Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

SHBA, “armiku” i fundit i Lulzim Bashës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Andi Bushati/ Lulzim Basha rrezikon që në orët e ardhshme të fitojë edhe një armik më shumë. Nëse ai i thotë jo propozimit të fundit amerikan, atij të zv/sekretarit të shtetit Hoyt Brian Yee, ai mund të marrë një shpullë tjetër në fytyrë, të ngjashme me letrën që Johanes Hanh i dërgoi shqiptarëve pak ditë më parë. Dënimi për mospjesmarrjen në zgjedhje dhe verdikti se 18 qershori i cunguar ato do të njihet edhe nga Uashintoni do të jetë një kamzhik më tepër në shpinën e fshikulluar të liderit demokrat.

E gjitha kjo mund të ketë një peshë edhe më të rëndë sesa goditjet paraardhëse.

E para sepse këtë radhë goditja do të vijë nga një vend që, me apo pa të drejtë, shqiptarët e idealizojnë si simbolin e lirisë.

E dyta sepse aleatët e PD-së, të etur për një post deputeti, tashmë kanë folur duke deklaruar se kjo është oferta më e mirë e mundshme deri më tani. 

Dhe së treti, sepse Basha rrezikon të pikturohet si politikani kapriçoz që i thotë “Jo” me kokfortësi çdo propozimi, pavarësisht se sa bujar është ai.

Por, pavarësisht nga këto oferta zemërgjëra Lulzim Basha është i detyruar të rrefuzojë edhe një herë.

Sepse sado të mrekullueshme të jenë lëshimet që i janë bërë, sado që ato mund të konsiderohen pa frikë si paketa më e mirë që ndonjë opozite i është dhënë këtë çerekshekulli, ato janë të pamjaftueshme që në shqipëri të ketë zgjedhje minimalisht të ndershme. Lulzim Basha ka thënë gjatë gjithë kësaj periudhe se e vetmja garanci që gara elektorale të ishte “free and fair”, lidhej me mosqenien e Ramës në postin e kryeministrit.

Ai është munduar ta argumentojë këtë.

Ai ka dhënë me dhjetra shembuj se si ky kryeministër mban të ngritur një oktapod ekstrademokratik, me paratë e drogës, me mediat e blera, me biznesmenët e koncesioneve, që të gjithë bashkë do të bëjnë një front për pushtetin e padrinos që i drejton.

Prandaj sipas kësaj logjike të Bashës zgjedhjet janë të marra fund që pa u hapur kutitë e votimit. Loja ka mbaruar ende pa u shkrepur pistoleta që paralajmëron fillimin e startit.

Duke bërë këtë arsyetim Basha është munduar të argumentojë për afro tre muaj në çadër se këmbëngulja e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk është as një tekë, nuk është as një përpjekje buracake për të fituar pushtet në tavolinë, por një kërkesë e domosdoshme për të çliruar sistemin nga ai që e mban peng.

Por, paketa e sotme e emisarit amerikan Hoyt Brian Yee, as në versionin e saj më të mirë nuk e cek këtë obsion si mundësi kompromisi. Ajo i ofron opozitës qeveritarë të lartë, mundësi kontrolli, monitorim ndërkombëtar, por kurësesi atë që Basha ka identifikuar si problemin kryesor.

Dhe pikërisht për këtë Basha është i dënuar ta shndërrojë në « armik » edhe Hoyt Brian Yee.

Sepse, përndryshe ai do të dilte se i kishte gënjyer, demokratët, idhtarët e « Republikës së re » dhe mbarë shqiptarët për atë që u kish thënë 90 ditë me radhë.

Sepse ai do krijonte iluzionin e rremë se Rama qenkësh i kontrollueshëm.

Sepse,  duke pranuar paketën « McAllister + » ai do i garantonte votuesit se nuk ka më asnjë mundësi që zgjedhjet të trukohen dhe rrezikonte të dilte qesharak, një ditë pas përfundimit të tyre.

Për të gjitha këto arsye nuk është më në dorën e Bashës ta pranojë propozimin e fundit amerikan. Vetëm nëse mendon se një mik amerikan është shumë më  vlefshëm se armiqësia e të gjithë shqiptarëve që e mbështetën për tre muaj.

Tags: ANDI BUSHATIarmikululzim bashaSHBA

TË LIDHURA

Shtyhet seanca në Administrativë, avokati i Veliajt: Dado u emërua në kundërshtim me ligjin
Aktualitet

Shtyhet seanca në Administrativë, avokati i Veliajt: Dado u emërua në kundërshtim me ligjin

14:42 | 03/04/2026
Hita mbledh drejtuesit e policisë: Luftë korrupsionit nga brenda
Aktualitet

Hita mbledh drejtuesit e policisë: Luftë korrupsionit nga brenda

14:41 | 03/04/2026
Gjyqi i Veliaj me Ols Dadon, Administrativja shtyn seancën: Do të pushojmë padinë nëse…
Aktualitet

Gjyqi i Veliaj me Ols Dadon, Administrativja shtyn seancën: Do të pushojmë padinë nëse…

14:30 | 03/04/2026
Next Post
Idrizi: Po shkojmë në zgjedhje me parime staliniste

Idrizi: Po shkojmë në zgjedhje me parime staliniste

TIRANË/ 15-vjeçarja i vdes në duar gjatë operacionit, mjeku tenton vetëvrasjen

TIRANË/ 15-vjeçarja i vdes në duar gjatë operacionit, mjeku tenton vetëvrasjen

Tahiri: Shqipëria shkon përpara edhe pa opozitën

Tahiri: Shqipëria shkon përpara edhe pa opozitën







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Shtyhet seanca në Administrativë, avokati i Veliajt: Dado u emërua në kundërshtim me ligjin
Aktualitet

Shtyhet seanca në Administrativë, avokati i Veliajt: Dado u emërua në kundërshtim me ligjin

by mirseda
14:42 | 03/04/2026
0

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatën...

Hita mbledh drejtuesit e policisë: Luftë korrupsionit nga brenda

Hita mbledh drejtuesit e policisë: Luftë korrupsionit nga brenda

14:41 | 03/04/2026
Gjyqi i Veliaj me Ols Dadon, Administrativja shtyn seancën: Do të pushojmë padinë nëse…

Gjyqi i Veliaj me Ols Dadon, Administrativja shtyn seancën: Do të pushojmë padinë nëse…

14:30 | 03/04/2026
Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar i moshuari në Korçë, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar i moshuari në Korçë, dyshimet e policisë

14:01 | 03/04/2026
PD kërkon 60 ditë përjashtim për Taulant Balla: Akuza për fyerje e kërcënime ndaj deputeteve

PD kërkon 60 ditë përjashtim për Taulant Balla: Akuza për fyerje e kërcënime ndaj deputeteve

13:47 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com