Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA.
Lagjja ku u regjistruan të shtënat ndodhet afër tregut publik të Rochesterit. Policia nuk ka bërë të ditura emrat e viktimave por thotë se ata ishin të moshës 18 dhe 20 vjeç.
Policia nuk ka identifikuar ende asnjë të dyshuar lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk është akoma e qartë se sa ishte numri i agresorëve.