Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, festa e 4 korrikut do të monitorohet nga dronet e policisë

9 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
SHBA, festa e 4 korrikut do të monitorohet nga dronet e policisë

Policia amerikane ka vendosur të marrë masa të forta sigurie për festimet në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Monitorimi me drone, i turmave që do të mblidhen për këtë festë, do të jetë një risi e masave të marra nga policia.

Nesër, më shumë se tre milionë njerëz pritet të ndjekin nga afër spektaklin më të madh të fishekzjarreve që zhvillohet në Nju Jork.

Megjithëse sipas departamentit të policisë së Nju Jorkut nuk ka “asnjë kërcënim të besueshëm” për një sulm gjatë festimeve, kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi se gjithçka do të monitorohet nga afër prej forcave të kundër terrorizmit si dhe punonjësve të armatosur të sigurisë.

Kryeqyteti Uashington pret gjithashtu qindra mijë njerëz të bëhen pjesë e festimeve, që përfshijnë fishekzjarre dhe një koncert që do të zhvillohet në ambientet e Kongresit amerikan. Javën e kaluar shefi i policisë Peter Newsham tha se policia do të jetë në terren, megjithëse nuk ka asnjë kërcënim për festimet.

Ndërkohë barrikada dhe pika kontrolli të policisë janë vendosur tek ajo që njihet si shëtitorja kombëtare.

Në Boston policia njoftoi për një prani të madhe gjatë festimeve për ditën e pavarësisë edhe pse nuk ka njoftime për kërcënime ndaj sigurisë.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit në koordinim me FBI-në, do të përdorin drone për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe aktivitetet gjatë spektaklit të fishekzjarrëve në Boston. Shfaqja zhvillohet në lumin Charles dhe pritet të tërheqë deri në 500 mijë spektatorë.

Tags: 4 korrikudronefestamonitorohetpoliciSHBA

TË LIDHURA

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein
Bota

Skandali, dy diplomatë të lartë norvegjez nën hetim për lidhjet me Epstein

09:37 | 10/02/2026
Next Post
Gareth Bale në kthetrat e “Zonjës së Vjetër”

Gareth Bale në kthetrat e “Zonjës së Vjetër”

Hapat që duhet të ndjekë Kosova për liberalizimin e vizave

Hapat që duhet të ndjekë Kosova për liberalizimin e vizave

Gara për kreun e PD-së, Artan Fuga: Zgjedhje pa asnjë platformë ideore, politike dhe ekonomike

Gara për kreun e PD-së, Artan Fuga: Zgjedhje pa asnjë platformë ideore, politike dhe ekonomike







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës
Aktualitet

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

by mirseda
13:01 | 10/02/2026
0

Vijon në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, në kuadër...

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

Tensionohet situata në Durrës/ Banorët ndalojnë edhe kreun IMT, tentojnë të futen në bashki

12:50 | 10/02/2026
Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

12:40 | 10/02/2026
Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com