Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln € në pronësi të 3 personave

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln € në pronësi të 3 personave

Policia e Shtetit ka vendosur një sekuestro me vlerë rreth 3 milionë euro në pronësinë e dy vëllezërve dhe një shtetasi tjetër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, vendosi sekuestron preventive për pronat e shtetasve Gëzim Sallaku, dhe shtetase me inicialet S. S. dhe R. K., banues në Durrës, prona të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Gëzim Sallaku, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve S. S. dhe R. K. Burimet zyrtare të policisë shtojnë më tej se vijon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore. Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999-2008.

Pasuria me vlerë rreth 3 milionë euro është në pronësi të biznesmenit Gëzim Sallaku, vëllait të tij Saimir Sallakut dhe të një personi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore. Gëzim Sallaku nuk është një emër i panjohur, pas ai është shpallur nga shteti italian si i rrezikshëm dhe i padëshiruar.

Autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi sipërmarrësin Gëzim Sallaku, pas një dekreti dëbimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia. Sipërmarrësi me origjinë shqiptare, Gëzim Sallaku, ish-pronar i ‘Darfo Calcio’ me banim në një vilë në Sale Marasino, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo, u dëbua të enjten në mbrëmje.

Policia e Brescia, në dekretin e saj e konsideronte Sallakun “person të padëshiruar dhe të rrezikshëm”. Biznesmeni 48-vjeçar u kthye në Shqipëri. Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar disa herë për hetime të llojeve të ndryshme.

Nga viti 2002, ai ka qënë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm. Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i plotë:

Vendoset sekuestro preventive mbi disa prona që kapin vlerën rreth 3 milionë euro, në pronësi të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër.

Në vijim të punës për identifikimin, gjurmimin, gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale në fushën e pastrimit të parave, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale të kryer nga Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i hetimeve 3-vjeçare në ngarkim të dy vëllezërve dhe të një shtetasi tjetër, me të cilin dy vëllezërit kanë lidhje shoqërore.

Si rezultat i hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sekuestron preventive për pronat e shtetasve Gëzim Sallaku, S. S. dhe R. K., banues në Durrës, prona të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Gëzim Sallaku, të cilat janë të regjistruara edhe në emër të shtetasve S. S. dhe R. K., konkretisht:

– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;

– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;

– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;

13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Vazhdon puna nga Njësia e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, për identifikimin e pasurive të tjera të këtyre personave dhe lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore.

Shtetasi Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2018, nisur nga disa transferta të dyshimta bankare të shtetasve të sipërpërmendur, ka filluar hetimin për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Materialet për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Tags: gezim sallakusekuestrohen pasuri

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Ministrja gjermane e familjes Franciska Gifei humb doktoraturën për plagjiaturë

Ministrja gjermane e familjes Franciska Gifei humb doktoraturën për plagjiaturë

Kurti nga Tirana: Serbia të njohë Kosovën, ecim më shpejt drejt BE-së

Kurti nga Tirana: Serbia të njohë Kosovën, ecim më shpejt drejt BE-së

Kandidat për në SPAK/ KPA shkarkon Prokurorin e Krimeve të Rënda (Emri)

Kandidat për në SPAK/ KPA shkarkon Prokurorin e Krimeve të Rënda (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com