Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shifrat/ Të huajt nuk po investojnë më në Shqipëri

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shifrat/ Të huajt nuk po investojnë më në Shqipëri

Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë shënuar rënie në gjysmën e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, duke qenë larg niveleve të regjistruara në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, kur ato u nxitën nga gazsjellësi TAP.

Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të publikuara sot, për 6 muajt e parë të vitit, investimet e huaja direkte arritën në 380 milionë euro, me një rënie prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (180 milionë euro në të parin dhe 200 milionë euro në të dytin).

Ndërsa në krahasim me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, tkurrja është më e thellë. Në periudhën korrik-dhjetor 2016, investimet e huaja “shpërthyen” në vlerë, për shkak se projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP ishte në kulmin e punimeve, duke arritur në 534 milionë euro, shkruan Monitor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi hyrës neto i investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë shënon 200 milionë euro nga të cilat 214 milionë euro vijnë në trajtën e zgjerimit të kapitalit dhe një fluks negativ prej 14 milionë euro i derivuar nga marrëdhëniet e borxhit mes kompanive të lidhura.

Prurjet valutore në formën e investimeve të huaja direkte janë të përqendruara në sektorin e energjetikës (me rreth 35%), hidrokarbureve (me rreth 17%), e ndërmjetësimit financiar (me rreth 13%). Në terma vjetorë, injektimi me kapital ka rënë me 13%.

Nevoja për diversifikim të investimeve
Rënia e investimeve të huaja ishte e pritshme, për shkak se në pjesën më të madhe ajo ishte e nxitur nga punimet për ndërtimin e projektit TAP, dhe HEC-in e Devollit.

Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikimin në afatin e mesëm. Nga ana tjetër edhe investimet në sektorin e hidrokarbureve janë të varura nga bursat ndërkombëtare.

Në vitin 2015, investimet në hidrokarbure (që janë kryesisht hapje pusesh) ranë ndjeshëm për shkak të çmimeve të ulëta të naftës. Ndërsa në 2016-n dhe tremujorin e parë 2017 është vënë re një gjallërim i tyre për shkak të çmimeve më të favorshme në bursa.

Komisioni Evropian ka tërhequr vëmendjen për nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes së Shqipërisë në raportin e zgjeruar të programit të reformave për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën për periudhën 2017-2019.

Sipas raportit, përfundimi i projekteve të mëdha dhe një rënie e çmimeve të lëndëve të para mund të përbëjë rrezik për rritjen, nëse nuk tërhiqen investime të qëndrueshme në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë do ta integronte ekonominë më mirë në zinxhirët e furnizimit global, për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira në të gjithë ekonominë.

Tags: investojmëshifratshqiperitë huajt

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
Politikë

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës
Shqipëria

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë
Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
Next Post
Homazhet për Azem Hajdarin/ Emocionohet e bija, jep një mesazh. Çfarë thanë Basha dhe Berisha

Homazhet për Azem Hajdarin/ Emocionohet e bija, jep një mesazh. Çfarë thanë Basha dhe Berisha

Keni në plan të zgjeroni familjen tuaj? Si të kuptoni nëse është koha e duhur

Keni në plan të zgjeroni familjen tuaj? Si të kuptoni nëse është koha e duhur

Analiza/Ja pse është shtuar dhuna në familje

Analiza/Ja pse është shtuar dhuna në familje







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com