Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja po qeveriset nga pakica, ndaj duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-ja po qeveriset nga pakica, ndaj duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor

Nga: Alton Frye “National Interest”

Në vitin 2016, Donald Trump e fitoi presidencën në një proces ku morën pjesë 56 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ose afërsisht 136 milionë amerikanë. Është e habitshme që Trump mori 63 milionë (43 për qind) të atyre votave, ndërsa 73 milionë (57 për qind) votues preferuan kandidatët e tjerë.

Në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2018 për Kongresin Amerikan, pjesëmarrja ishte 113 milionë votues, ose pak më shumë se 50 për qind e atyre që kishin të drejtë vote. Ndërkohë në votimin në Kongres për shkarkimin e Trump, kongresmenët që ishin pro impeachment-in kishin marrë 61 milionë ose 54 për qind të votave në vitin 2018, ndërsa ata që e kundërshtuan, kishin marrë vetëm 51 milionë vota ose 45 për qind.

Duke parë vendimin e Senatit për të mos e shkarkuar presidentin, vlen të përmendet edhe baza elektorale e senatorëve. Emrat e senatorëve, kanë qenë në fletëvotimet e vitit 2014, 2016 dhe 2018, së bashku me katër zgjedhje speciale në vitet 2017 dhe 2018.

Kolektivisht në ato zgjedhje, mazhoranca republikane në Senat mori gjithsej rreth 57 milionë vota, ndërsa pakica demokratike mori afro 69 milionë vota. Senatorët që ishin në favor të dënimit të Trump, përfaqësojnë rreth 173 milionë qytetarë, ndërsa ata që e kundërshtuan ndëshkimin rreth 158 milionë votues.

Pra një pakicë e zgjodhi Trumpin president. Një pakicë e mbrojti në Kongres. Një pakicë e votuesve mbështeti senatorët që e mbrojtën nga dëshmitarët dhe provat shtesë, që u refuzuan të merren parasysh. Këto shifra, pasqyrojnë modelin kushtetues që mbron pakicën, kur votat e tyre peshojnë më shumë sesa ato të mazhorancës.

Ky model, lejon që shtetet më pak të populluara të kenë 2 senatorë, dhe për pasojë fuqia e votës në këto shtete është më e madhe. Pretendimet e shumta të pakicës që zgjodhi Trump, po kundërshtohen duke shtuar zhgënjimin e mazhorancës që zgjodhi kandidatët e tjerë. Dhe ky zhgënjim, po nxit kërkesën për zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli të presidentit amerikan.

SHBA-ja po përballet me një sfidë të madhe të rendit kushtetues. Përpjekja e themeluesve të SHBA-së për një mazhoritarizëm të pakufizuar, i bindi ata të miratojnë një sistem që e mbron shumë atë. Por është e dyshimtë nëse një sistem që e drejton fuqinë e pakicave kundër të drejtave të shumicës, është i qëndrueshëm.

Në këtë kontekst, rezultatet e procesit të impeachment-it kërkojnë disa shpjegime. Pikëpamjet e shprehura nga senatorët kryesorë, sqarojnë se verdikti i tyre moral, ndryshonte shumë nga vendimi politik.

Senatorja republikane, tha se procesi e kishte pamundësuar një gjykim të drejtë. Senatorët republikanë Ben Sase dhe Lamar Aleksandër, e pranuan se Kongresi e kishte vërtetuar sjelljen e papërshtatshme të Donald Trumpit ndaj Ukrainës, por shkarkimi nga detyra ishte sipas tyre, një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Senati nuk mund ta mbante.

Nëse ky vlerësim është i saktë, atëherë shumica e senatorëve ndoshta bien dakord se Trumpi është fajtor si i akuzuar. Por rezultati në fund ishte “as mish as peshk” abort, pra as një lirim real nga akuzat, dhe nga ana tjetër as një faj “i provuar”.

Shumë senatorë, duhet të shqetësohen nga ndjenja e dukshme e shumicës së amerikanëve, se më së paku sjellja e presidentit meritonte të qortohej. Ashtu si shumica e zyrtarëve të zgjedhur, senatorët në përgjithësi i premtojnë besnikëri jo vetëm votuesve që i mbështetën, por të gjithë zgjedhësve të shtetit nga vijnë.

Ky angazhim, kërkon mirëkuptim dhe kur është e mundur, kompromis me pikëpamjet dhe interesat e atyre që mbështetën kandidatët e tjerë. Ky detyrim bëhet më i madh, kur një person e fiton postin pa fituar shumicën e votave.

Nëse një shumicë fituese, detyrohet të ketë respekt ndaj një pakice që humbet, atëherë logjika demokratike thotë se një pakicë fituese, i detyrohet ndjeshmëri edhe më të madhe një shumicë që humbet.

Që të dominojë një ekuilibër i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i interesave, amerikanët si në kampin e pakicës ashtu edhe atë të shumicës, duhet të marrin në konsideratë shqetësimet e kundërshtarëve të tyre politikë. Pakica vështirë se e koncepton veten si të privilegjuar – dhe në shumë aspekte, ekonomikisht dhe jo vetëm, disa anëtarë të saj nuk janë të tillë.

Por, ajo është qartazi e privilegjuar në fuqinë e votës. Asnjë formulë e vetme, nuk do t’i zhdukë këto tensione. Interesat dhe situatat e ndryshme, do të vazhdojnë të ekzistojnë. Një shoqëri pluraliste, kërkon që qytetarët të zhvillojnë një lloj vetëdijësimi për situatën, duke mos sakrifikuar interesat e tyre, por duke i ekuilibruar ato, përkundër interesave relativisht të vlefshme të fqinjëve të tyre.

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe kongresuale, ata që e kundërshtojnë Trumpin duhet t’u japin mbështetësve të tij përshtypjen se janë atdhetarë që po veprojnë në mirëbesim. Pakica e Trumpit, i detyrohet jo më pak atyre që e shohin presidentin aktual një njeri me karakter të prishur dhe me impulse të rrezikshme. Ky detyrim i ndërsjelltë, është parësor për një politikë amerikane të civilizuar.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: Donald Trumpkongressenatoret

TË LIDHURA

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Bota

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

08:47 | 31/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”
Bota

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Vendim drastik në Europë: Gjobë për pasagjerët që heqin rripin në ulje”
Bota

“Vendim drastik në Europë: Gjobë për pasagjerët që heqin rripin në ulje”

22:31 | 30/05/2025
Next Post
Kina raporton rënie të rasteve me koronavirusin e ri

Kina raporton rënie të rasteve me koronavirusin e ri

Pse japonezët birësojnë jo fëmijë, por burra në moshë madhore

Pse japonezët birësojnë jo fëmijë, por burra në moshë madhore

Autori i masakrës në Gjermani regjistroi një video para se t’i jepte fund jetës

Autori i masakrës në Gjermani regjistroi një video para se t’i jepte fund jetës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi
Bota

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

by mirseda
08:47 | 31/05/2025
0

KOSOVË- Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se...

ANALIZA/ PSG-Inter, jo vetëm finale Champions-i

ANALIZA/ PSG-Inter, jo vetëm finale Champions-i

08:19 | 31/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 31 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 31 maj 2025

08:14 | 31/05/2025
‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

22:54 | 30/05/2025
Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com