Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA, hetime të reja mbi origjinën e Covid-19

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
SHBA, hetime të reja mbi origjinën e Covid-19

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të martën për nisjen e një faze të dytë hetimi mbi origjinën e COVID-19-s, e cila të jetë transparente e t’u mundësojë hetuesve ndërkombëtarë të kryejnë vlerësime të pavarura mbi këtë çështje të kontestuar. Kjo temë u diskutua gjatë takimit vjetor ministror të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara kërkuan që ekspertët ndërkombëtarë të lejohen të vlerësojnë burimin e koronavirusit në ditët e para të shpërthimit të sëmundjes në kuadër të fazes së dytë të hetimit mbi origjinën e virusit.

“Faza e dytë e studimit mbi origjinën e COVID duhet të fillojë me një metodologji më transparente, të bazuar në shkencë dhe që u jep ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit të pandemisë”, tha Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Xavier Becerra, gjatë një video mesazhi në kuadër të takimit vjetor të Organziatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari Becerra nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinën, vendin ku u idenfikua rasti i parë me COVID-19 në qendrën e qytetit Wuhan në dhjetor 2019.

Sipas shtypit amerikan, agjencitë amerikane të zbulimit po vlerësojnë disa informacione se studies në laboratorin e virologjisë në Kinë ishin sëmurë rëndë më 2019, një muaj para rastit të parë të identifikuar me COVID-19, ndonëse ende nuk ka prova që virusi të ketë dalë nga ndonjë nga ndonjë laborator.

Një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian mohoi njoftimet e shtypit se tre studiues të Institutit të Virologjisë në Wuhan ishin sëmurë në nëntor 2019 dhe se kishin kërkuar ndihmë mjekësore, duke hedhur dyshime për lidhje mes sëmundjes së tyre dhe origjinës së koronavirusit.

“Instituti i Virologjisë në Wuhan nuk është ekspozuar ndaj COVID-19 para 20 dhetorit 2019 dhe të dhënat tregojnë për zero të infektuar mes stafit dhe studentëve. Prandaj, raporti që ju përmendët për tre njerëz që u sëmurën në institut është krejtësisht i pavërtetë”, tha ai gjatë një konference.

Në një raport të muajit mars të hartuar në bashkëpunim me shkencëtarë kinezë pas qëndrimit për katër javë të një ekipi të OBSH-së në Wuhan, thuhet se virusi ka shumë mundësi të jetë transmetuar nga lakuriqët tek njeriu përmes një kafshe tjetër, ndërsa një incident laboratorik u cilësua si një mundësi më e pamundur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasareviç, tha dje se agjencia po rishikon rekomandimet teknike të raportit.

“Ekipet teknike do të përgatisin një propozim për studimet e ardhshme që do të duhet të kryehen, të cilin do t’ia paraqesin drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së për shqyrtim”, tha ai.

Nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të sigurara nga Universiteti Johns Hopkins në botë janë identifikuar 167,357,758 raste ndërsa 3,474,911 persona kanë humbur jetën./VOA/

Tags: COVID-19hetimeOrigjinaSHBA

TË LIDHURA

Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez
Bota

Alarm në Korenë e Jugut, zbulohen 28 kilogramë drogë e ‘maskuar’ si çaj kinez

10:18 | 13/11/2025
Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes
Bota

Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes

09:26 | 13/11/2025
Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Furgonit shqiptar i shpërthen goma në Gjermani, plagosen 5 persona

09:18 | 13/11/2025
Next Post
Meksikë/ Banorët tentojnë të varin zyrtarin: Nuk mbajti premtimet (Video)

Meksikë/ Banorët tentojnë të varin zyrtarin: Nuk mbajti premtimet (Video)

Politikani kosovar: Ja çfarë i duhet dhënë Vuçiçit që të njohë Kosovën

Politikani kosovar: Ja çfarë i duhet dhënë Vuçiçit që të njohë Kosovën

Ja sesi romakët fshinin çdo provë të ekzistencës së njerëzve të padëshiruar

Ja sesi romakët fshinin çdo provë të ekzistencës së njerëzve të padëshiruar







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Itali-Shqipëri, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh
Aktualitet

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Itali-Shqipëri, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh

by mirseda
12:11 | 13/11/2025
0

Ka nisur përpara pak minutash në Romë mbledhja e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë. Takimi i...

Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

11:50 | 13/11/2025
“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH

“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH

11:47 | 13/11/2025
Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

11:42 | 13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

11:40 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com