E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në moshën 87 vjeçare. Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, njoftoi Gjykata e Lartë. Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Zonja Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste. Ajo kishte lindur më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste. Zonja Ginsburg lindi më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut dhe vdiq në moshën 87-vjeçare në Uashington.

Më 10 gusht 1993, Ruth Bader Ginsburg u bë gruaja e dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që u bë anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara. Zonja Ginsburg e dinte se ajo dëshironte të bëhej avokate që në vitin e tretë në kolegj.

Ajo ishte e motivuar nga “frika e kuqe” që mbërtheu kombin në vitet 1950, kur amerikanët kishin frikë nga kërcënimi i perceptuar nga Bashkimi Sovjetik. Në një proces të udhëhequr nga senatori Joseph McCarthy, mijëra njerëz u akuzuan publikisht si komunistë.

“Kishte avokatë të guximshëm që ngrinin zërin për ata njerëz dhe po i kujtonin Senatit tonë, të shikonin Kushtetutën, të shikonin amendamentin e parë, se çfarë thuhet aty? Nëse avokatët mund të na ndihmojnë të kthehemi në kontakt me vlerat më themelore, kjo është ajo që unë dua të jem”, tregonte zonja Ginsburg.

Prindërit e zonjës Ginsburg nuk e inkurajuan atë të studionte për drejtësi, të frikësuar se nuk do të ishte në gjendje të gjente një punë në profesionin e mbizotëruar nga meshkujt.

Por, zonja Ginsburg ishte e vendosur. Dhe pasi u diplomua nga Universiteti Cornell në 1954, ajo u pranua në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Harvard, vetëm pesë vjet pasi filloi të pranonte gra.

“Kur hyra në fakultetin e drejtësisë, ishim mbi 500; nëntë prej nesh ishin gra”, tregonte zonja Ginsburg.

Dy vjet më vonë, burri i saj – Martin Ginsburg, një avokat i njohur i taksave dhe profesor i drejtësisë – filloi punë në qytetin Nju Jork, dhe zonja Ginsburg u transferua në Shkollën e Drejtësisë në Columbia ku ajo mori diplomën e saj në 1959.

Dhe, siç e kishin parashikuar prindërit e saj, ajo e pati të vështirë të hynte në botën e burrave.

“Nuk kishte asnjë firmë të vetme (ligjore) në të gjithë qytetin e Nju Jorkut që të ishte e gatshme të rrezikonte me mua”, tha ajo.

Por me ndihmën e një profesori, ajo filloi një punë zyre. Menjëherë pas kësaj, ajo filloi të jepte mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Rutgers dhe atë të Universitetit Columbia.

Në 1972, zonja Ginsburg themeloi Projektin për të Drejtat e Grave, për të punuar për barazinë për gratë dhe vajzat, në të gjitha sferat e jetës.

“Në atë kohë kishte shumë, shumë ligje që u jepnin përparësi burrave ngaqë thjesht ishin burra”, thotë zonja Lenora Lapidus.

Zonja Lapidus është drejtore e Projektit të të Drejtave të Grave, në Unionin Amerikan për Liritë Civile (ACLU).

“Gjatë gjithë viteve 1970, ndërsa drejtoi Projektin për të Drejtat e Grave, ajo solli çështje gjyqësore të njëpasnjëshme në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të përcaktohej që Kushtetuta ndalonte diskriminimin seksual”, thotë zonja Lapidus.

Dy dekada më vonë, Ruth Bader Ginsburg ishte anëtare e asaj Gjykate, e emëruar në 1993, nga Presidenti Bill Clinton.

Gjatë kohës së saj në Gjykatën e Lartë, ajo ishte një zë elokuent për anën liberale të kësaj trupe. Zonja Ginsburg besonte se pengesat gjinore me të cilat përballen gratë në vendin e punës sot janë zhdukur në Shtetet e Bashkuara.

Ajo që mbetet, tha ajo, është diçka që nuk mund ta vendosë një gjykatë; që shoqëria amerikane të jetë e hapur ndaj idesë që gratë dhe burrat kanë nevojë për një ekuilibër midis punës dhe familjes.

Zonja Ginsburg ekuilibroi jetën e saj si nënë e dy fëmijëve që punonte, me dashurinë dhe mbështetjen e burrit të saj Martin, i cili ndërroi jetë në 2010.

“Gjëja më e rëndësishme ishte që kisha një partner të jetës, burrin tim, i cili mendonte se puna ime ishte të paktën po aq e rëndësishme sa e tija, dhe që dëshironte shumë të bëhej pjesë e viteve të rritjes së fëmijëve të tij”, tha zonja Ginsburg.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë thoshte se ajo gjithmonë përpiqej të bënte atë që ajo besonte se është e drejtë.

“Shpresoj që të kujtohem si dikush që e donte ligjin, e donte vendin e saj, e donte njerëzimin, çmonte dinjitetin e çdo individi dhe punonte sa më shumë me çfarëdo talenti që kishte, për ta bërë botën pak më të mirë se ç’ishte”, thoshte zonja Ginsburg. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...