Ambasadori amerikan në Shqipëri, që nga kjo verë nuk do të jetë më pjesë e Republikës sonë të bananeve.
Megjithatë, Donald Lu do ta mbajë gjatë në kujtesë Shqipërinë dhe gjithë aktivitetin e tij në vendin tonë, veçanërisht reformën në drejtësi dhe peshqit e mëdhenj.
Këta të fundit me sa duket nuk do të bien në rrjetë deri në këtë verë kur ikën edhe Donald Lu, i cili do të kishte dashur me kënaqësi t’i shihte brenda.
Por, mbarimi i mandatit nuk do t’ia falë dot këtë kënaqësi. Tashmë largimi i tij është bërë zyrtare edhe nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në faqen e Shtëpisë së Bardhë.Donald Lu në mandatin e tij të radhës do të jetë ambasador i SHBA-ve në Kirgistan, një vend i korruptuar po aq sa Shqipëria, një republikë bananesh po kaq sa kjo e jona.
Në këtë mënyrë, ambasadorit Lu nuk do t’i mungojë aq shumë Shqipëria, korrupsioni, të korruptuarit, të cilët me shumë gjasa do t’i gjejë në Kirgistan.