Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

SHBA të heqë dorë nga iluzionet, Rusia është një shtet i mbaruar

8 vjet ago
in Të Gjitha
SHBA të heqë dorë nga iluzionet, Rusia është një shtet i mbaruar

Nga Nikolas K. Gvosdev “National Interest”/Është koha të ndahemi nga iluzionet. Për një kohë të gjatë, komuniteti amerikan i sigurisë kombëtare, është luhatur në vlerësimin e tij ndaj Federatës Ruse, duke u lëkundur mes shikimit të Moskës si kërcënimi gjeopolitik numër një për vendin, dhe shpërfilljes së sfidës së një kombi që e ka PBB-në e barabartë me atë të Portugalisë.

Kjo ka çuar në një qasje, që e sheh Rusinë si konkurrente dhe kundërshtare, por që nuk kërkon shumë investim, pasi kërcënimi i pandalshëm i Ru      sisë së sotme, do të zhduket kur ajo në mënyrë të pashmangshme të shembet nën peshën e kontradiktave të saj ekonomike, politike dhe demografike.

Në vitin 2018, veçanërisht pas rizgjedhjes së Vladimir Putinit në presidencë, mjedisi është i qartë. Rusia refuzon partneritetin e ofruar sipas kushteve amerikane, veçanërisht nëse ai nënkupton se Moska duhet t’i përmbahet rregullave perëndimore të angazhimit.

Nga ana tjetër, në hedhjen e hapave për të siguruar atë që beson se është në interesin kombëtar të Rusisë, Kremlini, ka ndërmarrë veprime – si aneksimi i Krimesë – që e kanë bërë të pamundur për SHBA-në të vazhdojnë pasjen e një lidhjeje më të ngushtë me Moskën.

Administrata Trump e 2018-ën, ka tashmë ka shumë pak “karota”, me të cilat do të ndjekë një strategji të kompensimit (duke e inkurajuar Rusinë të ndryshojë sjelljen e saj në vend dhe skenën ndërkombëtare) sesa kishte në dispozicion administrata Obama në vitin 2014.

Sanksionet e ndërmarra, plus veprimet në përgjigje të helmimit të Skripal, kanë zhdukur tek politika amerikane cilëndo nga nxitjet pozitive për kompensimin.

Ajo që mbetet janë mjetet e dizajnuara për të imponuar dhe rritur aftësitë parandaluese, për të dekurajuar Rusinë nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme, që konsiderohen armiqësore ndaj interesave amerikane.

Një vlerësim i matur, mund të arrijë në përfundimin se si pjesë e një strategjie për të parandaluar dhe përmbajtur më mirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin parasysh shpenzimet në rritje në një gamë të gjerë instrumentesh shtetërore, dhe jo thjesht në prokurimet ushtarake, por në fushat që mbeten të lëna pas dore pas fundit të Luftës së Ftohtë, të tilla si informacioni dhe diplomacia publike.

Ajo duhet të ringjallë aleancat kyçe – dhe të jetë në gjendje të vendosë të lërë mënjanë fërkimet ne sektorë të caktuar me aleatët (për shembull, grindjet në politikën tregtare me Gjermaninë dhe Korenë).

Por deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi, se një pjesë e madhe e diskursit kombëtar është fokusuar pikërisht mbi këtë çështje.

Në vend të kësaj, shpresa është që rrethi i kostove për të përmbajtur Rusinë mund të karakterizohet nga faktorë – iluzionare, sipas mendimit tim – që do të shmangin nevojën për t’u kërkuar amerikanëve ta përballonin këtë barrë.

Një iluzion tashmë është zhdukur:ideja që pas zgjedhjeve presidenciale të marsit, populli rus do të ngrihej në protesta për të rrëzuar Putinin, siç ndodhi në Serbi në vitin 2000, Gjeorgji në vitin 2003, dhe Ukrainë më 2004 dhe 2014-ën.

Sfida ruse, do të zgjidhej nëse në Kremlin hynte në Kremlin si president Aleksei Navalni apo Ksenia Sobçak. Iluzioni i dytë ka të bëjë me prirjen në rënie të fuqisë ushtarake ruse. Në fakt parashikimet rreth madhësisë relative të fuqisë ushtarake ruse deri në vitin 2050, flasin për një zvogëlim radikal.

Por për disa nga vitet e ardhshme, Rusia do të ruajë një trashëgimi të mjaftueshme të fuqisë ekonomike dhe ushtarake, për të mbetur një lojtare globale. Një strategji e pritjes për rënien e Rusisë në vitin 2050, duket e pavërtetë si një qasje ndaj sfidave që duhet të ballafaqohen gjatë viteve 2018- 2024.

Ngjashëm, fakti që politika e SHBA-së, gjatë disa viteve të fundit,  nxiste Moskën dhe Pekinin në një përqasje më të afërt strategjike, duket se hidhet poshtë nga referencat e të kaluarës së keqe ndërmjet të dyja vendeve.

Po, rusët shqetësohen për një kërcënim kinez për Lindjen e Largët Ruse, dhe kinezët do të preferonin ende të ndryshonin fitimet perandorake të Rusisë në shekullin XIX.

Por institucionet strategjike si në Moskë ashtu edhe në Pekin, kanë treguar aftësinë për të lënë mënjanë ndjenjat nacionaliste, dhe për të parë përfitimet e bashkëpunimit më të ngushtë. Sërish, arritja e një sërë marrëveshjesh gjeopolitike me Kremlinin, është e pamundur për aq kohë sa Putini mbetet në pushtet.

Duke pasur parasysh qasjen e tij gjatë dy viteve të fundit, për të filluar kultivimin e një brezi të ri udhëheqësish në Rusi, pasardhësi i Putinit ka gjasa të vazhdojë qasjen e tij. Tani, Shtetet e Bashkuara duhet të peshojnë opsionet që kanë në dispozicion në politikën e jashtme.

Dobësim i Rusisë në Euro-Azi, nëpërmjet  tërheqjes së Kinës nga partneriteti i saj strategjik, duke pranuar preferencat e Pekinit mbi Detin e Kinës Jugore dhe Lindore? Lejimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, kryesisht ashtu siç është, dhe inkurajimin e Teheranit për të zvogëluar mbështetjen e tij ndaj Moskës?

Kapërcim i rezistencës së brendshme ndaj tregtisë, duke ringjallur Partneritetin Trans-Paqësorit dhe Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, si struktura të reja gjeo-ekonomike për të plotësuar lidhjet e sigurisë së SHBA me basenet e Paqësorit dhe Atlantikut? Rekomandim i zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s?

Putini duket se i kupton sfidat e lëvizjes në një periudhë më të gjatë konfrontimi dhe konkurrence me Shtetet e Bashkuara, dhe po e përshtat strategjinë e tij.

Deri më tani, përgjigja e SHBA-së mbetet reaktive dhe episodike. Është koha për t’u ndarë nga iluzionet. Përndryshe, Shtetet e Bashkuara nuk mund të zhvillojnë dhe zbatojnë një politikë të qëndrueshme ndaj Rusisë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

 

Tags: dorëheqëiluzionetmbaruarrusiaSHBAshtet

TË LIDHURA

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
E kishin helmuar, ish-presidenti:  Më puthi gruaja në buzë dhe tha…

E kishin helmuar, ish-presidenti: Më puthi gruaja në buzë dhe tha…

Vasili: Kujt po ja kërkon taksën, njerëzve pa punë apo bizneseve që po mbyllen

Vasili: Kujt po ja kërkon taksën, njerëzve pa punë apo bizneseve që po mbyllen

Video/Tërbohen mediat serbe: Po na provokon Linda Morina!

Video/Tërbohen mediat serbe: Po na provokon Linda Morina!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

by mirseda
12:02 | 11/02/2026
0

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11:03 | 11/02/2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com