Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Sezon rekord turistik në Greqi

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Sezon rekord turistik në Greqi

Greqia shënon një vit rekord në turizëm, më shumë se në vitin 2019, megjithë luftën në Ukrainë, krizën energjitike dhe inflacionin e lartë. Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemie të Coronës, dhe gjashtë muaj të luftës në Ukrainë, grekët duan të jetojnë sërish ditë pa shqetësime, para se të kthehen sërish në realitetin e ashpër të fakteve. Në javën e tretë të gushtit 2022, shumica e grekëve kanë prenotuar pushimet, duke u përpjekur të harrojnë disi aferën e përgjimeve të gazetarëve, dramën e refugjatëve, krizën energjitike, inflacionin që në korrik u ngjit në vlerën e 11,6%.

Nga ana tjetër në Greqi shpresat janë shumë të mëdha që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek. Viti 2022 duket se të jetë një vit shumë i mbarë për turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura.

1 milionë turistë në javë

Shifrat aktuale janë shumë premtuese: Nga fillimi i gushtit gati çdo javë mbërrijnë 1 milionë turistë me avion në Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mijëra të tjerë udhëtojnë më automjete në Kalkidiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. “Nëse puna vazhdon kështu atëherë do të mbijetojmë dimrin e ardhshëm”, shkruan Panayiotis, menaxheri i një lokali plazhi në Naksos. Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019. Në ishujt e njohur grekë si Mikonos, Santorini, Korfu, Kos apo Rodos është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Me shumë para në kuletë dhe me fat mund të gjesh një dhomë në fillim të shtatorit.

Thesaret e rivierës së Athinës

Juan dhe Jasmina nga Spanja nuk janë penduar për vendimin spontan, kur nuk mundën të gjenin një dhomë në Santorini. Ata qëndruan në Athinë dhe çdo ditë zbuluan një plazh të ri në rivierën e Athinës. “Në qytet është shumë bukur dhe rehatshëm. Shkojmë me metro deri në plazh, deti është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe i kthjellët, e nëse nuk ke nevojë nuk ke pse ta marrësh me qira një çadër të shtrenjtë”, thotë Jasmina. Ndërsa Juanit i pëlqejnë baret e kryeqytetit grek. Në gusht mund të shijosh lokalet athinase veçanërisht mbrëmjeve pasie vetë athinasit kanë shkuar të verojnë në shtëpitë e pushimeve, në qytet ka shumë më pak trafik e pak zhurmë dhe gjen vende sa të duash në bare e taverna.

Kurse në ishujt grekë plazhet janë të tejmbushura, nganjëherë më shumë se sa është e durueshme. Edhe baret dhe tavernat. Por për ata që duan të bëjnë party këto janë kushte ideale. Ndërsa kush do qetësi mund të kërkojë një vend në ishujt më pak të vizituar grekë, apo në mal. Atmosfera e kësaj vere bëhet edhe më interesante nga oferta shumë e pasur kulturore, pas dy vitesh pandemie. Kudo mbahen koncerte në teatrot antikë të Epidaurus, Filipoit, Dionit, Dodonit, Samotrakit etj. Në fundjavë mund të ndjekësh shfaqjet e tragjedive greke, komedive apo pjesëve moderne teatrale, si edhe festat popullore.

Boris Johnson dhe britanikët

Atmosferën nuk e ka errësuar as lufta në Ukrainë. Madje edhe mungesa e turistëve rusë, që kanë qenë prezentë në Kalkidi apo Kretë nuk është ndjerë shumë, sepse ata janë zëvendësuar nga turistë nga vende të tjera. Deri në mes të gushtit shumica e turistëve erdhën nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turistë kanë ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë një rritje të numrit të turistëve nga SHBA me 50% krahasuar me vitin 2919.

Çudia e kësaj vere ishte menaxhimi i mirë i punës në aeroportet greke, ndryshe nga gjendja kaotike në aeroportet europiane për shkak të mungesës së personelit. Por hotelet dhe gastronomia e kanë pasur të vështirë të gjejnë punëtorë. Çdo i pesti vend pune në këtë sektor ka mbetur i pazënë, sipas Institutit për Studimin e Turizmit, INSETE. Shumë grekë shkojnë të punojnë në degën e turizmit jashtë vendit këto muaj, madje edhe në vende ekzotike si Islanda. Aty ata gjejnë kushte më të mira pune dhe pagesë më të mirë. /DW

 

Tags: Greqiplazheturistet

TË LIDHURA

Festa kthehet në mort/ I moshuari pëson infarkt në zemër, rrëzohet në tokë teksa kërcente
Rajoni

Festa kthehet në mort/ I moshuari pëson infarkt në zemër, rrëzohet në tokë teksa kërcente

09:31 | 02/02/2026
Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Next Post
Kushi mirëpret boksierin Florian Marku para sfidës së madhe të 25 gushtit në “Air Albania”

Kushi mirëpret boksierin Florian Marku para sfidës së madhe të 25 gushtit në "Air Albania"

Çmimi i marrëzisë!

(16) Pas ngjarjes Gramshit me rusët, Kiko shpall veten non grata ….

Ori Nebijaj largohet pas disa vitesh nga “Wake up”, zbulohet këngëtarja e njohur që i zë vendin

Ori Nebijaj largohet pas disa vitesh nga "Wake up", zbulohet këngëtarja e njohur që i zë vendin







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi
Aktualitet

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

by mirseda
09:40 | 03/02/2026
0

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, Laert Hasalla dënohet me 25 vite burg....

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

09:30 | 03/02/2026
Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

09:17 | 03/02/2026
Elon Musk bashkon SpaceX me xAI në një marrëveshje prej 1.25 trilionë dollarësh

Elon Musk bashkon SpaceX me xAI në një marrëveshje prej 1.25 trilionë dollarësh

09:13 | 03/02/2026
SHBA-të do të ulin tarifat në 18%, në këmbim India s’do blejë më naftë ruse

SHBA-të do të ulin tarifat në 18%, në këmbim India s’do blejë më naftë ruse

09:09 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com