Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA ndërmjetëson marrëveshjen për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA ndërmjetëson marrëveshjen për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin, në praninë e ambasadorit Richard Grenell, njëherësh i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi si dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Zoti O’Brien, citohet të ketë thënë se marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit e të dyja vendeve paraqet “marrëveshje historike”, ndërsa theksoi se nuk ka pasur fluturime të tilla ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash e 21 vjet.

Fluturimet do të realizohen nga kompania ajrore gjermane “Lufthansa”.

Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, mirëpriti kërkesën për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

“Unë mirëpres kërkesën e Lufthansas për të hapur një linjë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Jam mirënjohës këshilltarit Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell për çuarjen përpara të këtij procesi”, shkroi presidenti Thaci në rrjetet sociale.

Ndërkaq kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se “nisma për hapjen e linjës së tretë civile ajrore për fluturime komerciale me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është një hap i madh në përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”.

Synimin e kompanisë gjermane “Lufthansa”, e mirëpriti edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ky është një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komandanti i misionit tonë të KFOR-it mban autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244. NATO-ja do të mbetet e përfshirë në procesin e gjatë të normalizimit të trafikut ajror në Ballkan”, thuhet në reagimin e Stoltenberg.

Agjencia e lajmeve “Kosovapress”, citoi drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, të ketë thënë se me këtë vihet kontakti në mes dy autoriteteve të aviacionit civil, atij të Kosovës atij të Serbisë si partnerë të barabartë.

“Ky është hap i parë drejt normalizimit të plotë të hapësirës ajrore të Kosovës dhe hapjen e korridoreve ajrore me gjitha shtetet përreth saj.

Nga kjo do të përfitojnë më së shumti qytetarët e Kosovës që shfrytëzojnë shërbimet e Aeroportit të Prishtinës”, citohet të ketë thënë Berisha.

Ndërkaq drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se linja ajrore mund të jetësohet pas heqjes së tarifave që Kosova u ka vënë prodhimeve serbe dhe pas rifillimit të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë u vendosën në nëntor të vitit 2018 nga qeveria e Kosovës si kundërvënie ndaj fushatës serbe kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan “Voa”.

Serbia kushtëzon rihapjen e bisedimeve më heqjen e tyre, ndërsa Prishtina rezistoi trysninë ndërkombëtare për pezullimin e tyre.

Tags: linjë ajroremarreveshjendërmjetësonSHBA

TË LIDHURA

A do i japë fund Bordi i Paqes konfliktit në Lindjen e Mesme?
Analizë

A do i japë fund Bordi i Paqes konfliktit në Lindjen e Mesme?

13:42 | 26/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Trump akuzon sërish ish-presidentin Biden: Lejoi dhjetëra miliona kriminelë të paligjshëm të hynin
Bota

Trump akuzon sërish ish-presidentin Biden: Lejoi dhjetëra miliona kriminelë të paligjshëm të hynin

09:51 | 26/01/2026
Next Post
“Fluks kallëzimesh”/ SPAK kërkesë për prokurorë shtesë, KLP një “vesh shurdh”

“Fluks kallëzimesh”/ SPAK kërkesë për prokurorë shtesë, KLP një “vesh shurdh”

Njihuni me qytetet e Kosovës që “flenë” mbi ar dhe argjend

Njihuni me qytetet e Kosovës që “flenë” mbi ar dhe argjend

Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve, arrestohen 25 persona

Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve, arrestohen 25 persona







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm
Kryesore

Rama në Parlamentin izraelit: Tradhtia ndaj mikut është krimi më i pafalshëm

by mirseda
16:48 | 26/01/2026
0

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama foli edhe në Parlamentin izraelit. Në fjalën e...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Mateo i dashur nga publiku, por s’e shoh fitues

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”: Mateo i dashur nga publiku, por s’e shoh fitues

16:32 | 26/01/2026
“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje

“Jam i dyti pas Trump që flet këtu” -Rama në Knesset: Xhelati në Gaza është Hamasi, duhet çarmatosje

16:28 | 26/01/2026
Rama flet në parlamentin izraelit: Shqipëria meriton respekt për qëndrimin ndaj popullit hebre

Rama flet në parlamentin izraelit: Shqipëria meriton respekt për qëndrimin ndaj popullit hebre

16:23 | 26/01/2026
Vëllai dhe xhaxhai marrin 30-vjeçaren me forcë, e fusin në automjet dhe e rrahin

Plagosi me thikë vajzën e tij, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

16:21 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com