Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shefi i policisë trajtohej me KEMP, zbulohet skandali i emërimit në detyrë (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Shefi i policisë trajtohej me KEMP, zbulohet skandali i emërimit në detyrë (Video)

Konflikti mes dy kolegëve në Komisariatin e Korçës, zbuloi skandalin e emërimit në detyrë të njërit prej tyre. Artur Ibo, punonjës në Policinë e Shtetit prej 20 vitesh, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se për shkak të konfliktit me shefin e tij para 3 vitesh, sot është përjashtuar nga radhët e uniformave blu.

Sherri me shefin e tij Erion Mërkuri degradoi në përplasje fizike mes tyre. Erion Mërkuri bëri denoncim ndaj tij dhe gjykata e dënoi me 2 milionë Lekë gjobë Artur Ibon. Ky i fundit e ka apeluar çështjen, po kështu edhe Erion Mërkuri, pasi kërkon që kolegu i tij të dënohet me burg dhe jo me gjobë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ende pa u dhënë vendimi i Gjykatës së Apelit, Artur Ibo u përjashtua edhe nga policia pas 20 vitesh shërbim.

Artur Ibo: “Vjen një ditë që hyn dikush në radhët e policisë, në gjykimin tim ishte jashtë kritereve për t’u marrë në radhët e policisë. Sepse e njihnim edhe si problem, edhe si person. Me informacionet që kam marrë unë, sepse kam punuar në sallë operative nga viti 2007-2013, kemi patur telefonata dhe nga familjarët e këtij zotërisë, sepse ishte i dhunshëm në familje dhe kërkonin ndihmën e patrullës tonë për ta qetësuar, për të pirë ilaçet. Probleme depresioni.

Më vjen zor, sepse nuk doja të isha në këtë ditë, por jam i detyruar. Zanafilla ka filluar që para 3 vitesh, kur isha në togën e këtij zotërisë. Patëm një debat për problem pune, mendoj që dha një urdhër dhe ishte i padrejtë, e debatuam goxha. Dhe që atëherë mori inat. Unë e dija se kush ishte dhe ruajta distancën. U ndërrova nga toga e tij, kalova në një togë tjetër që mos kisha kontakte me atë person. Sepse unë e di që ai është i papërmbajtshëm në momente të caktuara. Keq më vjen, kam ngrënë bukë, por jam i detyruar. Në togën kur shpeshherë specialisti jonë mungonte, bënte dhe zotëria shërbim në togën tonë. Sa herë që mua më binte radha për në patrullë në makinë, thoshte jo, nxirre në këmbë, hiqe nga makina. Po unë nuk i hyra kësaj pune sepse kjo është çështje e brendshme. Në debat e sipër ai në një moment më goditi në dorë. U detyrova e shtyva, vura duart në fyt, në gjoks. Edhe ai më shtynte. Pas 4-5 orëve kishte vajtur kishte bërë kallëzim tek SHÇBA dhe i është drejtuar Prokurorisë për dëmtime nga fyti. U morën nga pyetje nga oficeri i SHÇBA Artur Prifti, më mori më tha do vete në Prokurori, prokurori më ka ngarkuar mua ta ndjek edhe si problem për hetimet për vepër penale “goditje për shkak të detyrës”.

Para një jave më erdhi dhe komunikimi nga Drejtoria e Standardeve, përjashtohesh nga radhët e Policisë së Shtetit. Unë mendova që do pritej dhe vendimi gjyqësor i Shkallës së Apelit. Në momentin që pezullon hetimet sepse ja lë në dorë drejtësisë, lere të mbarojë punë drejtësia. U dënova me 2 milionë Lekë gjobë. Papritur e pa kuptuar ankohet përsëri e motra sepse qenkan procedurat e reja sepse jep mendimin e dënimit edhe i dëmtuari me avokat. Të dënohet me burg, kanë bërë ankimim dhe ata në Gjykatën e Apelit”.

Nga denoncimi i këtij rasti, është zbuluar se shefi i togës Erion Mërkuri më parë kurohej me KEMP pasi vuante nga depresioni. Para se të emërohej në radhët e Policisë së Shtetit, Mërkuri kishte kërkuar ndërprerjen e KEMP-it. Problemet shëndetësore që zotëria në fjalë ka pasur (apo ka), ngrenë dyshime për emërimin e tij në strukturat e policisë nëse janë shkelur kriteret e pranimit.

Artur Ibo: “Erioni është specialist i rendit në Komisariatin e Policisë Korçës dhe është komandant toge. Unë kam informacion që zotëria para se të merrej në punë është trajtuar me KEMP. Për mos thënë që të hetohet edhe në spitalin e shëndetit mendor në Korçë. Sepse kam informacion që ai zotëri është kuruar në atë spital, ka pasur probleme mendore. Kam informacion që më pas është goditur në kokë nga një tullë. Ka marrë dhe KEMP për invalid. Ai mua më ka goditur i pari, më ka provokuar.

Edhe shefi i rendit, që është eprori jonë i drejtpërdrejtë, në gjyq kur është thirrur në cilësinë e dëshmitarit, e ka shprehur me llafe që për Erion Mërkurin kam ankesa dhe nga punonjës policie të tjerë për mënyrën e komunikimit. Dhe faktikisht nga gjykata nuk u mor për bazë fare. Që kjo është fakt domethënës. Të hetohet zotëria sepse është trajtuar me KEMP për probleme mendore dhe fizike. Kam këmbëngulur me forcë që ai njeri nuk duhet të jetë në radhët e policisë. Megjithatë nuk m’u dëgjua zëri”.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikon në telefon me shefin e policisë së Korçës, Lorenc Paganika, i cili thotë qartë se një person nuk mund të rekrutohet në Policinë e Shtetit nëse nuk plotëson kriteret.

Shefi i Policisë, Lorenc Paganika: “Do verifikohet tak e tak! Kurse nga ana dokumentare, e thërrita unë atë të personelit. Nga ana dokumentare, i ka paraqit letrat, kur është rimarrë në punë. Letrat në rregull! Tani ta verifikojmë. E kam kaluar aty. Ja të shikojmë! S’i lejohet, nëqoftëse nuk shikon mirë nga sytë, nëqoftëse nuk është nga ana mendore. Po ja ta shikojmë tani! Ai e ka marrë atë”!

Kurse shefi i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Artur Prifti, që hetoi konfliktin mes dy punonjësve të Policisë së Shtetit, nuk pranon të komentojë.

Shefi i SHÇBA, Artur Prifti: “Dëgjo! Për një sqarim më të hollësishëm, mund të drejtoheni në drejtorinë tonë në Elbasan”!

Më pas gazetari iu drejtua zyrave të KEMP-it në Korçë, ku në sektorin e financës zbuloi se shefi në polici, Erion Mërkuri, merrte ndihmë financiare për problemin e tij shëndetësor dhe më pas kishte kërkuar vetë që të shkëputej, pasi do të fillonte punë në Policinë e Shtetit. Shkëputja e KEMP-it nuk është bërë me urdhër nga mjeku nëse do të kishte konstatuar që zotëria në fjalë është i aftë për punë.

Stopi: Kur e ka filluar trajtimin me Kemp?

Financa, Kempi Korçë: Këtu, data e fillimit 1 qershor 2011. Këtu është një vit.., është përsëritur, përsëritjen prapë…

Stopi: E la vetë ai, sepse mund ta përfitonte, n.q.s vazhdonte?

Financa, Kempi Korçë: Po!

Stopi: Sepse është dëmtim, që është i pa rikuperueshëm?

Financa, Kempi Korçë: Po, po! Këtu kanë vënë një shënim  kontrolli, që rikontroll, konsultë në QSUT, që të kontrolloheshe dhe nga QSUT-ja. Në 2013-ën…

Stopi: E kuptoj! E ka bërë rikontrollin në QSUT?

Financa, Kempi Korçë: Jo! Nuk e ka bërë ai, sepse e ka mbyllur pastaj.

Stopi: Kjo është mbyllja! Vendim.., ëëë ky…Po, cfarë thotë kjo?

Financa, Kempi Korçë: Duke parë gjëndjen e mirë të invalidit dhe me kërkesën e invalidit, është i aftë për punë…,ëëë pa grup. Këtë e shënon ai neurologu, Raqi, këtu në Korcë. Po janë edhe 5 mjekë të tjerë. Mesa di unë, ky e la vetë. E la vetë, se filloi punë atëherë…

Stopi: Ky e la vetë?

Financa, Kempi Korçë: Mesa di unë, kështu e di! Edhe këtu kështu është shkruar, me kërkesën e tij.

Stopi: Po! Erion Mërkuri!

Sipas mjekëve, me diagnozën e tij Erioni Mërkuri nuk mund të bëjë punë të plotë, e aq më pak drejtues policie. /tvklan.al

 

Tags: Erion MërkuriKomisariatin e KorçësPolicia e Shtetit

TË LIDHURA

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK
Aktualitet

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

11:41 | 24/10/2025
Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

10:48 | 24/10/2025
Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve
Politikë

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Next Post
Denoncimi/ Babai i Kejdi Mehmetajt mashtron banorët e pallatit në Fier, i shet hyrjet 2-3 herë

Denoncimi/ Babai i Kejdi Mehmetajt mashtron banorët e pallatit në Fier, i shet hyrjet 2-3 herë

Pesë kallëzime penale për Voltana Ademin, Prokuroria bën bilancin e votimeve

Pesë kallëzime penale për Voltana Ademin, Prokuroria bën bilancin e votimeve

Banorët e fshatit Borakaj të Shijakut, prej 7 vitesh pa ujë të pijshëm (Video)

Banorët e fshatit Borakaj të Shijakut, prej 7 vitesh pa ujë të pijshëm (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK
Aktualitet

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

by mirseda
11:41 | 24/10/2025
0

Bujë bëri lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media, se brenda qelisë së Nuredin Dumani,...

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

10:48 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

10:44 | 24/10/2025
Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com