Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA e pakënaqur me evropianët pas ekzekutimit të Soleimanit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA e pakënaqur me evropianët pas ekzekutimit të Soleimanit

Pas sulmit në Irak kundër gjeneralit iranian, Kasem Soleimani, SHBA duket e zhgënjyer nga qëndrimi i evropianëve. Ndërkohë Brigadat Al-Kuds paralajmërojnë hakmarrje e nuk përjashtojnë as sulme në Ngushticën e Hormuzit.

Mijëra irakianë demonstruan të shtunën kundër SHBA në një ceremoni mortore për gjeneralin e vrarë, Kasem Soleimani duke kërkuar hakmarrje me thirrje „vdekje Amerikës”. Me arkivolin e gjeneralit të vrarë ata kaluan nëpër kryeqytetin e Bagdadit duke lëshuar thirrje urrejtjeje kundër SHBA-së. Soleimani u vra me drone amerikane në Irak, dhe njihej si drejtuesi i brigadave famëkeqe Al Kuds dhe këshilltar i afërt i liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Khamenei. Irani ka shpallur se do të ketë hakmarrje masive. Edhe Gardat e Revolucionit, pjesë e të cilave ishin Brigadat Al-Kuds kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër SHBA dhe nuk përjashtojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Irani do t’i ndëshkojë amerikanët, ku të jenë, tha komandanti i njësive elitë në provincën Kerman, gjenerali Golamali Abuhamseh të shtunën për agjencinë Tasnim. „Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme për perëndimin dhe shumë shkatërrues amerikanë dhe anije lufte e kalojnë atë”, tha Abuhamseh.

Pompeo kritik ndaj vendeve europiane

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e europianëve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Soleimani nga SHBA. Pompeo tha të premten për televizionin Fox News, se aleatët europianë „nuk ishin aq ndihmues”, sa kishte shpresuar ai.

Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli. Kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Afërt. Pas bisedimeve me aleatët në rajon dhe Europë, Pompeo tha se britanikët, francezët, gjermanët duhet të kuptojnë, se „ajo që kanë bërë amerikanët ka shpëtuar jetë njerëzish edhe në Europë.” Kurse bisedimet me partnerët tanë në rajon kanë qenë „të gjitha fantastike”, shtoi Pompeo, i cili e quajti sulmin „një gjë të mirë për të gjithë botën”.

NATO ndërpret trajnimin e trupave irakiane

Pas vrasjes së gjeneralit të njohur iranian, Kasem Soleimani, për shkak të gjendjes së rrezikshme në rajon, NATO ka ndalur për momentin trajnimin e trupave irakiane. Zëdhënësi, Dylan White tha, se misioni megjithatë nuk do të ndërpritet. „Por aktivitetet e trajnimit janë ndalur përkohësisht.” NATO e vëzhgon gjendjen me kujdes, tha zëdhënësi. Siguria e personelit ka prioritet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Afërt./DW

Tags: e pakenaqurevropianetSHBAsoleimanit

TË LIDHURA

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi
Bota

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh
Bota

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump
Bota

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Next Post
“Nuk duam luftë me Iranin”, zyrtari amerikan kritikon Trump

“Nuk duam luftë me Iranin”, zyrtari amerikan kritikon Trump

Shpërthimi në shtëpinë e policit në Shkodër, dyshimet e para

Shpërthimi në shtëpinë e policit në Shkodër, dyshimet e para

Britania përgatitet për luftë, përforcon trupat e saj në Lindjen e Mesme

Britania përgatitet për luftë, përforcon trupat e saj në Lindjen e Mesme







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com