Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Shërbimet online, revolucion i vërtetë”, Lleshaj inspektim në zyrat e aplikimit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Vegla e ftohtë e Ramës”, Lleshaj i përgjigjet Bashës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka inspektuar ditën e sotme zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Njësinë Bashkiake 1 dhe 2 në Tiranë.

Lleshaj u shpreh se Ministria e Brendshme ofron nga fillimi i janarit 48 shërbime online, teksa e cilëson ofrimin e këtyre shërbimeve si një revolucion në aspektin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Sipas ministrit, për shkak të shërbimit online të ofruar prej 2 vitesh, tashmë është ulur ndjeshëm printimi i certifikatave në zyrat e Gjendjes Civile.

“Jemi këtu për të parë se si po shkon procesi i aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat, në ndjekje të gjithë punës që po bëhet për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Viti 2020 ka filluar me një prioritet të madh të Qeverisë, që ka të bëjë me rritjen e shërbimeve online për qytetarët, në thelb bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë në fushën e administrimit dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.

Në fillim të këtij viti, ne kemi nisur me 472 shërbime, të cilat ofrohen online nga gjithë administrata e shtetit, ndërkohë që në gjysmën e dytë të vitit ne do të shtojmë edhe 395 shërbime të tjera, që do të thotë rreth 91% e shërbimeve që ofron administrata e shtetit shqiptar do të kryhen online.
Por nuk është vetëm kjo risia. Risia më e madhe dhe revolucioni i vërtetë ka të bëjë me faktin që shteti shqiptar merr përsipër provën e dokumentimit për të gjitha aplikimet e qytetarëve. Pra, të gjitha dokumentet që shteti i ka në zyrat e tij, nuk do t’ia kërkojë më qytetarëve. Qytetarët do të jenë të detyruar vetëm të shkojnë të aplikojnë, pra të plotësojnë formularët përkatës dhe të paraqesin vetëm dokumente që shteti nuk i ka, pjesën tjetër do e bëjë shteti dhe ky është një revolucion i vërtetë i cili bëhet për herë të parë.

Është një reformë e jashtëzakonshme dhe shpresojmë që përmes saj do lehtësohet në mënyrë të ndjeshme barra e qytetarëve, do të ulet koha e pritjes dhe për më tepër ofrimi online do të bëjë që zyrat, të jenë në shtëpinë e çdo qytetari tashmë. Vetëm për të dhënë një detaj lidhur me certifikatat e qytetarëve, që nga momenti kur është futur shërbimi online, kemi arritur të reduktojmë në mënyrë të ndjeshme sasinë e certifikatave që printohen, ose që lëshohen në letër nga Gjendja Civile. Vetëm me këtë ndërhyrje kemi mundësuar që rreth 2 milionë certifikata të mos printohen më dhe të mos lëshohen direkt nga Gjendja Civile, por të merren nga qytetarët përmes shërbimit online. Ne synojmë që të ulim akoma më shumë sasinë e certifikatave që lëshohen në letër, në mënyrë që dalëngadalë të arrijmë tek një shërbim i plotë online, por kjo do të marrë kohën e saj. Por megjithatë 2 milionë në vit janë minus dhe kjo është një arritje e konsiderueshme”, tha ai.

Tags: aplikimgjendje civileinspektimsander lleshajzyrat

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Ekstradimi i mësuesit turk/ Reporteri gjerman: Shqipëria mund të gjobitet

Ekstradimi i mësuesit turk/ Reporteri gjerman: Shqipëria mund të gjobitet

Rama në zyrat e OSBE: Nesër marrim zyrtarisht kryesinë

Rama në zyrat e OSBE: Nesër marrim zyrtarisht kryesinë

Energjia nga impiantet fotovolatikë deri në 2MW, ERE ul çmimin në 71.2 euro/MWh

Energjia nga impiantet fotovolatikë deri në 2MW, ERE ul çmimin në 71.2 euro/MWh







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com