Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte një veprim “shumë i zgjuar … ndryshe nga e kaluara” për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.

Presidenti Trump tha se ishte duke punuar me drejtuesit e Kongresit, përfshirë demokratët e opozitës, për të vendosur sanksione ekonomike “të fuqishme” kundër Turqisë për sulmet e saj ndërkufitare, edhe pse Ankaraja ka shprehur paraprakisht kundërshtime. Ai shkroi në Twitter se ka “konsensus të madh” për të vepruar kundër Turqisë, një anëtar i NATO-s përkrah Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha për kanalin Fox News të dielën se presidenti Trump urdhëroi të shtunën në mbrëmje “tërheqjen e qëllimshme” të 1000 trupave të mbetura amerikane nga veriu i Sirisë. Zoti Esper tha se zyrtarët amerikanë. kishin frikë se trupat amerikane do të goditeshin në përparimin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Televizioni shtetëror sirian tha se forcat qeveritare kanë lëvizur në veri drejt kufirit për t’u “përballur me agresionin turk”, por nuk dhanë hollësi të tjera.

Një zëdhënës i administratës së drejtuar nga kurdët në qytetin sirian të Kobanit tha se Forcat Demokratike Siriane kishin arritur një marrëveshje që trupat siriane të vendoseshin në tre pika në ose pranë qytetit.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i bënë thirrje Turqisë që të përfundojë inkursionin e saj. “Ne nuk mund ta pranojmë më këtë situatë kundër kurdëve”, thanë të dy udhëheqësit.

Sekretari Esper hodhi poshtë polemikën nga kritikët në Kongres, përfshirë kolegët republikanë të Trump-it, se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur kurdët.

“Ne e kundërshtuam Turqinë të mos e bënte këtë operacion,” tha zoti Esper. Por ai tha se Turqia ishte “plotësisht e angazhuar për ta bërë këtë pa marrë parasysh se çfarë do të bënim ne.”

Megjithatë, shtoi sekretari Esper, “Ne po bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë Turqinë të ndalë këtë sjellje skandaloze”.

Ai pranoi se luftëtarët kurdë dhe civilët po vriten në sulmet turke.

“Është e tmerrshme,” tha ai. “Situata përkeqësohet për çdo orë.”

“Kjo është pjesë e situatës së tmerrshme ku na ka futur Turqia”, tha shefi i Pentagonit. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk janë gati për të luftuar Turqinë, një aleat i vjetër, në emër të kurdëve”. Ai tha se konflikti turko-kurd “është 200 vjeçar”.

Megjithatë, sekretari Esper dënoi inkursionin e Turqisë dhe vendimet e tjera, përfshirë blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus kundër dëshirave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

“Sjellja e tyre gjatë viteve të fundit ka qenë e tmerrshme,” tha sekretari Esper, duke shtuar se Turqia “po dilte nga orbita jonë”.

Një kritik i presidentit Trump, senatori demokrat Chris Van Hollen, tha në të njëjtin emision të Fox News: “Njerëzit po vriten tani”. Ai tha se administrata Trump ” tani duket qesharake. Ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po flasin”.

Por presidenti Trump tha se kritikët që kanë kundërshtuar tërheqjen e trupave të tij nga Siria veriore po nxisin “luftëra të pafundme” për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme.

“Ata që gabimisht na futën në Luftërat e Lindjes së Mesme ende po bëjnë presion për të luftuar”, tha presidenti Trump në Tweeter. “Ata nuk e kanë idenë se çfarë vendimi të keq kanë marrë. Pse nuk kërkojnë një Deklaratë të Luftës?”, shkroi ai.

Ai tha se vende të tjera “mund të duan të hyjnë e të luftojnë për njërën palë ose tjetrën. Le t’i lemë!”

Zyrtarët kurdë sirianë ndërkohë thonë se qindra mbështetës të dyshuar të Shtetit Islamik dhe familjarë kanë shpëtuar nga një kamp në veri të Sirisë, ndërsa Turqia vazhdon operacionin e saj ushtarak në zonë.

Jelal Ayaf, zyrtar i kampit Ayn Issa, vlerësoi se 850 të huaj të lidhur me ISIS-in shpëtuan dhe kishin ndihmë nga celulat e fjetura që depërtuan në një pjesë të kampit. Pjesëtarët dhe përkrahësit e familjeve të shpëtuara të ISIS-it mendohet se janë nga Britania, Irlanda, Rusia, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia.

Turqia nisi operacionin e saj të planifikuar ushtarak të mërkurën e kaluar që synon të largojë forcat kurde në veri të Sirisë që i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm dhe që u kritikua gjerësisht se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni./VOA

Tags: KurdetsiriTrumpturqi

TË LIDHURA

Në arrati për orë të tëra, tre të burgosur të rrezikshëm arrestohen në Florida
Bota

Në arrati për orë të tëra, tre të burgosur të rrezikshëm arrestohen në Florida

21:54 | 23/12/2025
28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri
Bota

28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armatosur në Nigeri

21:15 | 23/12/2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinjin
Bota

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinjin

16:46 | 23/12/2025
Next Post
Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme

Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme

73 shqiptarë në Siri dhe Irak/ Sojati: E kemi të pamundur të flasim me autoritetet që i mbajnë

73 shqiptarë në Siri dhe Irak/ Sojati: E kemi të pamundur të flasim me autoritetet që i mbajnë

Marsida i shkruante Dritan Haxhollit: “Je super i lezetshëm”

Marsida i shkruante Dritan Haxhollit: "Je super i lezetshëm"







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com