Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

SHBA-BE pro “Ballkanit të Hapur”, Kurti hedh në kosh paktin e Uashingtonit

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SHBA-BE pro “Ballkanit të Hapur”, Kurti hedh në kosh paktin e Uashingtonit

Gjatë ditëve të fundit ka patur një debat intensiv si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për “Ballkanin e Hapur”, ku një pjesë janë pro kësaj nisme e disa të tjerë kundër. Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Albin Kurti kanë qenë kundër. Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Iniciativën për “Open Balkan” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i Kosovës ka hedhur në kosh paktin e arritur në Uashington mes SHBA-së dhe Kosovës, ku Kosova binte dakord që të ishte pjesë e Shengenit Ballkanik. Një ndër pikat e marrëveshjes së firmosur nga Avdullah Hoti dhe Donald Trump ishte pikërisht kjo, por duket se Kurti tani nuk e pranon këtë pakt.

Një prej zëdhënësve të Departamentit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht vijimin e përpjekjeve në Ballkanin Perëndimor, për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës rajonal, në bazë të rregullave dhe standardeve të BE-së. Sa i përket faktit se vende si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina janë kundër kësaj nisme, DASH shprehet se duhen reduktuar barrierat dhe duhet bërë ajo çka është më e mirë për qytetarët.

Sipas DASH, ndërtimi i një tregu të përbashkët rajonal, përveçse lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve e shërbimeve në të njëjtën kohë do të tërhiqte edhe më shumë investime apo energji për një rritje ekonomike. “Ne inkurajojmë udhëheqësit rajonal të kërkojnë mundësitë e reduktimit të barrierave tregtare, rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe të ndërtojnë në mënyrë të integruar rajonale dhe estetike ekonomitë që u shërbejnë qytetarëve të tyre. Duke krijuar “Common Regional Market”, një treg të përbashkët Rajonal të atillë që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, kjo është esenciale për të tërhequr investime dhe energji për rritje ekonomike”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH.

Albin Kurti kundër nismës “Ballkani i Hapur”!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konsideron që problemi kryesor në Ballkanin Perëndimor është mos-ballafaqimi i kreut të Serbisë Aleksandar Vuçiç, me të kaluarën kriminale të Serbisë. Albin Kurti ka deklaruar më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga lindja”, se sa një nismë për treg të përbashkët për vendet e rajonit. Sipas Kurtit, kjo nismë ku bëjnë pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të shoqërohet edhe me ballafaqimin me të kaluarën te Serbisë, dhe të presidentit Vuçiç.

“Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin “Ballkani i Hapur”, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Prishtinë.

Më 29 korrik, në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “mini-Shengenit”, që mori emërtimin e ri “Ballkani i Hapur”, ndërsa në takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

BE mbështet “Ballkanin e Hapur”

Pas mbështetjes nga SHBA-ja, edhe BE-ja i ka dalë në krah nismës së Ballkanit të Hapur. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero, u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet nismën “Ballkani i Hapur” dhe shpresojnë arritjen e dakordësisë edhe me tre vendet e tjera, të cilat ende nuk i janë bashkuar nismës, për të respektuar parimisht atë çfarë ishte rënë dakord në Samitin e Sofjes, për një treg të përbashkët rajonal. Pisonero u shpreh se në këtë mënyrë vendet e rajonit do të jenë më afër BE-së, dhe se procesi i anëtarësimit do të lehtësohet ndjeshëm.

“Bashkëpunimi rajonal përbën një aspekt tejet të rëndësishëm në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, dhe është një pjesë integrale e procesit të stabilizim-asocimit. Ne e mirëpresim iniciativën për më shumë bashkëpunim rajonal, por për atë arritur përfitime maksimale duhet që ajo të jetë gjithëpërfshirëse, ashtu siç liderët ranë dakord në Samitin e Sofjes për krijimin e tregut të përbashkët rajonal”, është shprehur ajo.

TIRANA TODAY

Tags: Albin KurtiBallkani i Hpauredi rama

TË LIDHURA

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë
Aktualitet

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

11:08 | 28/06/2025
Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë
Aktualitet

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik
Aktualitet

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

10:14 | 28/06/2025
Next Post
“Do të kemi katastrofë humanitare”, Kurti i kërkon ndihmë ambasadave të huaja

Mbi “pendesën” e Albin Kurtit si përçarës i Shqipërisë me Kosovën

Shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp, peceta e Messit në ankand

Shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp, peceta e Messit në ankand

Posta e mëngjesit/ Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Çfarë pati rëndësi dje në botë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë
Aktualitet

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

by mirseda
11:08 | 28/06/2025
0

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka folur me tone të forta për zhvillimet më të fundit politike...

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025
PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

10:14 | 28/06/2025
Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

10:10 | 28/06/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:05 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com