Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA: Sa i fuqishëm është vërtet John Bolton?

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Sa i fuqishëm është vërtet John Bolton?

Gjendja e tensionuar mes SHBA dhe Iranit po shkallëzohet në mënyrë dramatike. Për shumë vetë John Bolton është njeriu në prapaskenë që lëviz fijet. Por sa e madhe është influenca e tij tek presidenti Trump?

“A është John Bolton njeriu më i rrezikshëm i botës?” Ky është titulli i një komenti të gazetës britanike, “The Guardian”. E ky autor nuk është i vetmi që e shikon me dyshim këshilltarin e presidentit Trump për sigurinë kombëtare. Shumë media botërore e trajtojnë këtë temë: çfarë drejtimi po merr politika e jashtme amerikane aktualisht? Kush është ai që e ka timonin, presidenti Donald Trump apo këshilltari për sigurinë, John Bolton?

Bolton nuk druhet të përdorë forcën ushtarake

“Bolton ndjek prej vitesh një axhendë anti-globaliste e nacionaliste të supremacisë amerikane”, thotë Thomas Jäger, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kölnit. John Bolton është një “hardliner”, ndjekës i politikës së ashpër, që nuk ka asnjë drojë të përdorë mjetet ushtarake. Irani dhe regjimi i mullahëve është për politikanin konservator prej vitesh një halë në sy. Retorika e tij e bën të qartë: ky regjimi duhet të hiqet qafe, në rast nevoje, me dhunë.

Aktualisht duket se gjendja mes Uashingtonit dhe Teheranit vërtet po shkallëzohet. Diplomatë amerikanë janë tërhequr nga Lindja e Afërt, ndërkohë që një aeroplanmbajtëse, një bombardues dhe sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA janë zhvendosur drejt Gjirit Persik. Sipas raportimeve në mediat amerikane, Bolton ka pyetur në Pentagon, që të verifikohet mundësia e dërgimit të 120.000 ushtarëve në rajon. Trump e ka hedhur poshtë këtë, por shton, se nëse do duhet të dërgohen trupa amerikane, atëherë ai do të dërgonte më shumë se 120.000 ushtarë.

Vëllezër ideali

Shumë amerikanë mendojnë, se ndërhyrjet e fundit ushtarake amerikane nuk kanë pasur shumë sukses. Por Bolton ka qëndrim tjetër, mendon Jäger. “Ai do thoshte, që duhet të kishim goditur më ashpër dhe shumë më herët, pra në mënyrë preventive.” Kredoja e Trumpit nga ana tjetër është: jo më shumë, por më pak prezencë ndërkombëtare ushtarake. Pra jo më „luftëra idiote”. Amerika e para, apo jo?

“Trump është keqkuptuar dy vite më radhë në Gjermani”, thotë Jäger. Ndryshe nga komentimet dhe ç’është shkruar, Trump nuk ka ndjekur asnjëherë një axhendë izolacioniste, thotë politologu. „Por lidhur me pozicionin superior amerikan, në këtë pikë si Bolton edhe Trump janë të një mendimi.” Që të dy janë nacionalistë, që duan të zgjerojnë distancën mes SHBA dhe pjesës tjetër të botës. “Trump e mendon ‚Make America great again‘, shprehimisht kështu edhe në politikën e jashtme”, thotë Jäger.

Forcimin e pushtetit të SHBA, rritjen e shpenzimeve ushtarake, dobësimin ekonomik të shteteve të tjera. Në këtë pikë Trump dhe Bolton ndjekin një linjë. “Mungesë ujdie ka në çështjen e intervenimit ushtarak. Bolton kërkon ta përdorë më shpesh këtë, ndërkohë që Trump heziton”, thotë Jäger.

“Trump nuk është marionetë e këshilltarëve të tij”

Përballë rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit rritet frika, se Bolton mund ta suflojë presidentn Trump. Në fund të fundit, përflitet se ishte ky këshilltari i sigurisë që i dha edhe nxitjen e fundit, Donald Trump për të hequr dorë nga marrëveshja me Iranin. Sikur Trump është marioneta e John Bolton. Ose siç shkroi Los Angelos Times: „Është bota e John Boltonit. Trump vetëm e jeton atë.”

Politologu Thomas Jäger nuk mendon kështu. „Trump nuk është marioneta e këshilltarëve të tij.” Ai si president ka treguar, se ka qëndrimet e tij dhe në raste të caktuara ndjek përfytyrimet e tij. Në rastin e Koresë së Veriut, për shembull, të gjitha shenjat ishin për shkallëzim të situatës. Në fund presidenti amerikan shtrëngoi duart me „burrin e shkurtër me raketa”, thotë Jäger. „Trump e ka të rëndësishme, që ta bëjë të qartë, se ai është presidenti, dhe të tjerët janë vetëm këshilltarë”, thekson Jäger.

Prandaj ai reagon i prekur ndaj zërave për fuqinë e ndikimit të Boltonit tek ai. Edhe për luftëra të brendshme në Shtëpinë e Bardhë ai nuk ka dëshirë të dëgjojë. Megjithatë nga shtabi i tij vjen një rrezik që nuk duhet nënvlerësuar, mendon Jäger. Qëndrimi në një situatë të caktuar që mban John Bolton, do të konfirmohej edhe nga një sekretar shteti si Mike Pompeo. Qëndrime e këndvështrime të tjera? Ato nuk shihen gjëkundi. E këtu qëndron rreziku i shkallëzimit me Iranin. Bolton ka bërë të qartë, që Irani duhet të ketë kujdes të mos i presë rrugën amerikanëve. „Por që Irani i kundërshton interesat amerikane dhe ua pret rrugën, kjo nuk është gjë e re, kështu ka qenë gjithë kohës.”

Sipas ekspertit, Thomas Jäger, deklaratat e John Boltonit kanë nxjerrë në pah një perceptim tjetër: Irani provokon, SHBA vihen në mënyrë kërcënuese në pozicion, të gatshëm që në paturpësinë tjetër (e justifikuar) të godasin. „E pikërisht me këtë formë, ai mund ta sjellë Trump në një situatë të tillë, në të cilin presidenti mendon, se nuk mundet ndryshe, pasi humbet autoritet.” E nëse presidenti vërtet vendos për përdorimin e mjeteve ushtarake, kjo do të ishte për John Boltonin përmbushja e një ëndrre të vjetër./DW

Tags: ështëfuqishëmJohn BoltonSHBAvërtet

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
“Berisha, lider i ashpër dhe i pabesë”, Bamir Topi rrëfen bisedën me Ramiz Alinë

“Berisha, lider i ashpër dhe i pabesë”, Bamir Topi rrëfen bisedën me Ramiz Alinë

“U vendose në krye të akademisë së prostatit”, Rudina Hajdari “i përvishet” Gjinushit

“U vendose në krye të akademisë së prostatit”, Rudina Hajdari “i përvishet” Gjinushit

BBC zbulon arsyen pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovizionit

BBC zbulon arsyen pse Jonida Maliqi nuk u shpall fituese e Eurovizionit

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com