Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Sfidat e birësimit në familjet ndër-racore

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Sfidat e birësimit në familjet ndër-racore

Çdo vit, familjet amerikane birësojnë dhjetëra mijëra fëmijë nga vendi i tyre ose nga vende të huaja.

Sjellja në shtëpi e një anëtari të ri kërkon përshtatje. Sjellja në shtëpi e një fëmije të një race tjetër, i shton një tjetër shtresë kompleksitetit.

Gjatë muajit kombëtar të birësimit (nëntor), “Zëri i Amerikës” i hodhi një vështrim përvojës së fëmijëve me ngjyrë, të cilët përfaqësohen në mënyrë disproporcionale në sistemin e mirëqenies së fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe shpesh birësohen nga familje të bardha.

Çfarë sfidash hasin këta prindër dhe fëmijë kur krijojnë një familje ndër-racore? Çfarë mendojnë të birësuarit për procesin e përshtatjes në shtëpi, shkolla dhe komunitete me pak larmi racore?

Në moshën 19 vjeçare, Alex Landau u rrah nga policia në Denver të Kolorados, pasi u ndal për një shkelje të dyshuar të trafikut.

Incidenti e transformoi të riun me ngjyrë, jo vetëm sepse ai fitoi një gjyq kundër qytetit.

Tani ai mëson të rinjtë – dhe prindërit e tyre – për të drejtat civile.

Prindërit e tij të bardhë reflektojnë për atë që tani e quajnë naivitet e tyre duke menduar se mund ta mbronin djalin e tyre nga paragjykimet racore. Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Claire Morin-Gibourg ka përgatitur këtë material.

“Më adoptuan kur isha dy vjeç”.

“Donim të birësonim një fëmijë të shëndetshëm, që do të ishte ligjërisht yni, dhe nuk donim t’ia dinim për ngjyrën e lëkurës”, thotë Patsz Hataway, nëna e Aleksit të adoptuar.

“Asnjëherë nuk isha në gjendje të dalloja ngjyrën e lëkurës sime që ishte ndryshe nga njerëzit rreth meje, edhe ajo e prindërve të mi”, thotë Aleks Landau.

“Një prind i bardhë, mund të mendojë se kur birëson një fëmijë me ngjyrë do të jetë i verbër nga ngjyra – dhe, sipërfaqësisht e praktikuam mirë këtë koncept. Por nuk e dinim ç’do të thotë të jesh me ngjyrë në Amerikë, çdo të thotë të rritesh në një familje ndër-racore”, thotë Patsy.

“Çfarë doje të bëje kur ishe fëmijë?”

“Ishte një periudhë kohe kur në fakt doja të bëhesha polic dhe u vesha si i tillë në një Halloween.”

Por mendimi i Aleksit ndaj policisë ndryshoi në janar të vitit 2009… Ai ishte 19 vjeç dhe gati të fillonte një semestër të ri në një kolegj të komunitetit në Denver të Kolorados. Një natë vonë ai dhe një shoku i tij vendosën të shkonin të blinin hamburgera.

Kur policia ndaloi makinën e tyre nën dyshimin për një kthesë të gabuar në të majtë, problemi u përshkallëzua me shpejtësi.

“Mendova se meqë nuk isha në pranga, mund të kisha një bashkëveprim me këta zyrtarë të zbatimit të ligjit. Pyeta nëse mund të shihja fletën e urdhrit para se të vazhdonin të kontrollonin makinën time. Por oficerët u acaruan menjëherë dhe filluan të më godisnin në fytyrë”, thotë Aleksi.

“Isha pikërisht këtu, me kokën poshtë makinës dhe e ndjeja armën që më shtypte këtë anë të kokës. Kur u bëra përsëri i vetëdijshëm, më kapën nga këmbët dhe më zvarritën në lëndinë – aty më lanë të përgjakur derisa arriti ekipi i ndihmës mjekësore”.

Aleksi u çua në spital dhe këmbënguli të fotografohej para se të merrte ndihmë.

“Pasi më fotografuan, mora 45 të qepura. U trajtova për thyerje të hundës dhe u diagnostikova me goditje në kokë dhe më pas me dëmtim të trurit”.

Aleksi kaloi dy ditë në burg.

Kur u lirua, ai dhe babai i tij Stiv shkuan në byronë e policisë së Denverit dhe parashtruan një ankesë.

“E ndjeva se po mundoheshin të fshihnin gabimet dhe të ruanin veten. Unë u rrita nga një baba polic dhe e di sesi veprojnë”.

Aleksi ngriti padi civile kundër qytetit dhe fitoi gati 800 mijë dollarë.

Njoftimi erdhi ditën e ditëlindjes së tij në maj të vitit 2011. U deshën disa muaj për Aleksin të mëkëmbej dhe të kuptonte atë që kishte ndodhur.

“Që nga ajo natë jam tjetër njeri. Më ndryshoi trajektoren e jetës”, thotë Aleksi.

Tani 29 vjeç, Aleksi ndihmon komunitetin për reformën në sistemin e drejtësisë penale në Kolorado.

Ai drejton gjithashtu trajnime për të drejtën civile.

Në shkollat e mesme dhe në ish-kolegjin e tij, Aleksi tregon sesi u ndalua nga policia për shkak të ngjyrës së tij dhe sesi më pas fitoi gjyqin. Por ai thekson këtë fakt.

“Paraja nuk ka të bëjë me drejtësinë. Nuk mund të vendosësh një shifër monetare se sa ja vlen jeta jote, sa ja vlen ti”.

Prindërit e tij fajësojnë veten që nuk patën mundësi të mbrojnë Aleksin. Ata pyesin veten nëse duhet të kishin ditur më shumë ose të kishin bërë më shumë. Por Aleksi beson se do të ishte përballur me të njëjtat rreziqe nëse do të ishte rritur nga prindër afrikano-amerikanë.

“Ju jeni prindërit e mi dhe nuk do të doja të ndryshoja asgjë”, thotë Aleksi.

Tags: biresimfamiljender-racoresfide

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shqiptarët rritën shpenzimet ndaj shëndetit, Fieri mban rekord

Shqiptarët rritën shpenzimet ndaj shëndetit, Fieri mban rekord

Tronditet Tropoja/ 47-vjeçari ekzekutohet në derën e karburantit

Tronditet Tropoja/ 47-vjeçari ekzekutohet në derën e karburantit

Mësoni sa gradë poshtë zeros do të shkojnë sot temperaturat

Mësoni sa gradë poshtë zeros do të shkojnë sot temperaturat







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com