Dita e sotme, ka shënuar një rekordi të ri sa i takon situatës epidemiologjike në vend.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 257 raste të reja me Covid-19, ndërsa 5 pacientë nuk arritën ta mposhtin virusin.
Ndërkohë, 102 persona janë shëruar, por gjendja në spitalet covid paraqitet e rënduar, pasi janë të shtruar 249 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.
Viktima – Në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 257
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1398
Testime totale 103,402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste Aktive 5909
Humbje jete 439
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65