Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA: Procesi për shkarkimin e Presidentit kalon në Senat

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Procesi për shkarkimin e Presidentit kalon në Senat

Gjyqi në Senat që do të përcaktojë nëse do të shkarkohet ose jo Presidenti Donald Trump fillon të enjten me procedurat fillestare, ku do të jenë të përfshirë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që do të shërbejnë si prokurorë, duke paraqitur akuzat para senatorëve që do të shërbejnë si juri.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, John Roberts do të bëjë betimin për rolin e tij në mbikëqyrjen e procesit dhe më pas 100 senatorët do të bëjnë betimin para tij për rolin e tyre në juri.

Kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, tha se hapi i fundit të enjten do të jetë njoftimi i Shtëpisë së Bardhë dhe “thirrja e Presidentit për t’iu përgjigjur akuzave dhe për të dërguar avokatin e tij”.

Pjesa kryesore e gjyqit fillon të martën.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i dërgoi të mërkurën në Senat akuzat ndaj Presidentit Donald Trump, pas javësh debat mbi rregullat e gjyqit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson Senati njofton nga Kongresi:

Në një ceremoni të pazakontë ….procesi për shkarkimin e një presidenti zhvendoset nga Dhoma e Përfaqësuesve në Senat.

Katër javë pasi Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate, votoi pro akuzave për presidentin Trump.

“Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro akuzave për shkarkimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, një vendim që hyn në histori”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

…. Zonja Pelosi emëroi të mërkurën shtatë ligjvënës që do të luajnë rolin e prokurorëve në gjyqin që zhvillohet në Senat. Ata kryesohen nga kreu i Komisionit të Zbulimit, Adam Schiff dhe ai i Komisionit Juridik, Jerrold Nadler.

“Dokumente të reja dhe dëshmitarë shtesë, provojnë pa mëdyshje fajin e presidentit dhe ne kemi zbuluar përpjekjet e disa personave nga shumica në Senat për të mbajtur një gjyq të sajuar. Populli amerikan e kupton që një gjyq pa prova, pa dëshmitarë, nuk është gjyq por një lojë dhe kjo nuk do të pranohet”, tha zoti Nadler.

Demokratët do të përpiqen të provojnë se zoti Trump shkeli postin e presidentit kur inkurajoi ndërhyrje të huaj për zgjedhjet e vitit 2020, në një telefonate më 25 korrik me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelinskiy. Zonja Pelosi kishte shtyrë dërgimin e akuzave, në një përpjekje të pasuksesshme për të detyruar udhëheqësin e shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell që të pranonte kërkesën e demokratëve për dëshmitarë.

“Nuk bëhet fjalë për nuancat e ndihmës së huaj për Evropën Lindore. Është një lojë e pastër politike”, tha zoti McConnell.

Zoti McConnell ka thënë se secila palë do të paraqesë argumentat, para se të konsiderohet çështja e dëshmitarëve. Një pikëpamje, e mbështetur nga senatorët e tjerë republikanë.

“Pasi të kemi një ide për çfarë bëhet fjalë përsa u takon provave, argumentat e prokurorëve dhe ato të mbrojtjes, duhet të pyesim veten: a na duhet të dëgjojmë prova shtesë? Kemi nevojë të dëgjojmë dëshmitarë të tjerë?”, thotë senatori republikan John Kennedy.

Shtëpia e Bardhë u tha gazetarëve se do të jetë aq e lehtë të mbrohet presidenti Trump, saqë gjyqi do të zgjasë vetëm dy javë, shkruan “Voa”.

“Është një mashtrim. Le t’i japim drejtim”, tha Presidenti Trump.

Por gjyqi i fundit për shkarkimin e një presidenti, ai i vitit 1999 për Bill Clintonin, zgjati mbi një muaj.

Tags: SenatSHBAshkarkimTrump

TË LIDHURA

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie
Bota

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.
Bota

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë
Bota

Zgjedhjet në Hungaria: Viktor Orbán–Péter Magyar, garë e fortë

20:54 | 11/04/2026
Next Post
Guxim Gjyriçi mund të jetë ekzekutuar nga një ish-pjesëtar i Forcave Speciale

Guxim Gjyriçi mund të jetë ekzekutuar nga një ish-pjesëtar i Forcave Speciale

Publikohet letra që Albin Kurti i dha sot Isa Mustafës

Publikohet letra që Albin Kurti i dha sot Isa Mustafës

Opozita e bashkuar publikon propozimin me 7 pika për “Zgjedhoren”

Opozita e bashkuar publikon propozimin me 7 pika për “Zgjedhoren”







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com