pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetganobetsezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA/Nxënësit përgatiten në rast sulmesh me armë

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Një realitet i jetës amerikane është dhuna me armë.  Në ditën e parë të vitit 2018 në SHBA u qëlluan për vdekje 12 persona.  Të shtënat ndodhin kudo – në shtëpi, qendra tregtare, në rrugë dhe në shkolla. Në vitin 2017, në Shtetet e Bashkuara pati 9 incidente me armë zjarri në shkolla, që lanë 15 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur. Tani, një program i ri simulimi synon të ndihmojë për sigurinë e mësuesve dhe nxënësve në rast të një sulmi të mundshëm.

“Siç e shihni këtu, Tabitha po zgjedh personazhe të ndryshëm, pasi kemi tipa të ndryshëm. Të dyshuarit mund të vijnë me armë. Mund të jenë të rritur ose fëmijë”,thotë Bob Walker, menaxher i projektit Edge.

Është si miliona video-lojra të tjera që keni parë, por kjo nuk është lojë. Programi është hartuar për të simuluar atë që mund të ndodh kur një person i armatosur hyn në shkollë.

“I dyshuari hyn dhe shkakton kaos. Programi tregon sesi mësuesi mund të përgjigjet ndaj një situate të tillë duke ndërmarrë veprime të ndryshme me nxënësit, duke i rreshtuar së pari pas murit.”

Është një skenë e rëndë për t’u parë, por programuesit thonë se kjo lojë simuluese mund të shpëtojë jetë njerëzish.

“Shumë nga këto simulime u lejojnë mësuesve të testojnë gjëra që janë provuar. Për shembull, në incidentin me armë zjarri në universitetin Virginia Tech, u mësua se mbyllja e dyerve funksionoi shumë mirë. Kjo u jep shkollave të zonës mundësinë të provojnë skenarë të ndryshëm për të parë se çfarë funksionon më mirë në mjediset e tyre”, thotë Bob Walker.

Synimi është t’u jepet mësuesve, administratorëve dhe ndoshta edhe policisë, mundësia për të parë virtualisht se çfarë mund të ndodhë në rastin e një incidenti me armë zjarri në kampus.

“Përvoja të jep shanse më të mëdha për të mbijetuar. Sa më shumë përvojë të kesh, aq më të larta janë shanset për të mbijetuar. Pra ky simulim të jep rastin të praktikohesh dhe të krijosh përvojë duke ditur çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon”, thotë Tamara Griffith me laboratorin kërkimor të ushtrisë.

Programimi i simuluesit ishte i vështirë për të gjithë personat e përfshirë.

“U ulëm dhe dëgjuam regjistrimet e telefonatave të policisë për ngjarje të ndryshme dhe është shumë tronditëse kur mendon se çfarë ka qënë duke ndodhur në atë moment gjatë regjistrimit të këtyre telefonatave. Po mundohemi të përgatisim më mirë forcat e rendit dhe të gjithë njerëzit që duhet të përballen me situata të tilla”,thotë Tamara Griffith.

Sulmuesit, fëmijët dhe administratori në lojën e simuluar, operojnë me inteligjencë artificiale që i lejon programuesit të testojnë strategji të ndryshme të sigurisë për të parë sesi funksionojnë ato, shkruan voa.

Simulimi është i pakëndshëm dhe tronditës, por programuesit thonë se po bëjnë më të mirën e mundshme për t’i përgatitur mësuesit për rastin më të keq.

“Mund të parandalojmë shumë vdekje, mund t’i përgatisim më mirë njerëzit, mund t’i bëjmë mjediset më të sigurta në se e çojmë këtë projekt tek njerëzit e duhur”, thotë Tamara Griffith.

Programi përdoret tashmë nga ekipet e përgjigjes së shpejtë, por Laboratori Kërkimor i Ushtrisë ka në plan ta bëjë versionin për shkollat të gatshëm shumë shpejt dhe pa pagesë.

Tags: armenxenesitpërgatitenrastSHBAsulmesh

TË LIDHURA

Bota

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

17:47 | 17/07/2026
Bota

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”

17:19 | 17/07/2026
Bota

Mediat zvicerane: 4.2 mln € nga fondi i emergjencave për Kanye West, “katastrofë politike” për Ramën

14:33 | 17/07/2026
Next Post

Ish-deputeti i PS-së: Futbolli do të bjerë në kthetrat mafioze

19 vite nga masakra e Reçakut/Walker: S’pranoj dekoratë nga Thaçi

Dosja 'Tahiri-Habilaj'/"Për 6 muaj vete në Hënë, 20 milionë euro në fushatë"







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

by mirseda
23:03 | 17/07/2026
0

Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke...

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026

”Ndjesa e një monstre”, Berisha për ministres serbe: Të shpallet ”non-grata”

22:38 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

22:02 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com