Publikimi i udhëtimeve të kreut të qeverisë Edi Rama me avion, solli përplasjen e radhës në distancë mes tij e Berishës. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve me udhëtime me charter.
Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra duke treguar se fluturimet e tij kanë kushtuar shumë më pak krahasuar me Berishën. Në disa postime të tij, Rama ka shpjeguar se nuk ka asgjë të vërtetë nga shifrat e publikuara nga Berisha dhe mediat pranë tij.
Krahasimi i shpenzimeve të Edi Ramës dhe Sali Berishës
Sali Berisha Kryeministër 2008- 261.023 Lek të reja
Edi Rama Kryeministër 2022- 120.459 Lek të reja
Sali Berisha Kryeministër 2010- 251.365 Lek të reja
Edi Rama Kryeministër 2021- 64.972 Lek të reja
Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2008👉 261.023Lek të reja
2022👉 120.459Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022