil në krye të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, si Daan Everts nga Holanda. Madje, as të patriotit të vet, Geert Ahrens. As të finlandezit Osmo Liponen. Madje, ai nuk arriti as profilin e vet, kur ishte ambasador i Gjermanisë. Ah po, ishte i Gjermanisë ama.

  1. PITER ZINGRAF, AMBSADOR I GJERMANISË

Gjermania ka atë rol dhe rëndësi për Shqipërinë sa që është vendi i dytë pas SHBA-së në të gjitha drejtimet. Jo vetëm se është lokomotiva e BE-së, por edhe për shkak të angazhimeve direkte të kancelares Merkel për çështjet e integrimit, Gjermania ka luajtur dhe luan një rol kryesor. Sigurisht që poltika gjermane e lidh këtë me ambasadorin që ka në Tiranë dhe Piter Zingraf është dhe ka qenë aq aktiv, sa ç’i duhej të ishte.

Jo shumë i pranishëm në median e Tiranës, por në radion gjermane “Deutche Welle” ai flet edhe për koronavirusin edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por edhe për bukuritë e natyrës shqiptare.

Kur vjen puna për çështjet e drejtësisë, ndoshta është ambasdori më i prerë, teksa thotë se Gjykata Kushtetuese dhe gjithë reforma në drejtësi duhet të kalojë nga Komisioni i Vencies. Ja çfarë tha më 9 korrik të këtij viti:

“Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve kushtetues, në fakt është kompleks. Por ai është një proces i rëndësishëm dhe i duhuri, pasi Gjykata e ardhshme Kushtetuese do të duhet të vendosë për çështje të rëndësishme dhe autoritetin për këtë mund ta ketë vetëm një trupë e pavarur vendimmarrëse. Rrugën e tregon opinioni i Komisionit të Venecies: Institucionet e drejtësisë dhe ato kushtetuese të përfshira në këtë proces duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, në mënyrë që së shpejti të shënohet progres”.

  1. DUNCAN NORMAN, AMABSADOR I BRITANISË SË MADHE

Prej katër vitesh në Shqipëri dhe 30 vjetësh në shërbimin diplomatik Duncan Norman ka shumë njohuri për Shqipërinë. Dikur officer desk në Departamentin e Analizës në Ministrinë e Jashtme të Britanisë, Duncan Norman ka krijuar një profil dytësor në angazhimet në Shqipëri.

Ndoshta kjo e lidhur me zhvillimet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian. I qëlloi atij të ishte ambasador në një kohë kur vendi i tij u shkëput nga BE-ja, dhe kjo nuk i dha shumë mundësi të bëhej pjesë e shumë zhvillimeve dhe këtyre raporteve. Nëse do ta krahasojmë, fjala vjen, me ambasadorin e dikurshëm, Peter January, që ishte po aq i rëndësishëm sa amabdori amerikan, Duncan Norman duket shumë në hije.

Megjithatë, Norman, i cili mban edhe titullin MBE (Member of the British Empire) nuk ka qenë aq pasiv sa ç’mund të mendohej. Kontributi i tij për reformën zgjedhore është mbresëlënës. Dunkan u bë pjesë e negociatve dhe bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit mes qeverisë dhe Partisë Demokratike, duke bërë që opozita të jetë pjesë e zgjidhjes zyrtare të krizës politike.

  1. FABRIZIO BUCCI, AMBASADOR I ITALISË

56-vjeçari Fabrizio Bucci është një pjesë e rëndësishme e shërbimit diplomatik italian. Ndonëse Shqipëria vijon të jetë aq afër, saqë nga Bari mjafton të ngresh thembrat për ta parë me sy të lirë, duket se vitet e fundit është larguar së tepërmi. Trazirat dhe pëqendrueshmëria politike në Itali kanë sjellë një largim diplomatik nga vendi, i cili që në kur u themelua, ishte një sy i hedhur përtej detit.

Në tri dekadat e tranzicionit Italia sa ka ardhur dhe e ka zbehur flakën për Shqipërinë. Përjashtim bën vetëm fakti që Italia përbën një partner të rëndësishëm tregtar. Të tjerët lënë shumë për të dëshiruar. Fabrizio Bucci është një diplomat i mirë dhe vetëm kaq. Ai nuk është fare protagonist. Nuk para del në media.

Nuk bën deklarata dhe duket sikur i mjafton CV në sirtar. Të imagjinojmë që ambsadorët e dikurshëm italianë ishin aq determinantë, saqë angazhoheshin direkt në ngjarjet e brendshme politike. Një diplomat që më shumë ka shërbyer në korridoret e BE-së dhe në ambadën italiane në Afganistan, Bucci shikohet gjithnjë e më pak me politikanët shqiptarë. Ka ndikim të pakët për shkak të mungesës së këtij protagonzimi dhe nuk ka ndonjë peshë.

Por diplomatët që nuk flasin shumë duket që edhe veprojnë shumë. Operacioni “Los Blancos” kishte partneritet të mirë me Shqipërinë edhe me Italinë, përveç Belgjikës, Gjermanisë, Greqisë, Holandës, Rumanisë, Hungarisë, Ekuadorit etj.

Nuk kishte ndodhur më parë që një ambasadë dhe një shtet të kishte bashkëpunuar 5 vjet me radhë në një operacion të vetëm. Sigurisht, këtu ka meritë edhe personeli i ambasadës dhe veçanërisht edhe ambasadori Bucci.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga policia.

  1. SOPHIA PHILIPIDOU, AMBASADORE E GREQISË

Edhe pas 30 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit, mes Shqipërisë dhe Greqisë vijojnë të fryjnë erëra të acarta. Edhe pse Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s, edhe pse Shqipëria është bërë pjesë e shumë anagzhimeve ndërkombëtare, edhe pse Shqipëria dhe Greqia kanë arritur të zgjidhin shumë çështje, megjithatë ka gjithmonë një moment kur mjafton një shkëndijë dhe diplomacia Shqipëri-Greqi të jenë inkandeshente. Ambasadorja e re, Sophia Filipidou, është një kalibër i lartë për diplomacinë greke.

Shefe misioni në OKB, pjesë e stafit të shërbimit grek në Uashington, ajo prej një viti është në Tiranë, në një vend sa afër gjoegrafikisht, aq afër shumë çështjeve dhe mosmarrëveshjeve, një prej tyre është ajo e kufirit detar, që ka plasur javët e fundit. Ndërkohë që çështja came është gunga në trupin e Greqisë dhe për Shqipërinë një amanet që nuk e tret dheu i atyre shqiptarëve që u flijuan nga masakrat e grekërve.

Megjithatë, Greqia dhe Shqipëria kanë dy arsye madhore që marrëdhëniet t’i kenë të mira. Greqia është një partner i rëndësishëm tregtar dhe se pas vitit 1990 në Greqi jetojnë afro 1 milionë shqiptarë si emigrantë. E paangazhuar publikisht në këto çështje, ambasadorja Sophia Philipiddou funksionon me diskrecionin e diplomates. Publikisht ajo duket se e ka shtrirë aktivitetin e saj më shumë tek arsimi sesa tek angazhimet politike. Ka mbajtur në distancë me politikanët dhe median, por kjo nuk do të thotë se nuk mban shënime për interesin e shtetit të vet.

  1. ELSA HASTAD, AMBASADORE E SUEDISË

Vajza e një gazetareje të njohur në Suedi, Elsa Hastad ka reflekset e së ëmës në raport me median edhe gjatë ushtrimit të detyrës së ambasadores në Tiranë. Janë me dhjetëra seminaret, konferencat, takimet që ajo bën me gazetarë të ndryshëm dhe nëpërmjet tyre arrin të krijojë opinion ndaj Shqipërisë, nëpërmjet whatch dog dhe jo nëpërmjet politikave, siç bëjnë disa ambasadorë të tjerë. Së fundi, madje, ajo ka takuar edhe përfaqësuesit e nismës “Thurje”.

Por Elsa Hastad ka një armë që politikanët e Tiranës e kanë vënë re. Një mikeshë e ngushtë me ambsadoren amerikane, Yuri Kim, ajo është e mikluar nga politikanët e Tiranës, pikërisht për këtë marrëdhënie.

Nuk ka aktivitet që ajo të mos jetë në krah të zonjës Kim dhe në disa dalje ka folur pothuajse si Kim. Më 24 shkurt deklaroi: “Ne jemi pas rekomandimit të Komisionit Evropian. Ne kemi qenë pas kësaj gjëje gjatë gjithë kohës, duke bashkëpunuar në lidhje me zhvillimin. Suedia është numri 2 pas Gjermanisë nga shtetet anëtare që mbështesin Shqipërinë. Ne do të mbështesim dhe përgatisim Shqipërinë për hapjen e negociatave, sepse besojmë se Shqipëria është pjesë e Evropës dhe të gjithë ne duhet të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Shqipërinë si një vend anëtar, kur të vijë koha”. Dhe sigurisht që marrëdhëniet mes dy vendeve ajo i cilëson si më të rëndësishme si në këtë përcaktim:

“Dua që njerëzit të shohin filma suedezë, të dëgjojnë muzikën tonë, ta kenë Suedinë si një pikë reference në jetën e tyre. Kjo është ëndrra ime, për sa i takon përmirësimit të marrëdhënieve. Kjo vlen edhe për turizmin. Njerëzit vijnë këtu dhe bien në dashuri me Shqipërinë. Ata kthehen, flasin për Shqipërinë. Shqiptarët shkojnë gjithashtu në Suedi. Kam njohur shumë njerëz që kanë qenë atje, por mendoj që mund të jemi më të afërt”.

  1. CHRISTINE VASAK, AMBASADORE E FRANCËS

Gjashtë ditë më parë, në një fjalim të saj në Presidencë, Christine Vasak kujtoi arkeologun e famshëm Loen Rey, që në vitin 1930 hartoi udhërrëfyesin e parë turistik për Shqipërinë. Sa gjë e bukur është kur dëgjon nga goja e një ambasadoreje që përfaqëson Francën në Tiranë këto fjalë: Rroftë Shqipëria, rroftë Bashkimi Evropian dhe rrofshin Kombet e Bashkuara!

Në të njëjtin fjalim Vasak tha: “Detyra ime e katërt në Ballkan pas Bullgarisë gjatë periudhës së komunizmit dhe dy herë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, ishte, për më shumë se tre vjet, në Shqipëri. Unë kisha ardhur këtu për herë të parë, jo pa vështirësi, në vitin 1988 dhe, gjatë misioneve elektorale të viteve të fundit, kam parë progresin dhe vrullin e lirisë me gjithë përplasjet dhe peripecitë e një jete politike të trazuar”.

Duket indiferente ndaj politikës së ditës por, ama kur ka çështje thelbësore, Vasak nuk ka përtuar të bëjë deklarata të qarta si ajo e datës 17 shtator, kur nga Korça tha:

”Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet sa më parë. Personalitetet politike të të gjitha ngjyrave politike janë të ndërgjegjshme për këtë. Është e domosdoshme që të fillojë e të punojë Gjykata Kushtetuese, sepse ka një seri të rëndësishme përballë saj. Po ashtu, edhe Gjykata e Lartë është shumë e domosdoshme të fillojë punën, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese. Nuk pranoj që të zëvendësoj autoritetet shqiptare. Ato e njohin Kushtetutën dhe e dinë çfarë duhet të bëjnë.”

  1. MURAT AHMET YORUK, AMBASADOR I TURQISË

Një diplomat turk në Tiranë nuk mund të flasë as për reformën në drejtësi, as për reformën zgjedhore e as për integrimin në BE. Por Turqia ka aq shumë rëndësi në planin ekonomik, saqë ndikimi i një ambasadori në politikën shqiptare është i rëndësishëm. Ndërkohë, jemi dy vende anëtare të NATO-s, por lidhjet e vjetra me Turqinë vijojnë të jenë aq të ngushta sot.

Në pamje të parë duket si një vend që ne nuk i kthejmë sytë, sepse ata janë nga Perëndimi, por janë një numër çështjesh që na bashkojnë dhe lidhin me Turqinë. E para është se Turqia është një parner i rëndësishëm tregtar. Shumë kompani turke janë partnere në Shqipëri, sidomos ato që kanë të bëjnë me lëndën e parë dhe sipas të dhënave, në kompanitë turke janë të punësuar 15 mijë shqiptarë. Pothuajse të gjitha deklaratat dhe fjalimet publike të ambasadorit turk në Tiranë, Murat Ahmet Youruk, janë të lidhura me ekonominë. Më 19 prill 2018 ai tha:

“Kur erdha në Tiranë, unë vura re që marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Turqisë dhe Shqipërisë janë tepër intensive. Ka një numër të konsiderueshëm të kompanive turke që veprojnë në Shqipëri. Turqia është investitori i dytë për nga madhësia për investimet e saj në Shqipëri. Aktualisht, në kompanitë turke që veprojnë në Shqipëri janë të punësuar 15 mijë shqiptarë. Objektivi im është rritja e numrit të kompanive turke që veprojnë në Shqipëri dhe rritja e investimeve të tyre”.

Po përse Shqipëria ka një lidhje të veçantë me Turqinë, një vend që për 450 vjet e mbajti të pushtuar? Në Turqi ka një komunitet të madh shqiptarësh. Vetëm në Stamboll jetojnë 3 milionë shqiptarë të ikur nga të gjitha trojet shqiptare dhe lidhja me shtetin amë vijoin edhe sot. Murat Ahmet Yuruk e ka theksuar këtë:

“Me Shqipërinë, me vëllezërit tanë shqiptarë, kemi lidhje të ngushta historike dhe kulturore. Ky intensitet i marrëdhënieve historike dhe kulturore ka krijuar dhe afrimitete të veçanta midis shqiptarëve dhe turqve. Ne tashmë jemi integruar me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë i shikojmë nga një këndvështrim më kuptimplotë. Dëshirojmë që, duke u frymëzuar nga e kaluara jonë, të krijojmë një të ardhme gjithmonë më të diversifikuar, duke i zhvilluar marrëdhëniet midis dy popujve tanë”.

Ndërkohë marrëdhëniet e kryeministrave shqiptarë me presidentin turk, Taip Erdogan, janë të tilla që janë bërë edhe lajm i parë në Turqi dhe në botë. Edhe në aspektin koniunktural, por edhe atë personal, Erdogan vijon t’i quajë vëllezër shqiptarët dhe kryeministrin Rama vëlla.

“Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim Shqipërinë. Shqipëria është një vend me një të ardhme gjithmonë e më të ndritshme dhe ka shumë arsye që Shqipëria ta shikojë me siguri të ardhmen e saj”.

Por çështja më deliake mes dy vendeve lidhet me prezencën në Shqipëri të disa investimeve të organizatës FETO që Turqia zyrtare e ka cilësuar si terroriste. Por deri më sot Tirana zyrtare i ka zgjidhur këto çështje me shumë vështirësi dhe delikatesë. /fjala.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Hatërmbetje në “Përputhen”, Ana dhe Tea zihen për Arjonin (FOTO)

Zgjedhja e një mashkulli nga Tea dhe Ana, ka sjellë edhe "krisjen" e parë të miqësisë mes vajzave të “Përputhen”. Ana zgjodhi për takimin e...

“Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”, Meta përshëndet me dy gishtat lart

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, e ka nisur ditën me ecje nga Liqeni i Tiranës, dhe këshillon të gjithë qytetarët të merren me aktivitet...

Perëndimi ka folur një herë për Kodin

Nga: Mero Baze Zhurma e re rreth miratimit të Kodit Zgjedhor pas kthimit nga presidenti, nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të ri të...

Tritoli në oborr të banesës, gazetari: Ja për çfarë dyshoj

Gazetari Elidon Ndreka dyshon se vendosja e tritolit në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës, mund të jetë për shkak të profesionit të...