Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, republikanët përpiqen të bllokojnë hetimin e ngjarjeve të 6 janarit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, republikanët përpiqen të bllokojnë hetimin e ngjarjeve të 6 janarit

Në SHBA, republikanët e Senatit po bëhen gati të përdorin taktikën e fjalimeve të zgjatura të quajtur “filibuster”, për të bllokuar një komision hetimor rreth sulmit të 6 janarit kundër Kapitolit.

Ky hap i vë në pikëpyetje shpresat për një hetim dypartiak ndaj incidentit të dhunshëm në kryeqytetin amerikan, që rezultoi me vdekjen e disa personave.

Votimi i sotëm do të ishte përdorimi i parë i suksesshëm i një taktike të tillë proceduriale këtë vit për të mos e lejuar Senatin të veprojë. Shumica e republikanëve e kundërshtojnë projektligjin, i cili do të krijonte një komision për të hetuar sulmin e mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

“Turma mori nën kontroll Kapitolin dhe ne nuk jemi në gjendje t’i bëjmë republikanët të bashkohen me ne për ta shënuar atë ngjarje në librat e historisë. Kjo është trishtuese,” tha senatori demokrat Dick Durbin. “Kjo ju tregon se çfarë nuk shkon në Senat, çfarë nuk shkon me taktikën filibuster,” tha ai.

Filibusteri është një taktikë tradicionale që përdoret në Senat, për të vonuar votimin e një projektligji deri në mosmiratimin e tij. Për ndërprerjen e debateve dhe avancimin e një projektligji kërkohet që 60 nga 100 senatorët të votojnë pro. Në kushtet kur Senati është i ndarë në mënyrë të barabartë 50-50, demokratët do të kishin nevojë për mbështetjen e 10 republikanëve për miratimin e projektligjit.

Dhoma e Përfaqësuesve tashmë e ka miratuar atë me mbështetjen edhe të disa republikanëve, por taktika e filibusterit në Senat po ndez debate të reja nëse ka ardhur koha që demokratët të ndryshojnë rregullat dhe ta ulin pragun në 51 vota, në mënyrë që legjislacioni për komisionin e 6 janarit të mund të avancojë.

Ish-Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai është kundër formimin të çdo lloj komisioni për të hetuar ngjarjet e 6 janarit, kur mbështetësit e tij ndërmorën një sulm ndaj Kapitolit, në një përpjekje të dështuar për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit në zgjedhje.

Një numër i vogël republikanësh, përfshirë senatorët Mitt Romney dhe Lisa Murkowski, kanë thënë se shpresojnë ta mbështesin projektligjin. Të tjerë, si Senatorja Susan Collins, kanë propozuar ndryshime të legjislacionit në përpjekje për të tërhequr më shumë vota. Por deri tani përpjekjet e tyre nuk kanë patur sukses për të tërhequr vota të tjera republikane./VOA/

Tags: republikaneSenatSHBA

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Tiranë/ Plagosja e 19-vjeçarit, indentifikohet autori (Emri)

Tiranë/ Plagosja e 19-vjeçarit, indentifikohet autori (Emri)

Bjellorusi/ Kërcënimi për bombë erdhi pasi avioni ishte ulur

Bjellorusi/ Kërcënimi për bombë erdhi pasi avioni ishte ulur

Kinë/ Krijohet programi që zbulon emocionet e njerëzve, nisin testimet

Kinë/ Krijohet programi që zbulon emocionet e njerëzve, nisin testimet







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com