Shërbimi sekret italian ka dorëzuar në parlament raportin vjetor për vitin 2017 në lidhje me gjetjet dhe politikat e sigurisë kombëtare. Në raportin e dorëzuar rezulton se shqiptarët përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë kombëtare të Italisë, sa i përket bandave kryesisht mafioze, të cilat janë të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike-shkruan Tirana Today.
Gjithashtu grupet e mësipërme përmenden për prostitucion, grabitje dhe lidhjet e mundshme me organizatat e rrezikshme të xhihadit terrorist. Më poshtë tiparet e grupeve kriminale të cilat janë klasifikuar si rrezik për sigurinë kombëtare Italiane-shkruan Tirana Today.Nga ana e saj kriminaliteti i huaj në Itali, i përbërë mbi të gjitha nga grupe nigerianësh, rusofonësh, shqiptarësh, kinezësh dhe pakistanezësh po shfaq gjithnjë e më shumë një vokacion të dyfishtë i pari, banditesk, me banda të pritura kryesisht ndaj grabitjeve dhe shpërndarje droge; e dyta, para-mafioze, me grupe me një vokacion të theksuar kriminalo-sipërmarrës.
Raporti ndër të tjera thekson se “Si rrjedhojë e rolit të dorës së parë të ushtruar në trafikun e lëndëve norakotike me prejardhje nga Ballkani, organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane. Përballë një angazhimi në rritje në administrimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës, grupet shqiptare mbeten tejet aktive edhe në krimet e grabitjes dhe të shfrytëzimit të prostitucionit”. Ndërsa në 2017-n, 6 shqiptarë janë dëbuar nga Italia, pasi dyshohej se ishin të lidhur me grupet ekstremiste të xhihadit. TIRANA TODAY
Raporti i plotë
Relazione-2017 by Tirana Today on Scribd