Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shembja e godinës/ Biznesmeni: Vazhdojmë projektin e kullave pranë Teatrit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shembja e godinës/ Biznesmeni: Vazhdojmë projektin e kullave pranë Teatrit

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar nuk i ka prishur planet e kompanisë “Fusha” për të zhvilluar projektin e saj të biznesit për këtë zonë, ku ajo zotëron një pjesë të truallit.

Drejtuesi i kompanisë, biznesmeni Shkëlqim Fusha, thotë se ambicia e tij është po e njëjta.

“Ëndrra ime është e njëjtë me të parën”, thotë ai. Gjithçka do të ndërtohet, përfshi teatrin e ri dhe kompleksin pas tij, sipas të njëjtit projekt, atij të danezit Bjarke Ingels.

“Po patjetër, është projekti i Bjarkut. Ishte i përgjithshëm, multifunksional. Nuk ishte vetëm teatri, trualli ishte i studiuar i gjithi në të 4 anët e rrugës. Po, patjetër. Dëshira ime ajo është që ta zhvilloj pronën time. Dhe në varësi të nevojës, në varësi të rakordimit me studimin, jo kështu…kuturu. Prandaj ishte bërë që të bëhej studimi në një dorë. Tek pjesa ime patjetër që do qëndroj”.

I rezervuar për të dhënë shifra sa ka kushtuar projekti i Teatrit të Ri që u pagua nga kompania “Fusha” dhe që u riprezantua nga kryebashkiaku Veliaj para pak ditësh, biznesmeni Fusha thotë se do t’i përmbahet premtimit që u ka bërë drejtuesve të bashkisë për t’u dhuruar projektin.

“Projekt-ideja është bërë nga Bjarku dhe porositur nga ne, është e paguar nga ne te Bjarku dhe ne nuk na duhet më, në fund fare mund t’ia dhurojmë bashkisë. Po, u kam premtuar, është e tyre”, thotë biznesmeni. Biznesmeni Fusha është besimplotë se edhe Bashkia e Tiranës do t’i qëndrojë bashkëpunimit për të dhënë tokën publike në funksion të këtij plani.

“Nëse do Bashkia le të bashkohet me ndërtimin për interesat e veta. Kjo është një pjesë që i përket një faze më tutje. E mira do ishte që bashkëpunimi të funksionojë. Studimi bëhet i përbashkët dhe bëhet një zhvillim më bashkëkohor dhe pjesa tjetër që mebetet jashtë zhvillimit, qoftë privat qoftë të bashkisë i takon përllogari të teatrit, shesh.

Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë. Teatri përveç 5500 apo 5200 tokë reale, përfitonte si shesh edhe më tutje edhe më gjerë. Por gjithë shesh do të bëhej, i gjithë shtetit i kalonte”.

Ambiciet e kompanisë dhe vetë zotit Fusha për këtë plan biznesi kanë qenë edhe më të mëdha kur ky projekt u ideua. Ai tregon se plani fillestar nuk parashikonte kufij, por reagimet që pasuan s’çuan në rishikimin e planit.

“Me projektin e parë prekej vetëm toka e Bashkisë, jo Teatri zero Teatri. Teatri flasim gjithmonë për projektin e fundit se Teatri fillimisht nuk shiteshin kufijtë me zhvillimin e parë fare, me studimin e parë fare. Nuk shiteshin kufijtë. Kur u nxeh arena politike, u larguam 100% nga Teatri. Nuk e preknim asnjë centimetër. Zhvillimi privat bëhesh në zonën tokë-Bashki dhe tokë private”.

Fusha nuk e kursen falenderimin për ata artistë që u pozicionuan pro planit të tij të biznesit, por para së gjithash thotë ai është plani i tij ekonomik.

“Patjetër që pata zhgënjim, artistët e zgjeruan gamën më shumë nga sa kërkuan. I falenderoj ata që bashkëpunuan, por kur filluan të zgjeronin kërkesat, më prishej bilanci ekonomik”.

Kompania “Fusha” është akuzuar për lidhje klienteliste me Bashkinë e Tiranës, nga e ka cila ka përfituar një mori tenderash publikë. Fusha mohon që tenderat t’i ketë përfituar në mënyrë korruptive dhe thotë se fitues të garës e kanë bërë serioziteti dhe profesionalizmi që ka treguar.

“Mund t’i verifikojë secili në qoftë se ka një privilegj, do ta përgëzoja por absolutisht nuk ka lidhje fare. Pa diskutim. S’ma ndjen fare në atë krah. Garat ishin të hapura sipas ligjeve shqiptare. Në shumicën e rasteve unë kam qenë i pari, ose ka pasur konkurrencë fare të padenjë”.

Për zbatimin e projektit të Teatrit dhe planit të saj biznesit, kompania Fusha themeloi në shtator të vitit 2018 kompaninë Tirana National Theatre and Development, ende me status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit siç tregon ky ekstrakt.

Në përshkrimin e objektit të veprimtarisë thuhet se investimi ka si qëllim projektimin zhvillimin, ndërtimin dhe mobilimin e teatrit të ri kombëtar dhe godinave multifunksionale si hotel, zyra banimi dhe shërbime. /TVT

Tags: Bashkia TiranëKullatshkelqim fushaTeatritrualli

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Kim ngriti shqetësimin për sabotimin e reformës në drejtësi/ Reagojnë Basha dhe Soreca

Kim ngriti shqetësimin për sabotimin e reformës në drejtësi/ Reagojnë Basha dhe Soreca

“Teatri duhej shembur vite më parë”, Rama: Ja çfarë tregoi ekspertiza e 1941-shit

“Teatri duhej shembur vite më parë”, Rama: Ja çfarë tregoi ekspertiza e 1941-shit

Rama i kërkoi prova/ Gazetari heq pantallonat live në emision dhe tregon shenjat e dhunës

Rama i kërkoi prova/ Gazetari heq pantallonat live në emision dhe tregon shenjat e dhunës







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com