Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, Prokurori i Hagës caktohet për të hetuar kundër Trumpit

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, Prokurori i Hagës caktohet për të hetuar kundër Trumpit

Hetuesi special i pavarur që është marrë edhe me krimet e luftës në Kosovë, Jack Smith, do të hetojë akuzat ndaj ish-presidentit Donald Trump. Atë e emëroi të premten Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Ish-prokurori amerikan Jack Smith do të udhëheqë hetimet për dy çështje: dokumentet sekrete të konfiskuara në shtëpinë private të Donald Trump Mar-a-Lago dhe sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në Uashington.

Emërimi erdhi vetëm tre ditë pasi Trump njoftoi synimin e tij për të garuar sërish si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Garland tha se “në dritën e zhvillimeve të fundit, duke përfshirë njoftimin e Presidentit të mëparshëm se ai është një kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme, dhe synimin e Presidentit aktual (Joe Biden) për të qenë gjithashtu një kandidat, unë kam arritur në përfundimin se ka interes publik që të caktohet një hetues  i posaçëm”.

Trump akuzohet për vjedhje dhe mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete, fshehje të paligjshme të dokumenteve qeveritare dhe pengim të drejtësisë. Gjyqësori amerikan po kryen gjithashtu hetime masive për sulmin në Kapitol nga mbështetësit e Trumpit në janar 2021.

Avokati Smith ka punuar nga viti 2008 deri në vitin 2010 në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, ku mbikëqyri hetimet për krimet e luftës. Pas vitit  2010, ai ka drejtuar një ekip prokurorësh në Departamentin e Drejtësisë të SHBA që trajtonte rastet e korrupsionit publik dhe abuzimeve me zgjedhjet. Së fundmi, Smith ka shërbyer si prokuror në Gjykatën speciale të Hagë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë. Në një prononcim  të parë, Smith deklaroi  se ai do t’i kryente hetimet me shpejtësi, në mënyrë të pavarur dhe me themel.

Smith është hetuesi i dytë special kundër Trumpit

Smith është hetuesi i dytë special që merret me ish-presidentin amerikan. Gjatë mandatit të republikanit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, ishte marrë ish-shefi i FBI-së Robert Mueller me akuzat për ndërhyrjen e  rusëve në favor të Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Në hetimin e tij gati dyvjeçar, Mueller nuk arriti të gjente prova të mjaftueshme për një marrëveshjeve të paligjshme midis ekipit të fushatës elektorale të Trumpit dhe Rusisë. Megjithatë, ai nuk e shfajësoi ish-Presidentin nga dyshimi për pengim kriminal të drejtësisë.

Trump i ka kritikuar hetimet kundër tij si të motivuara politikisht dhe prej kohësh thotë se ato janë  vetëm një përpjekje e kundërshtarëve të tij për ta penguar atë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai e quajti “të padrejtë” emërimin e hetuesit të ri special. Ai tha për Fox News se ky emërim është “i papranueshëm” dhe paralajmëroi se nuk do të bashkëpunojë me hetuesin. /DW

Tags: Jack SmithProkurori i HagësSHBATrump

TË LIDHURA

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet
Bota

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan
Bota

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20:47 | 20/04/2026
Next Post
L*fta në Ukrainë: Rishi Sunak viziton Presidentin Zelensky në Kiev

L*fta në Ukrainë: Rishi Sunak viziton Presidentin Zelensky në Kiev

Protesta që prishi planin e vr*sjes në heshtje të opozitës

Protesta që prishi planin e vr*sjes në heshtje të opozitës

Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, që të kursejmë energjinë

Ukraina thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, që të kursejmë energjinë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com