Shakira e përshkroi ndarjen e saj nga Gerard Pique si “jashtëzakonisht e vështirë” në komentet e saj të para që prej ndarjes së tyre.
Këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, 45 vjeç, e cila shfaqej në kopertinën e tetorit 2022 të Elle të botuar të mërkurën, ka thënë se ajo qëllimisht ka “qëndruar e heshtur” që kur ndarja e saj nga futbollisti, 35-vjeç, u bë kryefjalë për herë të parë në fillim të qershorit.
“Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse ende po e kaloj, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt”, tha ajo.
“Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”, shtoi Shakira, duke iu referuar djemve të saj dhe të Pique, Milan, 9 vjeç dhe Sasha, 7 vjeç.
“Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe e bëra. E vendosa karrierën time në shpejtësinë e dytë dhe erdha në Spanjë për ta mbështetur atë që të mund të luante [futboll] dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një sakrificë dashurie”.
Fituesja e Grammy-t rrëfeu se ndjente se “duhej të mbështeste” ëndrrat e Pique mbi të sajat. Këngëtarja e këngës “Whenever, Wherever” nuk pranoi të tregojë faktorë të tjerë pas ndarjes. “Pavarësisht se si përfunduan gjërat apo si ndihemi unë dhe Gerard për njëri-tjetrin si ish-partnerë, ai është babai i fëmijëve të mi,” vuri në dukje ajo.
“Ne kemi një punë për të bërë për këta dy djem të jashtëzakonshëm, dhe kam besim se do të kuptojmë se çfarë është më e mira për të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre në jetë dhe cila është një zgjidhje e drejtë për të gjithë të përfshirët,” përfundoi ajo.
Ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në qershor. Ata filluan të takoheshin në vitin 2010 pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të Shakira-s “Waka Waka”.
Burimi i lajmit: Page Six. Përshtatur nga Tirana Today