Mark Marku dhe Çlirim Gjata janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në “Opinion”. Debati që shpërtheu me një fjalor aspak etik, nisi teksa diskutonin për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Marku akuzoi Gjatën se ishte armiqësuar me Bashën, pasi nuk e kishte bërë deputet, ndërsa ky i fundit e mohoi.
Pjesë nga biseda:
Mark Marku: Ti u bëre armik me Bashën, vetëm se nuk të bëri deputet
Çlirim Gjata: Kush, unë?
Mark Marku: Po, ti. Jo si unë, që dola deputet dhe thashë, kështu siç jeni ju, jeni një m*t dhe rrini hani m*tin tuaj tani se unë po iki.
Çlirim Gjata: Ki kujdes me termat!
Blendi Fevziu: O Mark, na nxorre tek Brryli tani, dolëm në Instagram.
Çlirim Gjata: Po nuk e fyem si person. Kërko falje për atë që the.
Mark Marku: Unë të kërkoj falje ty? Kërkoji falje Zotit që je gjallë, flet kot…kërkoju falje atyre që u ke dalë përpara….