Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shifrat alarmante/38 për qind e vrasjeve shkaktohen nga krimi në familje

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
ALARMANTE/ Dhuna në familje i merr jetën një personi për çdo muaj

Vrasja së fundmi e një gjyqtareje nga ish-bashkëshorti i ka rënë fort kambanës së alarmit për rritjen e frikshme të dhunës në familje në Shqipëri. Gjyqtarja 39 vjeҫare, Firdes Hafizi, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e 9-të e vrarë në Shqipëri nga janar-gushti i këtij viti.

Burime nga Policia e shtetit thanë për DË se në Shqipëri çdo ditë arrestohen dy meshkuj për dhunën e ushtruar në familje.

Vetëm në periudhën janar-gusht të këtij viti janë denoncuar rreth 3.000 raste dhune dhe janë arrestuar 478 meshkuj. Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar 600 kërkesa të grave për urdhra mbrojtjeje nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët dhunues.

Në raportin për vitin e kaluar të Policisë së Shtetit theksohet që 38 për qind e gjithë vrasjeve u shkaktuan nga krimi në familje dhe autorët në 90 për qind të tyre ishin meshkujt.

Por është edhe më keq nga sa flasin këto shifra: një pjesë e mirë e rasteve të dhunës nuk denoncohen kurrë.

Arsyet janë të ndryshme: frika nga dhunuesi, varësia ekonomike prej tij, mentaliteti dhe formimi kulturor që e sheh dhunën si çështje private apo që denoncimin e saj e quan “prishje të emrit të mirë të familjes”.

Shoqëria civile kërkon ndryshim  

Vrasja e gjyqtares Firdes Hafizi është një kambanë që po bie fort për emergjencën e ndryshimit të situatës. Shqipëria ka një legjislacion të nivelit europian pothuajse të plotë për dhunën në familje dhe politika penale mjaft të ashpra për autorët e saj. Por ndryshe nga çfarë pritej, ndikimi i këtyre masave rezulton i dobët, kurse tendenca e rritjes së dhunës e fortë.

Një grupim aktiv i  organizatave të shoqërisë civile – kryesisht për të drejtat e gruas, por edhe organizata të fokusuara në procesin e integrimit evropian, proceset demokratike, mbështetjen për gratë rurale – organizuan këto ditë, në Tiranë, në sheshin Skëndërbej, një manifestim me pjesëmarrjen e qytetarëve të Tiranës, aktivistëve për të drejtat e njeriut, rinisë, deputetëve si edhe ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. Në thelb të manifestimit ishte solidariteti me viktimat e dhunës dhe emergjenca për ndryshim e situatës.

Mirela Arqimandriti, Drejtore Ekzekutive, e qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, një organizatë jo qeveritare lider në Shqipëri për barazi gjinore dhe progress shoqëror, bashkë-organizatore e manifestimit thotë për DË: ” Në Shqipëri ligjeve të mira, të nivelit evropian duhet t’u përgjigjet infrastruktura e duhur që kur ato zbatohen të kenë efekt.

Infrastruktura është e pamjaftueshme. Duhet të forcohen institucionet publike që kanë detyrë dhe përgjegjësi të parandalojnë dhunën, institucionet që mbështesin viktimat e saj, kapacitetet financiare dhe burimet njerëzore që t’u mundësojnë të mbijetuarave nga dhuna riintegrimin në shoqëri, duhet ngritja e një agjencie në nivel kombëtar për çështjet sociale.

Nuk janë të pakta rastet kur gruaja me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, lihet të jetojë në një apartament me ish-bashkëshortin dhunues, kur sipas urdhrit të mbrojtjes ky i fundit e ka të ndaluar me ligj t’i afrohet asaj në një distancë më pak se 100 metra!

Viktima dhe dhunuesi janë në një shtëpi me dijeninë e policisë, bashkisë  apo institucioneve të tjera. Pra, ligji nuk ka rezultat pozitiv dhe me këtë vë në rrezik jetën e viktimës. Mungojnë strukturat e vlerësimit të rrezikshmërisë që paraqet për jetën e viktimës ҫdo rast i denoncuar” .

Ndryshimi kulturor rezultat afatgjatë për reduktimin e dhunës

Në rrënjë të ҫdo akti dhune – që nga ajo fizike, emocionale, seksuale deri në vrasje- është mendësia arkaike/patriarkale ku në thelb burri e sheh gruan e  tij si pronën e vet, si qenie inferiore pa dinjitet, pavarësi, ëndrra dhe dëshira. Mendësi që i bën marrdhëniet e dhunshme dhe shoqërinë jo të shëndetshme. Ndryshimi i kësaj mendësie, ndryshimi në stofin e shoqërisë, në Shqipëri prej kohësh ka mbetur një emergjencë.

Aktorja e mirënjohur Ema Andrea, aktiviste për të drejtat e njeriut, pjesëmarrëse në manifestimin e shoqërisë civile të kësaj jave, thotë për DË se ndryshimi për mirë fillon tek njerëzit dhe u shërben po atyre. “Ka shumë që për rritjen e  dhunës në familje ia vënë fajin varfërisë. Por jo. Nuk është varfëria pasi atë e përjetojnë shumë familje shqiptare që jetojnë në paqe, harmoni, respekt të ndërsjellë. Është varfëria kulturore, padija, informacioni i pakët, mentaliteti arkaik i meshkujve. 

Liria që solli demokracia edhe për vajzat dhe gratë në këto 27 vjet, vazhdon të bjerë ndesh me këtë mentalitet, burra dhe djem me këtë mendësi nuk e përballojnë dot atë. Liria dhe pavarësia e gruas i tremb kësisoj burrash, se u heq pushtetin.

Prandaj që beteja me dhunën të fitohet duhet punuar fort, shumë më fort se deri tani për të sjellë emancipimin shoqëror e kulturor.

Ndryshimi duhet të fillojë në sistemin edukativ, në shkolla, që në kopshte dhe arsimin parashkollor. Më tej jo vetëm matematikë, fizikë, biologji etj por vëmendje dhe angazhim maksimal për të formuar qytetarë.

Në shkollat tona mungon institucioni i tolerancës dhe funksionon ai i ndëshkimit. Ka vetëm gabim dhe ndëshkim.

Pa lënë mënjanë dy standardet e edukimit: njërin për vajzat dhe tjetrin për djemtë, ndërkohë që të dy do të jenë qytetarët e ardhshëm.

Ndryshimi, emancipimi kulturor i shoqërisë do të prodhojë rezultate të qëndrueshme afatgjata në reduktimin e dhunës në familje”, thotë për DË aktorja Ema Andrea.

Në këtë ndërmarrje të madhe afatgjatë shoqëria civile në përgjithësi dhe lëvizja për të drejtat e gruas në veçanti ka shumë për të kontribuar.

Në muajt në vijim grupimi prej 15 organizatash që zhvilloi manifestimin në sheshin Skëndërbej angazhohet të zhvillojë forume të hapura me qytetarë, aktivistë, institucione shtetërore përgjegjëse për çështjet e dhunës në familje, politikanë, institucione arsimore etj. për të formuluar një paketë nismash konkrete për ta bërë zbatimin e ligjit real/funksional dhe për ta nxitur ritmin e emancipimit kulturor të shoqërisë.

Tags: 38 per qindalarmantefamiljekrimishifratshkaktohenvrasjet

TË LIDHURA

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!
Aktualitet

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë
Aktualitet

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)
Aktualitet

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025
Next Post
Ekspertët: Mos e teproni me mishin e kuq, ja çfarë ju shkakton

Ekspertët: Mos e teproni me mishin e kuq, ja çfarë ju shkakton

Dëshmia e profesorit Kolekeski: Ky ishte plani i Beogradit për pavarësinë e Maqedonisë

Dëshmia e profesorit Kolekeski: Ky ishte plani i Beogradit për pavarësinë e Maqedonisë

Unaza e Madhe, Bozdo: Veliaj-Rama të mos ekzaltohen. Ishte projekt i Bashës dhe Berishës

Unaza e Madhe, Bozdo: Veliaj-Rama të mos ekzaltohen. Ishte projekt i Bashës dhe Berishës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com