E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Tiranë/ Plagosja e 19-vjeçarit, indentifikohet autori (Emri)

Policia e Tiranës ka bërë të mundur indentifikimin e qautorit të plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri, ngjarje e ndodhur pak më parë në kryeqytet.

Mësohet se autori është Klajdi Kodra nga Laçi, i cili ka qëlluar mbi të riun në afërsi të një lokali në rrugën ”Liman Kaba”, pranë Kompleksit Olimpik.

”Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, informoi policia.

Rezulton se Kodra është emër i njohur për policinë, me precedent të mëparshëm penal. Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen.

“Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht. Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’jua bëjmë me dije”, tha Jaupi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...