E enjte, 27 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Tronditet Tropoja/ 47-vjeçari ekzekutohet në derën e karburantit

Një shtetas është ekzekutuar me armë zjarri, në rrethana të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën shtetasi me inicialet G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës. Grupi hetimor ku vijon punën, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet

34-vjeçari Arlen Hasanaj nuk e ka pranuar akuzën se ka vendosur tritolin në portën e Armand Dukës. Avokati i tij provon përmes pamjeve filmike,...

Retorika antishtet si promovim i vetëgjyqësisë dhe pandëshkueshmërisë

Nga: Preç Zogaj Tek ishte ngulur në oborrin e PD-së në datën tetë janar, Sali Berisha ka parë t’i kalojnë përanash dhe para syve sulmet...

Sot Dinamo-Partizani në “Air Albania”, rrugët që do të bllokohen

Sot pritet me mjaft emocion ndeshja Dinamo-Partizani, që do zhvillohet në orën 16:45 në stadiumin “Air Albania”. Policia e Tiranës ka marrë një plan...

PD depoziton kallëzim penal në SPAK kundër Veliajt

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, për...