Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shërbimi i fshehtë gjerman: Anti-semitizmi ‘po rritet ndjeshëm’

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shërbimi i fshehtë gjerman: Anti-semitizmi ‘po rritet ndjeshëm’

Një vit pas një sulmi ndaj një sinagoge në qytetin lindor të Gjermanisë, Halle, kreu i shërbimit të fshehtë të brendshëm të Gjermanisë, i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), ka paralajmëruar se Gjermania po përjeton një “rritje të shpejtë” të antisemitizmit.

“Dy vitet e fundit, veprat penale, përfshirë aktet e dhunës kundër hebrenjve dhe institucioneve hebraike në Gjermani janë rritur ndjeshëm,” tha shefi i BfV, Thomas Haldenwang në një intervistë të premten për gazetën Tagesspiegel.

Sulmi një vit më parë dështoi

Më 9 tetor 2019, një 27-vjeçar i armatosur u përpoq të hapte me zjarr hyrjen për në një sinagogë të mbushur plot, në ditën e Yom Kippurit, dita më e shenjtë e vitit në Judaizëm. Dera e siguruar mirë e pengoi atë të hyjë brenda për të kryer sulmin. Burri pastaj vrau dy kalimtarë para se të arratisej dhe më vonë të merrej në hetuesi. Javën e kaluar, një burrë sulmoi një hebre jashtë një sinagoge në Hamburg.

Haldenwang tha të premten se sulmet kundër sinagogave janë veçanërisht shqetësuese për shkak të së kaluarës së errët të Gjermanisë me nazizmin.

“Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për jetën hebreje,” tha ai, duke shtuar se hebrenjtë në Gjermani kanë arsye të shqetësohen për t’u përballur me dhunë dhe armiqësi kur ndodhen në publik.

Rreziku vjen veçanërisht nga sulmet prej “ujqve të vetmuar” të radikalizuar, ​​tha Haldenwang.

“Shërbimet e sigurisë duhet të jenë veçanërisht vigjilente për këtë,” tha Haldenwang. “Mbi të gjitha, shoqëria duhet të ndërgjegjësohet se duhet të punojmë së bashku në luftën kundër antisemitizmit.”

Nga vijnë ekstremistët?

Haldenwangu tha se radikalizimi ndjek një model të ngjashëm te ekstremistët e djathtë, islamistët dhe grupe të tjera, të cilët fajësojnë të tjerët për problemet dhe mangësitë e tyre personale.

“Kemi të bëjmë shpesh me marrëdhënie të vështira personale, dështime në shkollë dhe në punë,” tha ai. “Këta njerëz fajësojnë grupet e minoriteteve për situatën e tyre të dëshpëruar në jetë dhe më pas rrëshqasin drejt ekstremizmit.”/ DW

TË LIDHURA

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati
Bota

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme
Bota

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Vendimi i KQZ për Listën Serbe, ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë
Bota

Vendimi i KQZ për Listën Serbe, ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

17:57 | 02/02/2026
Next Post
Arrestime, përgjime, indoktrinim: Si ishte jeta e përditshme në Italinë fashiste

Arrestime, përgjime, indoktrinim: Si ishte jeta e përditshme në Italinë fashiste

Krummlauf, arma gjermane me tytë të lakuar që e qëllonte armikun pa rrezikuar

Krummlauf, arma gjermane me tytë të lakuar që e qëllonte armikun pa rrezikuar

Horoskopi sot (10 tetor 2020)

Horoskopi sot (10 tetor 2020)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati
Bota

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

by mirseda
20:25 | 02/02/2026
0

Izraeli “është gati për çdo situatë “, kështu deklaroi Benjamin Netanyahu në një fjalim në Knesset. Kjo...

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

19:33 | 02/02/2026
Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

19:30 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com