Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

SHBA-BE ultimatum për ngritjen e SPAK në fillim të tetorit, kërkohet arrestimi i kokave të krimit dhe politikës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-BE ultimatum për ngritjen e SPAK në fillim të tetorit, kërkohet arrestimi i kokave të krimit dhe politikës

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të jetë gati para vendimit për negociatat. Ultimatumi është dhënë nga ndërkombëtarët. Burime të sigurta pranë qeverisë i thanë gazetës se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian po lobojnë shumë fort që SPAK të ngrihet brenda tetorit. Ata kërkojnë me ngulm që java e parë e tetorit të jetë afati i fundit për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion sepse në datën 18 tetor merret vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndërkombëtarët synojnë që organet që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel zyrtarësh të marrin jetë para se Bashkimi Evropian të vendosë për fatin e vendit tonë me qëllim që në Bruksel të dërgohet një mesazh pozitiv. Sipas burimeve të gazetës, Shqipëria do të raportojë në Bruksel pak ditë para datës 18 tetor. Përfaqësues të mazhorancës do të japin llogari për plotësimin e kushteve kryesore të vendosura më herët, pjesë e së cilave është edhe ngritja e SPAK. Sipas ndërkombëtarëve, Shqipëria duhet të përparojë në këtë drejtim duke zgjedhur më së paku anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për ta bërë Bashkimin Evropian të kuptojë që vendi ynë është gati të luftojë korrupsionin e krimin e organizuar dhe të meritojë uljen në tryezën e bisedimeve. Prandaj ambasadorët e SHBA-BE po ushtrojnë shumë presion tek Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, por jo vetëm, që të finalizohet ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Arrestimi i “bosëve”

Përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion synohet të goditen “kokat” e bandave të krimit të organizuar dhe zyrtarët e korruptuar. Me një gjë të tillë Bashkimi Evropian ka kushtëzuar gjithmonë hapjen e negociatave. Burimet i thanë gazetës se BE pret që deri në fund vitit të ketë një listë konkrete me emra zyrtarësh të hetuar, dënuar dhe të cilëve iu është sekuestruar pasuria. Pra, ndërkombëtarët kërkojnë që në dhjetor të vitit 2019 të kenë rezultate të prekshme nga reforma në drejtësi dhe kokat e krimit dhe emrat më të lakuar për korrupsion, por jo vetëm, të përballen me drejtësinë e re dhe të ndëshkohen nga ajo. Për të arritur tek ky rezultat final, duhet që më parë të jetë gati SPAK. Për këtë arsye ambasadorët e SHBA-BE i kanë kërkuar qeverisë që së paku ky organ i ri të jetë gati brenda javës së parë të tetorit, për të avancuar më pas me goditjet në nivele të larta dhe shfarosjen e korrupsionit e krimit të organizuar. Për ndërkombëtarët, nëse SPAK merr jetë para negociatave, BE mund të bindet që vendi ynë ka bërë progres mjaftueshëm dhe që e meriton një shans.

Presion organeve të Vettingut

Që të përmbushet me sukses ngritja e SPAK brenda shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po ushtrojnë presion edhe tek organet e vetingut. Sipas burimeve të gazetës, SHBA-BE kërkojnë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të përshpejtojnë rivlerësimin për kandidatët e SPAK. Nga kandidatët prokurorë për në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion kanë mbetur vetëm katër emra që presin të dalin para KPK. Seancat për ta ndërkombëtarët kërkojnë që të mbyllen në ditët e para të shtatorit. Po ashtu, ata kërkojnë nga KPK që të zbardhen sa më parë vendimet për kandidatët e SPAK, me qëllim që të mos vonohen as ankimimet, nëse ka. Ndërsa nga KPA kërkohet që seancat në apel për garuesit e SPAK të shqyrtohen me prioritet dhe po ashtu të mbyllen brenda shtatorit. /Gazeta SOT

 

Tags: benegociatatStruktura e Posaçme Antikorrupsion

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Big Mama merr propozim për martesë (foto)

Big Mama merr propozim për martesë (foto)

Çfarë opozite do kemi këtë vjeshtë?

Çfarë opozite do kemi këtë vjeshtë?

Mc Kresha flet për herë të parë për fejesën

Mc Kresha flet për herë të parë për fejesën

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com