Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Sektori ynë i shërbimeve, më i dobëti në rajon

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Sektori ynë i shërbimeve, më i dobëti në rajon

 

Shqipëria konkurron me ndërtimin dhe bujqësisë

Ekonomia rajonale është përgjithësisht e orientuar nga shërbimet, të cilat kanë peshën më të lartë në Mal të Zi, në gati 73% të totalit, në nivele të ngjashme me mesataren e Bashkimit Europian teksa shteti fqinjë është orientuar dukshëm nga turizmi. Shqipëria ka peshën më të ulët të shërbimeve në rajon, me rreth 52% të totalit. Të dhënat krahasuese janë bërë të ditura në një raport të Komisionit Europian.

Vendi më i industrializuar është Serbia, ku industria kontribuon me rreth 26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndjekur nga Kosova, Bosnja dhe Maqedonia. Peshën më të ulët të industrisë e kanë Shqipëria, me 14.6% dhe Mali i Zi, me 12.9%.

monitor 798

Shqipëria mban rekord për peshën që zë bujqësia, duke e bërë atë vendin më rural në të gjithë Europën, me rreth 22% të totalit. Pas nesh vjen Kosova me 14%, Maqedonia me 11%. Në vendet e zhvilluara pesha e bujqësisë është thuajse e papërfillshme, teksa për mesataren e Bashkimit Europian është vetëm 1.5%. Pavarësisht peshës së lartë të bujqësisë, Shqipëria vijon të importojë shumë produkte ushqimore, ndërsa industria përpunuese po bëhet gjithnjë e më pak konkurruese përballë importeve.

Një tjetër sektor ku Shqipëria mban vendin e parë është ndërtimi. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së.

Maqedonia

Kompania më e madhe në Maqedoni, Johnson Matthey DOOEL, prodhues i katalizatorëve të automjeteve, ka realizuar të ardhura prej 1.3 miliardë eurosh, me rritje 12% me bazë vjetore dhe fitime prej 121 milionë eurosh. Në raportin vjetor 2016, grupi thekson se fitimet nga taksat në vitin 2016 ishin rreth 11 milionë dollarë, që vijnë në pjesën më të madhe si rrjedhojë e përfitimeve nga incentivat e taksave në Maqedoni. 

monitor 798

Grupi Johnson Matthey, sipërmarrje amerikane e prodhimit për makina, kishte të ardhura totale prej 12 miliardë dollarësh në vitin 2016, me një rritje prej 12% me bazë vjetore. Në qershor të këtij viti, kompania amerikane për prodhimin e sediljeve të makinave Adient, njësia e prodhimit të sediljeve të Johnson Controls, hapi fabrikën e dytë në zonën industriale të Strumicës. Përfaqësuesi i Adient, Telpik tha se kjo është fabrika më e madhe dhe më e sofistikuar në rajon, një investim që i kalon 20 milionë dollarë dhe që do të punësojë më shumë se 1300 persona.

Johnson Matthey ka shfaqur interes edhe për Shqipërinë, por nuk është materializuar për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të specializuara, por edhe incentivave të shumta që ka ofruar Maqedonia. Në renditjen e 10 sipërmarrjeve më të mëdha në Maqedoni ka sipërmarrje të naftës, gazit, ndërtimit, telekomunikacionit, por edhe prodhues
farmaceutikë.

Mali i Zi

monitor 798

Ekonomia e Malit të Zi është e orientuar më shumë drejt shërbimeve, në funksion të turizmit, që është një element i rëndësishëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Grupe hotelerie (Budvanska Rivijera A.D.) dhe prodhues vere (13 Jul – Plantaze A.D.) janë në listën e 20 sipërmarrjeve më të mëdha.

Serbia

monitor 798

Si një vend me industri të zhvilluar, në Serbi mbizotërojnë sipërmarrjet prodhuese, kryesisht në industrinë mbështetëse të automjeteve. FCA Srbija DOO, prodhuesi i FIAT, renditet e treta në listë, me të ardhura 1.1 miliardë euro në 2016-n. Tigar Tyres DOO është prodhuesi i gomave, pjesë e grupit francez, Mishelin. Gorenje DOO Valjevo, prodhuesi i elektroshtëpiakeve, renditet mes 20 më të mëdhenjve./Monitor.al 

 

Tags: dobetirajonSektorishërbimeveshqiperia

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Rama dhe Ruçi mbledhin me urgjencë kandidatët për deputetë

Ruçi jep dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i PS

Xhafaj: Në 100 ditë do të pastrojmë policinë nga të inkriminuarit

Xhafaj: Në 100 ditë do të pastrojmë policinë nga të inkriminuarit

Të kthehesh në Shqipëri, prej aty ku u arratisën nga “sytë-këmbët”

Të kthehesh në Shqipëri, prej aty ku u arratisën nga “sytë-këmbët”







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com