Një sherr me thika mes vajzave në Tiranë, ka përfunduar me plagosjen e tre prej tyre. Dy të reja, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës tre shtetase të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Blutë e Tiranës raportojnë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetaset G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Pasi për motive të dobëta, gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës, shtetaset T.Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.