Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shefi i UNMIK-ut u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Shefi i UNMIK-ut u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog konstruktiv

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka përshëndetur vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel dhe u ka bërë thirrje të dyja palëve që me bisedime konstruktive të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura.

Në një sesion përmes videos të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në të cilën është diskutuar raporti i ri gjashtëmujor për punën e UNMIK-ut, Tanin ka theksuar që takimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë në Uashington kanë treguar potencialin për përparim “në zgjidhjen e mëtejshme të çështjeve të rënda”.

“Kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësohen, në mënyrë që bisedimet të kenë sukses, janë uniteti politik, përkushtimi i fuqishëm dhe vullneti i mirë, në Prishtinë dhe në Beograd, si dhe ekzistimi i përkrahjes ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Tanin.

Ai ka theksuar që publikimi i propozimit të aktakuzës së Dhomave të Specializuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është përcjellë në Kosovë me akuza që puna e kësaj Gjykate është “politikisht e motivuar”.

“Reagimet e caktuara në opinionin e Kosovës kanë qenë brengosëse, përfshirë edhe përpjekjet që të vihet në pikëpyetje legjitimiteti i Dhomave të Specializuara, si dhe pretendimet që puna e tyre është politikisht e motivuar. Fatkeqësisht liderë politikë të caktuar nuk kanë ndihmuar gjithmonë që këto deklarata të rreme të korrigjohen ”, ka thënë shefi i UNMIK-ut.

Tanin ka theksuar që Dhomat e specializuara janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovë dhe faktor i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Shefi i UNMIK-ut ka theksuar që Kosova, në shtatë apo tetë muajt e kaluar, është ballafaquar me një numër sfidash, duke nisur që nga kriza e nxitur nga pandemia e koronavirusit. Ai shtoi që Kosova “nuk është lënë vetëm” në luftën kundër pandemisë.

Daçiq: Prishtina po i shkelë marrëveshjet

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë në Qeverinë teknike të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se Prishtina, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, ka refuzuar që të zbatojë marrëveshjen dhe të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Daçiq ka akuzuar Kosovën se “ka filluar ta shkelë marrëveshjen nga Uashingtoni, në pjesën që ka të bëjë me moratoriumin njëvjeçar për aktivitetet lidhur me pranimin”, duke theksuar që “Prishtina ka vazhduar të lobojë për njohje të reja dhe në atë mënyrë i bën të pakuptimta marrëveshjet”.

“A mund ta quajmë fare dialog dhe marrëveshje diçka për të cilën jemi duke biseduar, merremi vesh, nënshkruajmë dhe më pas njëra palë deklaron ‘ne nuk do ta zbatojmë marrëveshjen’’, ka theksuar Daçiq.

Ai tha se përkundër apelit ndaj autoriteteve lokale që të reagojnë shpejt dhe t’i gjejnë kryerësit e sulmit ndaj serbëve në Kosovë, drejtësia për ta “është e ngadaltë dhe e paarritshme” dhe se numri i incidenteve “nuk po ulet”.

Daçiq ka theksuar që prania e UNMIK-ut në Kosovë është e domosdoshme dhe se është e rëndësishme po aq edhe prania e misionit të Bashkimit Evropian.

Haradinaj-Stublla: Beogradi po i bën obstruksione Kosovës

Duke iu përgjigjur akuzave të Daçiqit, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar që as Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet dhe se “po vazhdon të bëj propagandë për destabilizimin e Kosovës”.

Ajo ka theksuar që Beogradi vazhdon ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe pranimin në INTERPOL.

“Serbia vazhdon që të ketë ndikim mbi grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës, po refuzon bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të krimit”, theksoi Haradinaj.

Ajo shtoi që Serbia gjithashtu nuk e pranon fajësinë për konfliktet e kaluara.

“Serbia e mohon të kaluarën, sikurse që ishte rasti me masakrën në Reçak, për të cilën Aleksandar Vuçiq (president i Serbisë) para disa muajsh ka thënë që nuk ka ndodhur dhe bëhet fjalë për fabrikim”, theksoi ajo dhe kërkoi që trupat e zhdukur gjatë luftës të kthehen në Kosovë.

“Pajtimi aktiv është rruga më e mirë për të ecur përpara”, theksoi Haradinaj-Stublla dhe shtoi që Kosova “beson në sundimin e ligjit, por edhe në luftën e drejtë , të cilën e kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Paralajmërimi i Rusisë

Në prag të fjalimit të ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebezya, ka thënë që ajo do të shkyçet nga mbledhja e ardhshme, sepse pas saj, gjatë kyçjes në video, kanë qenë simbolet e shtetit të Kosovës.

“Kushtet nën të cilat përfaqësuesit e Kosovës mund të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit janë vendosur në mënyrë të qartë”, tha ambasadori rus, i cili kryeson Këshillin e Sigurimit.

SHBA-ja: Do ta përcjellim zbatimin e marrëveshjes nga Uashingtoni

Zëvendësja e ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përcjellin me kujdes zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të cilën e kanë nënshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Duke theksuar që bëhet fjalë për “ngjarje historike”, ajo ka thënë se Vuçiqi dhe Hoti kanë pasur vendosmëri dhe e kanë bërë “një hap ka e ardhmja e ndritshme”.

“Marrëveshja paraqet bazën për përparim në kohën që po vjen. Normalizimi i plotë është qëllim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe SHBA-së. Do të vazhdojmë që ta mbështesim fuqishëm dialogun nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, theksoi Cherith Norman Chalet.

Ajo shtoi që SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës dhe drejtësisë për të gjitha viktimat e konfliktit.

Ajo gjithashtu tha se është koha që të zvogëlohet roli i OKB-së në Kosovë dhe se SHBA-ja e mbështet hartimin e planit për tranzicion të UNMIK-ut dhe në zvogëlimin e përgjegjshëm të rolit të misionit të OKB-së.

Gjermania dhe Britani e Madhe përshëndesin vazhdimin e dialogut

Ambasadori i Gjermanisë pranë Kombeve të Bashkuara, Kristof Heusgen, ka përshëndetur vazhdimin e dialogut në Bruksel, duke theksuar se marrëdhëniet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqesin pengesë për gjithë rajonin.

“Qëllimi i dialogut duhet të jetë i fortë dhe një marrëveshje obliguese”, tha Heusgen.

Ai theksoi rëndësinë e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo është pjesë e rëndësishme për ndërtimin e sundimit të ligjit dhe për të ndalë mosdënimin.

Heusgen ka shtuar që i vjen keq për faktin që përfaqësuesit e Serbisë asnjëherë nuk flasin për viktimat shqiptare gjatë konfliktit të viteve 1998 dhe 1999.

Duke përshëndetur vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Britania e Madhe ka kërkuar sërish që të shqyrtohet roli i misionit të OKB-së në Kosovë, duke thënë që gjendja është në mënyrë dramatike më e mirë në krahasim me vitin 1999, kur misioni i OKB-së kishte ardhur në Kosovë./REL/

Tags: dialogKosovë-SerbiUNMIKZahir Tanin

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
”Sjellje anti-konkuruese”, Google përballet me padi nga SHBA

''Sjellje anti-konkuruese'', Google përballet me padi nga SHBA

Përzgjedhja e kandidatëve, Basha: PD model të ri. Rama nuk bën zgjedhje në parti se ka frikë të lëshojë Dakon

Çmimi i BE për gazetaren Lala, Basha: Mesazh për drejtësinë

Mjeku shqiptar në Spanjë:  Maskat pa filtër të bëra vetë janë pa vlerë

Mjeku shqiptar në Spanjë: Maskat pa filtër të bëra vetë janë pa vlerë







JU REKOMANDOJMË

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026




TË FUNDIT

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën
Showbizz

“Si nuk ke turp”/ Luiz Ejlli ‘përballet’ me Jul Dedën

by mirseda
17:30 | 13/02/2026
0

Luiz Ejlli dhe Jul Deda ishin të ftuar diten e sotme në emisionin “Breaking”, ku sollën një...

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

17:12 | 13/02/2026
Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

17:04 | 13/02/2026
Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

17:02 | 13/02/2026
Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

16:49 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com