Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Serbia do të bëjë një hapa para në fazën e hapjes së negociatave me BE. Nesër Bashkimi Evropian dhe Serbia do të mbajnë konferencën ndërkombëtare të radhës. Në këtë takim do të hapet dhe Kapitulli 4 i negociatave me Be, ai i lëvizjes së lirë të kapitalit.
Finlanda zgjedh kryeminstren e re dhe vendos dy rekorde njëkohësisht
Negociatat ndërmjet BE dhe vendeve që aspirojnë për të qenë anëtare mund të zgjasin me vite, në varësi të kërkesave dhe plotësimit të kapitujve. Serbia do të ketë 18 kapituj të hapur për të plotësuar deri në pranimin e plotë në BE.
Me këtë lëvizje, Serbia është i vetmi vend në rajon që ka bërë një hap de facto drejt anëtarësimit në BE, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit si, Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, të cilat ende janë në pritje të pranimit formal për hapjen e kapitujve të negociatave.