Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA dhe Britania, paralajmërim për fushatën brutale kibernetike të Rusisë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Shtetet e Bashkuara dhe Britania lëshuan një tjetër alarm rreth aktivitetit rus në hapësirën kibernetike, duke akuzuar Kremlinin se vazhdimisht po përpiqet të futet në sistemet kritike të agjencive qeveritare, kontraktorëve të mbrojtjes, universiteteve dhe madje partive politike.

Një grup i përbashkët këshillues i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Britanisë tha se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse ka kryer një fushatë “të forcës brutale” që nga viti 2019, duke shtënë në dorë adresa emaili, dhe më pas duke zbërthyer fjalëkalimet për të hyrë në sistemet e kompjuterave.

“Pas qasjes nga distanca, shumë taktika, teknika dhe procedura të mirënjohura (TTP) kombinohen për të shmangur sistemet mbrojtëse dhe për të mbledhur informacione shtesë brenda rrjeteve të vëna në shënjestër”, thuhet në raportin e grupit të përbashkët këshillues.

Raporti vuri në dukje se shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU ka shënjestruar me sukses qindra organizata amerikane dhe të huaja, si dhe agjenci të ndryshme të qeverisë amerikane, si Departamenti i Mbrojtjes.

Rusia “ka drejtuar një numër të konsiderueshëm të këtyre veprimtarive ndaj organizatave që përdorin shërbimet cloud të Microsoft Office 365; megjithatë, ata gjithashtu shënjestruan shërbime të kompanive të tjera dhe serverat e postës elektronike. Është pothuajse e sigurt se këto përpjekje janë ende duke vazhduar”, thuhet në raport.

Në të kaluarën për disa elemente të kësaj fushate janë fajësuar aktorë kibernetikë rusë të njohur si Fancy Bear, APT28 ose Strontium, thotë raporti.

Zyrtarët amerikanë u kërkuan agjencive dhe organizatave të marrin masa paraprake bazë si hap i parë në luftën kundër këtyre përpjekjeve.

“Ju mund të kundërpërgjigjeni duke përdorur masa të forta të vërtetimit të kredencialeve”, thuhet në një postim në Twitter të ejten nga Drejtori i Sigurisë Kibernetike të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Rob Joyce. “Vërtetimi shumë-faktorësh i kredencialeve do të ndihmonte shumë në përballjen me këtë kërcënimi”, shtoi ai.

Raporti i grupit të përbashkët këshillues, pason një varg sulmesh kibernetike të profilit të lartë, përfshirë atë të dhjetorit të kaluar ndaj kompanisë amerikane SolarWinds, gjatë të cilit hakerët rusë morën të dhënat e rreth 18,000 klientëve të saj dhe sulmin kundër Colonial Pipeline, operatori më i madh i shpërndarjes së karburantit në Shtetet e Bashkuara.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë thënë se sulmi ndaj kompanisë SolarWinds ishte pjesë e një operacioni rus, megjithëse ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se ai u krye nga shërbimi i inteligjencës ruse dhe jo nga GRU.

Zyrtarët amerikanë më parë kanë fajësuar GRU-n për sulmin ndaj sistemit të kompjuterëve të Komitetit Kombëtar të Demokratëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe për sulmet kibernetike ndaj kompanive farmaceutike që prodhojnë vaksinat kundër koronavirusit.

“Kjo është një kujtesë e mirë për kërcënimin që paraqet GRU “, thatë ejten John Hultquist, nënkryetar i departamentit të analizave në firmën e sigurisë kibernetike Mandiant Threat Intelligence.

Hultquist shtoi se grupi i përbashkët këshillues ishte “veçanërisht i rëndësishëm duke patur parasysh Lojërat e ardhshme Olimpike, që ata mund t’i vënë në shënjestër”. Por ai gjithashtu paralajmëroi se, “Pavarësisht nga përpjekjet tona më të mira, ka shumë të ngjarë që ne të mos e ndalojmë kurrë Moskën nga spiunimi”.

Disa ligjvënës amerikanë kanë bërë thirrje për vendosjen e një mase që do të detyronte raportimin e sulmeve të mëdha kibernetike nga kompanitë që shënjestrohen, duke thënë se kjo do të ndihmojë qeverinë t’u përgjigjet në mënyrë më efikase ndërhyrjeve kibernetike.

Drejtori i ri i operacioneve kibernetike të vendit, Chris Inglis, gjithashtu ka paralajmëruar se ndërsa shumë aktorë keqdashës po veprojnë pa u ndëshkuar në hapësirën kibernetike, shumë kompani të sektorit privat gjithashtu nuk kanë arritur të marrin masat e nevojshme paraprake për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.

“Mund të jetë nevoja për të ndërhyrë dhe duhet të vendosim paraametra rregullatore ose ta bëjmë të detyrueshëm raportimin e sulmeve ashtu siç kemi bërë me industrinë e aviacionit dhe atë të makinave”, tha zoti Inglis para ligjvënësve gjatë seancës së tij të konfirmimit muajin e kaluar./VOA

Tags: britaniparalajmerimrusiSHBA

TË LIDHURA

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi
Bota

Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

20:48 | 04/04/2026
Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani
Bota

Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

20:47 | 04/04/2026
Next Post
Kushtetuesja dërgon çështjen në Venecia/ Gazetari: Gjyqtarë të paaftë!

Kushtetuesja merr vendimin: Pezullohen punimet për ndërtimin e Teatrit të ri

Kosovë: 66-vjeçari humb jetën nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Kosovë, 2 viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19

Reeker: Procesi i integrimit evropian, të ecë përpara

Reeker: Procesi i integrimit evropian, të ecë përpara







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

12:17 | 30/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

by mirseda
21:17 | 04/04/2026
0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti në Stamboll homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ku zhvilluan bisedime për sigurinë...

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

20:48 | 04/04/2026
Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

20:47 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com