Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Sekretet e Kalasë të Rozafës, skeleti 900-vjeçar

6 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sekretet e Kalasë të Rozafës, skeleti 900-vjeçar

Skeleti i një njeriu që mendohet se është 900 vjeçar është zbulimi më i ri në kalanë e Rozafës në Shkodër. Ka qenë ekspedita arkeologjike polake, e cila po kryen prej ditësh gërmime në këtë kala dhe në pjesën përreth saj që ka gjetur skeletin e hershëm.

Menjëherë pas kësaj, skeleti rreth 900- vjeçar është dërguar për analiza e ekspertizë të mëtejshme në Francë. Përgjegjësi i arkeologjisë në Shkodër, Helidon Sokoli shprehet se këto kërkime synojnë të zbardhin lashtësinë e kështjellës së Rozafatit, konkretisht gjetjen e gjurmëve helenistike.

“Kemi vazhduar me disa kërkime në tre oborret e kalasë për të parë shtresëzimin e strukturave duke filluar që nga ato më të vonat otomane mesjetare, veneciane për të vazhduar më thellë me të antikitetit. Kemi disa ditë që kemi filluar dhe jemi akoma në shtresat e periudhës otomane mesjetare.

Ne jemi të interesuar për të parë antikitetin, si është e zhvilluar kalaja në fazat më të hershme nga antikiteti i vonë deri në fazat helenistike, por që duhet që të shkojmë shumë më thellë për të kapur këto shtresa të hershme”, tha Sokoli.

 

ZBULIMI

Ekspertët polakë, të cilët kanë gjetur gjatë gërmimeve skeletin, kanë qenë mjaft të kujdesshëm në evidentimin e tij. Ai është nxjerrë në sipërfaqe me mjaft kujdes me qëllim që mos të dëmtohej. Arkeologët polakë mendojnë se ky zbulim i përket shekullit të 12-të, pra i kohës së pushtimit turk, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Por për të vërtetuar këtë gjë, skeleti do të dërgohet për ekspertizë në një laborator në shtetin francez, ndërsa përgjigja do të vijë vetëm pas një viti.

Gërmimet në këtë zonë arkeologjike mundësohen nga një marrëveshje 5- vjeçare me të drejtë rinovimi mes Ministrisë së Kulturës, Parkut Arkeologjik Shkodër dhe Institutit të Arkeologjisë së Varshavës, ndërsa financohen nga Ministria e Turizmit dhe Ambasada Polake në Tiranë.

Ky është viti i tretë që kjo ekspeditë po bën kërkime në të gjitha pjesët e kalasë. Ekspedita polake dy vite më parë po në ambientet rrethuese të kalasë nxori në dritë fakte të rëndësishme historike. Në të janë zbuluar jo vetëm muri i fortifikimit, por edhe ndërtime urbanistike dhe shtëpi banimi e lokale, brenda dhe pranë murit të rrethimit të vjetër të qytetit të Shkodrës. Po në atë kohë në oborrin e dytë të Kalasë në një nga ujëmbledhëset e saj është gjetur një mbishkrim, i cili sipas specialistëve të asaj kohe u mendua se i përkiste shekullit të parë para Krishtit.

Parku Arkeologjik i Shkodrës ruan në brendësi të tij gjurmë të antikitetit dhe vlerësohet si një zonë me vlera të mëdha dhe të veçanta të dëshmisë arkeologjike të vendit.

Tags: kalaja rozafessekretiskeleti

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Njihuni me murgeshat që merren me arte marciale

Njihuni me murgeshat që merren me arte marciale

Ndryshohet juria e ‘Top Talent’, ja cilët janë anëtarët e rinj

Ndryshohet juria e ‘Top Talent’, ja cilët janë anëtarët e rinj

Aeroporti i Vlorës/Nëse koncesionari s’merr fitimin e parashikuar, paguan shteti

Aeroporti i Vlorës/Nëse koncesionari s'merr fitimin e parashikuar, paguan shteti







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com