Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, kompanitë ajrore u kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA, kompanitë ajrore u kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska

Linjat e mëdha ajrore u kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska në fytyrë gjatë fluturimeve për të mbrojtur njëri-tjetrin si dhe ekuipazhit e avionit nga koronavirusi.

Disa prej tyre kanë vendosur ta mbajnë të lirë ndenjëset e mesit në avion, si masë e përkohshme kjo, për të krijuar një ndarje mes pasagjerëve, të tjera kompani u kërkojnë atyre të paguajnë për këtë shërbim.

Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Mariama Diallo bisedoi me shefin ekzekutiv të kompanisë ajrore “Frontier”.

Udhëtarëve u kërkohet të vendosin maska në fytyrë ose të mbulohen për të hipur në avionët e kompanive ajrore.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Frontier, Barry Biffle, thotë se janë marrë edhe të tjera masa.

“Nisëm zbatimin e procedurave më të forta të pastrimit, si dezinfektimi i avionëve me lëndë që e shkatërrojnë virusin sapo bie në kontakt me sipërfaqen. Po zbatojmë standarte të reja të çertifikuara që lidhen me shëndetin e pasagjerëve. Të gjithëve do t’u kërkohet të vendosin maska në fytyrë”.

Kapiteni John Cox, ish-kreu i shoqatës për Sigurisë Ajrore të Pilotëve e përshëndeti këtë veprim.

“Ata po përpiqen të jenë shumë konservatorë në kryerjen e dy gjërave, maksimizimin e sigurisë së pasagjerëve, por gjithashtu po u ofrojnë prova konkrete pasagjerëve se ata po e marrin shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë tyre”.

Shumë avionë kanë fluturuar pothuajse bosh që nga fillimi i shpërthimit të virusit. Por kohët e fundit, pasagjerët kanë nisur të postojnë foto me aeroplanë më të mbushur, me udhëtarë pa maska duke mos zbatuar udhëzimet më bazë të distancimit fizik.

Pasagjerja Princess Johnson përshkruan një nga udhëtimet e saj të kohëve të fundit.

“Ishte një situatë që të krijonte frikë. Kështu u ndjeva unë të paktën, sepse nuk kishim hapësirë. Nëse dikush do të teshtinte të gjithë do të ishim sëmurur”.

Por Mike Ritchie flet për një përvojë krejt ndryshe.

“Udhëtimi ishte i mirë, nuk kishte shumë njerëz. Anëtarët e ekuipazhit u kujdesën që të gjithë të kishim hapësirë. Do të fluturoja përsëri nëse do të më duhej”.

Përfaqësuesit e kompanisë ajrore Southwest thonë se po pastrojnë sipërfaqet e të gjithë avionëve të tyre me një dezinfektues elektrostatik, i cili e vret virusin sapo prek sipërfaqen. Masa të tjera përfshijnë eliminimin e ushqimeve dhe pijeve për të kufizuar ndërveprimet fizike ndërsa në ndenjësen e mesit disa kompani ajrore nuk po vendosin pasagjerë për të siguruar distancë më të madhe mes tyre.

Por linja të tjera ajrore mbushin me pasagjerë edhe ndenjëset e mesit duke thënë se për to vendosja e maskës është e mjaftueshme. Kompania ajrore “Frontier” ka vendosur një pagesë shtesë prej 39 dollarësh në mënyrë që ndenjësja e mesit të mbahet bosh.

“Muajin e kaluar e lamë rreshtin e mesit bosh. Disa linja ajrore vazhdojnë ta bëjnë këtë por nuk e garantojnë gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne kemi ofruar opsionin me pagesë që ta garanton një gjë të tillë. Por në fund të fundit nuk mjafton kjo për t’u ndjerë i sigurt me linjën ‘Frontier”.

Zoti Biffle shton se kompania e tij do të marrë 170 milionë dollarë nga qeveria federale si pjesë e paketës që ofron lehtësi financiare për shkak të krizës COVID-19. Kjo do të ndihmojë kompaninë që të mbulojë gjysmën e kostos së pagave të punonjësve deri në shtator. /Voa

Tags: koronaviruspasagjereSHBA

TË LIDHURA

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35
Bota

Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

19:01 | 18/11/2025
Ronaldo surprizon SHBA-në, pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump
Bota

Ronaldo surprizon SHBA-në, pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump

17:32 | 18/11/2025
Next Post
Kosovë/ Presidenti i klubit të njohur siguron 11 mijë teste për futbollin

Kosovë/ Presidenti i klubit të njohur siguron 11 mijë teste për futbollin

Moti për nesër/ Erë e lehtë dhe reshje të dobëta

Moti për nesër/ Erë e lehtë dhe reshje të dobëta

Thanë se u nda nga juristi, Nevina Shtylla tregon unazën

Thanë se u nda nga juristi, Nevina Shtylla tregon unazën







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Berisha paraqitet në SPAK për 21 janarin
Politikë

Berisha paraqitet në SPAK për 21 janarin

by mirseda
09:23 | 19/11/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK për 21 janarin, sot më 19 nëntor 2025....

Mblidhet Kuvendi në Kosovë, në fokus aprovimi i buxhetit dhe krijimi i qeverisë së re

Mblidhet Kuvendi në Kosovë, në fokus aprovimi i buxhetit dhe krijimi i qeverisë së re

08:59 | 19/11/2025
Rama publikon pamjet: Biblioteka e Burrelit, tashmë e rilindur

Rama publikon pamjet: Biblioteka e Burrelit, tashmë e rilindur

08:56 | 19/11/2025
Berisha shkon sot në SPAK, do të pyetet për herë të parë për “21 Janarin”

Berisha shkon sot në SPAK, do të pyetet për herë të parë për “21 Janarin”

08:52 | 19/11/2025
Reshjet rikthejnë problemet në Elbasan, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje energjie në zonat malore

Reshjet rikthejnë problemet në Elbasan, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje energjie në zonat malore

08:43 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com