Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“S’është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën”, kancelari austriak krah Shqipërisë për hapjen e negociatave

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“S’është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën”, kancelari austriak krah Shqipërisë për hapjen e negociatave

Kryeministri Rama ka komentuar sërish samitin e BE-së në Bruksel. Nga Austria, kreu i qeverisë shqiptare tha se BE-ja është e pafuqishme përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me ftesë të kancelarit austriak Karl Nehammer, kryeministri Rama ndodhet në Austri, ku mori pjesë në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”.

“Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimorë. Në këtë lloj kryqëzimi, disa prej shkallëve shkojnë lart, disa poshtë dhe ne jemi në mes. Ne mund ta ngremë njëri-tjetrin dhe po kështu mund ta ulim poshtë. Disa njerëz e kuptojnë vërtetë mirë, të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani. Nuk është ide e mirë të ftosh dikë dhe nga Ballkani dhe ta lësh të ulet se mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Urime të gjithë atyre që patën idenë që të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im të ndal vrullin tim. Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Nuk falenderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e shkëlqyer, njësoj siç ulet krah meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A, është më tepër se rastësi se kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ka qenë mbështetës i Ballkanit dhe Shqipërisë. Pas këtyre fjalëve të bukura, duhet të bëhem i hidhur se duhet të flas për BE-në. Më duhet të them se ndihem i keqardhur për BE-në, ndihem vërtetë i keqardhur”, tha Rama.

Rama thotë se është shumë i lumtur që Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për BE, por në të njëjtën kohë paralajmëroi ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi Maqedonia e Veriut ka 17 vite që pret. Sipas tij, statusi kandidat për BE është si një ilaç depresioni, i mirë për moralin dhe hormonet.

“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat. Shpresoj të mos kenë shumë iluzione, morën një ilaç kundër depresionit që është mirë për moralin dhe hormonet për njëfarë kohë. Më tej ju duhet të përballen me realitetin të cilin përballet Maqedonia. (Duartrokitje në sallë) Flet për Ballkanin dhe bëhet zhurmë. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë e të hedhin sytë nga Maqedonia, 17 vjet kandidate, mënyra më e çuditshme për të qenë kandidat, mund të jesh kandidat kur flet. Ky status kandidat është shpikur për këtë gjë të bëjë të të ndihesh që je kandidat, por të të lërë në pritje për të folur. Ata ndryshuan edhe emrin. Shqipëria pret 8 vite. Është një udhëtim që duhet të japësh rezultate, të reformohesh”, tha Rama.

Sakaq, kancelari i Austrisë Karl Nehammer foli për vendimin e Parlamentit bullgar, për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Na duhet të jemi të hapur, BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Tashmë që ka pasur një votë në Parlamentin bullgar, dhe më lini ta theksoj, kryeministri bullgar humbi votëbesimin në Parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politike si kreu i qeverisë. Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces, e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë. Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar, është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që procesi të nisë njëherë e mirë”, tha kancelari i Austrisë.

Tags: edi ramakancelari i AustrisëKarl Nehammer

TË LIDHURA

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Ekonomi

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Next Post
Shqipëria goditet nga vala e të nxehtit, temperatura deri në 38 gradë Celsius

Shqipëria goditet nga vala e të nxehtit, temperatura deri në 38 gradë Celsius

Lufta në Ukrainë/Zelensky do t’i drejtohet G7, ndërsa raketat ruse godasin qytetet

Lufta në Ukrainë/Zelensky do t'i drejtohet G7, ndërsa raketat ruse godasin qytetet

“Çdo mëngjes që zgjohem, mendoj a do ta shoh të më thotë o ma?”. 11-vjeçari me dy sëmundje, ka nevojë për ne!

“Çdo mëngjes që zgjohem, mendoj a do ta shoh të më thotë o ma?”. 11-vjeçari me dy sëmundje, ka nevojë për ne!

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

by mirseda
08:55 | 24/06/2025
0

Mbyllet sot cikli i Maturës Shtetërore. Pas përfundimit të tre provimeve të mëparshme – në Gjuhë të...

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni!

Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni!

08:16 | 24/06/2025
Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

22:58 | 23/06/2025
Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com