Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA shton përpjekjet për të ndihmuar vendet e tjera me vaksina

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA shton përpjekjet për të ndihmuar vendet e tjera me vaksina

Shtetet e Bashkuara janë drejt realizimit të objektivit për të vaksinuar 200 milionë amerikanë deri në fund të prillit dhe administrata e Presidentit Biden po ndërmerr hapa për të ndihmuar vende të tjera me vaksina, duke emëruar një koordinatore për përgjigjen globale ndaj COVID-19.

Duke filluar nga 19 prilli, të gjithë të rriturit në Shtetet e Bashkuara do të jenë të kualifikuar të vaksinohen, dy javë më herët se afati i mëparshëm i 1 majit, njoftoi Presidenti Joe Biden.

“Aktualisht po administrojmë mesatarisht 3 milionë doza në ditë, mbi 20 milionë vaksinime në javë. Vetëm të shtunën, u njoftua se janë bërë mbi 4 milionë doza. Jemi vendi i parë që kemi vaksinuar plotësisht mbi 62 milionë persona”, tha presidenti Joe Biden.

Vendet e tjera u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i ndihmojnë me vaksina dhe në fillim të javës zoti Biden emëroi eksperten e shëndetësisë, Gayle Smith si koordinatore për përgjigjen globale të administratës ndaj pandemisë.

Zonja Smith mbështet dërgimin e vaksinave të tepërta jashtë vendit.

“Udhëheqja amerikane është jashtëzakonisht e nevojshme dhe unë jam plotësisht e bindur se ne mund ta luajmë këtë rol”, tha ajo.

Ndërsa shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë filluar imunizimin me vaksina kineze dhe doza të siguruara nga COVAX, mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e vaksinave, ekspertët thonë se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë shumë më tepër se sa të ofrojnë dozat e tepërta.

“Amerika mund të ndihmojë në rritjen e kapacitetit prodhues për këtë qëllim. Mund vendosim rregull dhe transparencë në tregun e vaksinave në të gjithë botën. Aktualisht ky treg është jotransparent dhe kaotik”, thotë J. Stephen Morrison, drejtor i Qendrës Globale të Politikave Shëndetësore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

Të martën, zoti Biden vizitoi një qendër vaksinimi në një kishë në Virxhinia. Administrata e tij ka krijuar një koalicion të drejtuesve fetarë dhe atyre të komunitetit për të bindur rreth 20 për qind të amerikanëve që sipas sondazheve, hezitojnë të vaksinohen.

Amerikanët gjithashtu po shkelin gjithnjë e më shumë protokollet shëndetësore, përfshirë një numër i madh njerëzish që festuan fitoren në një lojë basketbolli këtë javë.

“Kemi mbi 60,000 raste të reja çdo ditë. Dhe tani janë të rinjtë që po e përhapin virusin. Ata shkojnë në ndeshje sportive, shkojnë në restorante dhe bare”, thotë William Schaffner, profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, rreth 40 për qind e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe pothujse 20 për qind e popullsisë së përgjithshme është plotësisht e vaksinuar./VOA/

Tags: ndihmaSHBAvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Kontrollorja tregon arsyen pse pezulluan punën në Albcontrol

Emrat/ Kontrollorët e trafikut ajror që u shoqëruan në ambientet e policisë

Dyqind e shtatëdhjetë kilometra muze. Për çfarë?

Dyqind e shtatëdhjetë kilometra muze. Për çfarë?

Video / Kontrollori pas shoqërimit: Në polici gjithë natën, më morën telefonin

Video / Kontrollori pas shoqërimit: Në polici gjithë natën, më morën telefonin







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com