Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sherri në ‘Qytetin Studenti’/ Dekani i Ekonomikut dënon aktin e rëndë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sherri në ‘Qytetin Studenti’/ Dekani i Ekonomikut dënon aktin e rëndë

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur me studentët e Fakultetit Ekonomik.

Ditën e djeshme dy persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në sallën e leksioneve dhe janë konfliktuar me studentët e grupit që zhvillonte orën e mësimit.

Sipas tij, përplasja ka ndodhur pasi ka mbaruar mësimi, teksa i bëri thirrje policisë që ta zbardhin këtë akt.

“Pasdite dje gjatë zhvillimet të mësimit, një pedagoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje. Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo, por as jashtë  në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë  duhet të përgjigjem patjetër para ligjit.

Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt që mund t’i dhunojë ata”, tha Kule.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Partia Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Luciano Boçi u shpreh se gangsterizmi është ulur dhe shtruar këmbëkryq kudo.

“Në mes të procesit mësimor persona të paidentifikuar hyjnë në auditorët e fakultetit ekonomik të UT dhe krijojnë një konflikt të paprecedentë me studentët, midis të cilëve pati dhe të lënduar, djem dhe vajza.

Gangsterizmi tashmë është shtruar këmbëkryq kudo. E gjen në qeverisje, në administratë e tani dhe në universitete. Nuk mjafton degradimi dhe rrënimi progresiv që i është bërë Arsimit të Lartë në këto 6 vite qeverisje.

Tani ai dhe dhunohet. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fakultetin Ekonomik, ku gangsterët me përkrahje politike, mësynë në auditore e goditën studentët, dëshmon qartë braktisjen totale që i është bërë studentëve, në sigurinë e tyre për jetën dhe për procesin akademik, nga Rama e Shahini.

Policia e shtetit, e gatshme t’i shërbejë në çdo moment krimit, lan duart dhe nuk do t’ia dijë për studentët e pedagogët. Por mos harrojmë që ishte po kjo polici që i merrte zvarrë studentët brenda në auditore, kur ata protestonin kundër qeverisë. Universitet publike, për shkak të përçmimit ndaj tyre, mosfinancimit, grabitjes, janë katandisur në hane pa porta, ku mund të ngjasë gjithçka.

Jeta në Shqipëri nuk është më e sigurtë as në rrugë, as në shtëpi, as në shkollë e as në auditore universitare. Ngjarja e sotme, është fytyra e vërtetë e paktit për Universitetin. Ajo që ofron Rama për studentët e të rinjtë është dhuna, pasiguria, papunësia, cilësia skandaloze e diplomave, mungesa e shpresës dhe nxitja drejt braktisjes së vendit.

Jo më kot Partia Demokratike ka ndërmarrë këto ditë turin e shpresës, për të shpalosur vizionin e saj për një rini që mbështetet, vlerësohet e që ndërton të ardhmen në Shqipëri. Për një arsim të lartë të mirëfinancuar, me cilësi dhe siguri për studentët e pedagogët. Për Univeristete publike që janë laboratorë të vlerave, parimeve, të shpresës për të ardhmen dhe jo sheshbeteja ku krimi bën kërdinë e rradhës. PD është në mbështetje të studentëve dhe rinisë”, shkruan ai në postimin e tij.

Tags: dhori kulefakulteti i ekonomiseLuciano BocisherrStudentët

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
‘Arrestimi i Redjan Rrajës’/ Reagon deputeti i PS-së Rrahman Rraja   

‘Arrestimi i Redjan Rrajës’/ Reagon deputeti i PS-së Rrahman Rraja   

Del fotoja e “Rrumit” të Shijakut, udhëtonte me prokurorin ditën e atentatit

Del fotoja e “Rrumit” të Shijakut, udhëtonte me prokurorin ditën e atentatit

Armiqësia e vërtetë e Edi Ramës me Europën

"Do t’i nxjerrim 'ujë të zi'"/ Edi Rama bën paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com