Pas koronavirusit vdekjeprurës, SHBA është goditur nga tornadot, duke sjellë 6 të vdekur. SHBA jugore u përball me një kërcënim të ri, e ndërsa amerikanët festonin Pashkët.
Një stuhi e fuqishme që prodhoi të paktën 13 tornado të konfirmuara nga radari, ‘sulmuan’ Mississippin dhe Luizianën të dielën natën, duke vrarë të paktën shtatë vetë.
Pasojat ishin të jashtëzakondshme dhe në dëmet materiale, duke dëmtuar shtëpi e duke lënë më shumë se 60.000 qytetarë pa energji në të dy shtetet.
Vdekjet u raportuan në katër qarqe në Mississippi, sipas autoriteteve lokale. Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19. Aktualisht në SHBA kanë humbur jetën 22.115 persona dhe 560.433 të tjerë janë të infektuar.