Serbia siguron medikamentin që kuron koronavirusin, është 95% efektiv

Serbia ka siguruar medikamentin e quajtur Regeneron, i cili 95% efektiv në luftën kundër koronavirusit.

Kryetarja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sanja Skodeic deklaroi gjatë një emisioni televiziv se ilaçi është 95% efektiv ndaj personave që nuk janë shtruar në spital, duke shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre, shkruan Prva.

“Një ilaç për pacientët kundër Covid-19, efikasiteti i të cilit është 95 përqind ka mbërritur në Serbi. Ky ilaç është nga grupi i antitrupave monoklonale. Ai punon duke u lidhur me vendet në virusin ku virusi normalisht lidhet me qelizën. Ilaçi parandalon që virusi të lidhet më tej me qelizat në trupin tonë. Efikasiteti i tij është 95 përqind. Ai u jepet pacientëve që nuk janë të shtruar në spital dhe parandalon që gjendja e klientëve të përkeqësohet.’’, tha ajo.

Ky medikamnet i përket grupit të antitrupave monoklonalë dhe Serbia është vendi i katërt në Europë që arrin ta sigurojë, pas Gjermanisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë.